Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Dhamë shpërblime e shlyem borxhe të prapambetu­ra

Miratohet akti normativ, debate mes Bodes e Braçes

-

Akti normativ i qeverisë në fund të 2016- ës për rishpërnda­rjen e fondeve është miratuar me debate dhe replika. Opozita e ka cilësuar një kërcënim për zgjedhjet paketën e solidarite­tit. Miratimi i aktit normativ të buxhetit 2016 në Komisionin e Ekonomisë është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancë­s. Ish- ministri i Financave tha se paketa e solidarite­tit ishte një lëvizje e qëllimshme e qeverisë për efekt elektoral. Ndërsa replika për këtë ka zhvilluar kryetari i komisionit, deputeti Erjon Braçe. "Pse nuk bëtë një solidarite­t ju si ministritë tuaja; kryeminist­ri, të merrte një pjesë të fondeve të dikasterit të vet për t'i kaluar te ky fond solidarite­ti, por e bëtë solidarite­tin me të varfër?" - tha Bode. Menjëherë reagoi Erjon Braçe: "Zoti ministër, që ta ndajmë këtë se kush është gënjeshtar­i nga ne të dy, unë dua brenda ditës së sotme konfermat e thesarit për këto para që janë paguar nga viti 2009- 2013. Silli këtu në komision, t'u shpërndahe­n mediave, me qëllim që ta marrin vesh kush gënjen në këtë sallë", - tha Braçe. I pyetur se përse paketa e sol-

AKTI NORMATIV, BUXHETI 2016

idaritetit dhe rishpërnda­rja e fondeve nuk është parashikua­r që fillim në buxhetin 2016, Ahmetaj u shpreh se: "Ato bëhen të mundura në fund të vitit për shkak të miradminis­trimit apo të kursimeve dhe, mbi të gjitha, për shkak të vëmendjes që një qeveri vendos në bazë të programit apo ndjeshmëri­së së vet të avancojë". Në aktin normativ të miratuar përfshihen: Akordimi i një fondi në masën 4 miliardë lekë për paketën e solidarite­tit; akordimi i një fondi në masën 450 milionë lekë për emergjenca­t civile; akordimi i një fondi total në masën 600 milionë lekë për Ministrinë e Bujqësisë; akordimi i një fondi në masën 142 milionë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetu­ra në sektorin e mirëmbajtj­es së rrugëve; akordimi i një fondi në masën 50 milionë lekë për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në programin "Zhvillimi i Sportit"; rialokime të brendshme në projektet e investimev­e publike dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetu­ra të sektorit të infrastruk­turës rrugore dhe të ujësjellës- kanalizime­ve, në masën 3.4 miliardë lekë.

Shpallje Ankandi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania