Gazeta Shqiptare

U akuzua për ngacmimin e së bijës, i pandehuri pranon krimin në gjykatë

Luca u denoncua nga të bijat, kërkon gjykim të shkurtuar

-

Jashar

Luca, i cili është akuzuar se ka ngacmuar seksualish­t dhe në mënyrë të përsëritur vajzën e tij të mitur, ka pranuar akuzat në gjykatë duke përfituar kështu edhe gjykimin e shkurtuar.

Gjatë seancës së parë gjyqësore, e zhvilluar dje në Gjykatën e Tiranës, i pandehuri nuk u paraqit para togave të zeza, por kishte autorizuar avokatin e tij mbrojtës që të pranonte akuzat e ngritura ndaj tij, raporton "Top Channel". Seanca ndaj Jashar Lucës u zhvillua me dyer të mbyllura, kjo për shkak të natyrës së çështjes.

Ndërkaq, me këtë mënyrë gjykimi, Luca

GJYQI

Ditën e djeshme, seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Jashar Luca u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së çështjes, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualish­t vajzën e tij të mitur. Edhe pse nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, i pandehuri është përfaqësua­r nga avokati i tij mbrojtës, duke pranuar akuzën e ngritur ndaj tij, ku dhe përfitoi gjykim të shkurtuar.

shmang përballjen në gjykatë me vajzat e tij, të cilat e denoncuan atë për ngacmim seksual.

Gjatë fazës së hetimit të

kësaj çështjeje, më herët "Top Channel" transmetoi dëshminë e dy motrave minorene, të cilat për të faktuar abuzimin seksual të të atit dhe për të bindur njerëzit e tjerë të familjes u detyruan që ta regjistron­in në kamera.

Denoncimi i rastit, shoqëruar me provën filmike, solli më pas edhe arrestimin e Jashar Lucës, ndërsa vajzat janë marrë në mbrojtje dhe mbahen nga një organizatë e huaj, e cila u ka siguruar kushtet e nevojshme jo vetëm për një jetë normale, por edhe për shkollimin e tyre. Sakaq, duke u nisur nga fakti se i pandehuri, me anë të mbrojtjes së tij ka kërkuar gjykimin e shkurtuar, është pikërisht ky gjykim që e ka shpëtuar atë që të përballet edhe me pamjet filmike, të cilat u bënë nga vajzat e tij. Tashmë, në seancën e radhës pritet që prokurori i çështjes të paraqesë pretencën ndaj të pandehurit, i cili rrezikon një dënim që varion nga 3 deri në 7 vite burgim.

 ??  ?? Gjykata e Tiranës
Gjykata e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania