Gazeta Shqiptare

PS dhe LSI miratojnë me 32 vota buxhetin e Bashkisë për 2017- ën

Armand Teliti: Do të mbrojmë interesat e qytetarëve nga hajdutëria e Dakos Debatet, këshilltar­ët e djathtë bojkotojnë mbledhjen

-

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratu ar me 32 vota buxhetin e vitit 2017. Në mbledhjen e radhës, buxheti i bashkisë së qytetit bregdetar u miratua me votat e PS- së dhe LSI- së. Ndërsa 11 këshilltar­ët e djathtë u larguan nga mbledhja pak çaste para ngritjes së kartonëve ' jeshilë' ndaj draftit të paraqitur për herë të dytë nga Bashkia e Durrësit. Kryetarja e grupit të këshilltar­ëve të LSI- së, Flutura Koni, tha se LSI- ja është dakord për të miratuar projektbux­hetin për të mos penguar punën e bashkisë. Propozimet e tyre për disa zëra në projektbux­het, që sipas LSI- së duhet të rishikohen, kjo forcë politike do t'i bëjë në muajin mars. 11 anëtarët e opozitës ( 10 të PDsë dhe 1 i PR- së) u larguan nga mbledhja pas debateve që plasën si rezultat i ndërprerje­s së fjalës së këshilltar­it demokrat, Ivo Jorgoni, nga kreu i këshillit bashkiak, Alban Ramohitaj. Ramohitaj kërkoi hedhjen në votë, ndërsa demokratët kërkuan që të vijonin diskutimet.

DEBATET

Armand Teliti, kreu i këshilltar­ëve demokratë, i bëri thirrje kryetarit socialist të këshillit të mos ndërpresë fjalën e opozitës, pasi në të kundërt do të braktisnin mbledhjen, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh, gjë e cila solli mjaft debat. "Ne po ikim nga kjo mbledhje për të mos u bërë farsë e kësaj që po bëni ju. Ne po ju lëmë turpin e kësaj që po bëni. Ti po i vë flakën këshillit bashkiak!" - iu drej- Në mbledhjen e 28 dhjetorit të vitit 2016, buxheti i bashkisë u rrëzua, pasi LSI- ja bashkoi votat me PD- në, me pretendimi­n se nuk ishin njohur me draftin në kohë dhe me investimet e parashikua­ra. Këtë radhë LSI- ja iu mbajt marrëveshj­es politike duke miratuar buxhetin, pavarësish­t se më herët kishin shprehur shumë kontestime me investimet dhe mosinvesti­met në zëra të ndryshme.

tua Teliti, Alban Ramohitajt. Ndërkaq, Teliti tha se "t'ju vijë zor që nuk lini opozitën të flasë! Kjo është e turpshme, sepse opozita vetëm fjalën ka, edhe atë ia pengoni ju". Pas daljes nga mbledhja, në një prononcim për "GSH", Armand Teliti u shpreh se "PD- ja do të vijojë të qëndrojë si mburojë e interesave të qytetarëve në këshill. Do të marrim pjesë në këshill për të mbrojtur interesat e qytetarëve nga hajdutëria e Vangjush Dakos".

BUXHETI

Kreu i këshilltar­ëve të PSsë e quajti këtë një buxhet historik që përmbush më së miri të gjitha pritshmëri­të e qytetarëve durrsakë. Flutura Koni, kryetare e këshilltar­ëve të LSI- së, pohoi se grupi që përfaqëson ajo do e votojë për të mos penguar punën e bashkisë. "Në muajin mars, kur të bëhet rishikimi i buxhetit, do të bëjmë propozime, sot do e mira- tojmë në të mirë të qytetarëve durrsakë", - tha Koni.

Nënkryetar­i demokrat i Komisionit të Ekonomisë, Shkëlqim Fortuzi, deklaroi se ky është buxheti i luksit të qeveritarë­ve lokalë dhe aspak i banorëve të Durrësit, duke renditur të gjithë ato zëra në projektbux­het, për të cilat janë akorduar shumë pak fonde, ose më e keqja nuk janë akorduar fare, siç janë ndërhyrjet për përmbysjet, gjelbërimi etj., që kanë zërin zero të investimev­e në buxhetin e bashkisë së këtij viti. "Efiçenca e investimev­e që do të kryejë Bashkia Durrës do të jetë zero lekë përfitime nga qytetarët durrsakë, sepse nuk parashikoh­et që të hapet asnjë biznes i ri dhe nuk do të shtohet asnjë vend pune. Përkundraz­i, parashikoh­en mbyllje biznesesh dhe nxjerrje njerëzish të papunë. Më e keqe paraqitet situata për bashkëqyte­tarët tanë të njësive Ishëm, Manëz, Sukth, Rrashbull dhe Katund i Ri, ku për vitin 2017 janë parashikua­r të investohen gjithsej 135.000 mijë lekë, shifër kjo rreth 6 herë më e ulët se viti 2013", - tha Fortuzi.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të Durrësit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania