Gazeta Shqiptare

Hetimi ndaj Shullazit, dëshmon biznesmeni i mbrojtur

Dëshmitari do përballet për herë të parë me personat që akuzoi për kërcënim dhe gjobëvënie Ylvi Beqja dëshmon të premten në Gjykatën e Krimeve të Rënda

- SHPALLJE ANKANDI

Biznesmeni Ylvi Beqja pritet që më 27 janar të dëshmojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke u përballur kështu edhe me personat që ai i ka kallëzuar se e kanë kërcënuar dhe i kanë vënë gjobë, në mesin e të cilëve është edhe Emiljano Shullazi. Kështu, Krimet e Rënda bëjnë lëvizjen e radhës ndaj të pandehurit Emiljano Shullazi, i cili prej më se 10 muajsh mbahet në paraburgim bashkë me katër bashkëpunë­torë, nën dyshimin për drejtim të grupit të strukturua­r kriminal dhe gjobëvënie, raporton "TCH". Por, kur dosja ende nuk ka përfunduar në gjykim, me kërkesë të prokuroris­ë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që më datë 27 janar të marrë në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura dëshminë e dëshmitari­t të mbrojtur Ylvi Beqja. Është pikërisht kjo dëshmi e Beqjes që do të japë përballë të dyshuarve dhe avokatëve të tyre që sipas procedurës konsideroh­et si provë. Por, kur dëshmitari Beqja së bashku me familjen ruhet që prej muajit tetor nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarë­ve, nuk dihen shkaqet se përse prokuroria kërkoi sigurim prove në gjykatë. Në muajin tetor Ylvi Beqja pranoi të bashkëpuno­nte me akuzën pas qëndrimit të tij disamujor në mbrojtje të të dyshuarve. Prokuroria e Kri-

meve të Rënda pretendon se Ylvi Beqja ka deklaruar se Emiljano Shullazi, përmes bashkëpunë­torëve të tij, në tri episode i ka vendosur gjoba, dhe se gjobëvënia është aplikuar në formën e çeqeve, në emër të Endrit Zelës dhe Endrit Qyqes, të dy këta të arrestuar pas një takimi në paraburgim me Shullazin.

Ndërkohë, prokuroria ka nën hetim edhe persona të tjerë, ndërsa vijon të qëndrojë hermetike për episodet e tjera kriminale për të cilat dyshohen pesë të arrestuari­t.

KËRCËNIMI

Emiljano Shullazi ka shkuar të firmosë një kontratë shërbimi me biznesmeni­n e ndërtimit, ku i ka ofruar shërbime administra­tive dhe në këmbim të kësaj do të merrte 20% të biznesit. Por gjërat nuk kanë funksionua­r kështu, pasi më vonë, personi në hetim, Emiljano Shullazi ka ndërruar mendje dhe nëpërmjet kanosjes, dhunës verbale dhe fizike i ka kërkuar biznesmeni­t që vlera e pasurisë që do i kalonte, nuk do ishte më në vlerën 20 për qind por 30 për qind. Nën kërcënimin e armës, biznesmeni është detyruar të nënshkruaj­ë para noterit kontratën e dhurimit në vlerën 30 për qind. Gjatë gjithë bisedave të bëra i pranishëm ka qenë edhe personi tjetër në hetim, Gilmando Dani, i cili ka qenë në dijeni të të gjitha bisedave të bëra dhe veprimeve të kryera mes Emiljano Shullazit dhe biznesmeni­t. Nga ana tjetër, në të gjitha rastet e zhvillimit të takimeve të biznesmeni­t me personin në hetim Emiljano Shullazi, ky i fundit ka qenë i shoqëruar me disa persona të cilët lëviznin me disa makina. Edhe në momentin e përpilimit të kontratës së dhurimit, Emiljano Shullazi ka qenë i shoqëruar me shumë persona, të cilët ruanin vendin përreth. Edhe prania e këtyre personave ka ndikuar në krijimin e një situate të posaçme për kërcënim ndaj biznesmeni­t.

 ??  ?? Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania