Gazeta Shqiptare

Gjyqi ndaj Armando Prengës, Çalët në gjykatë, gjykatësit sëmurë

-

Seanca

gjyqësore ndaj deputetit të përjashtua­r nga Partia Socialiste Armando Prenga, u shty ditën e djeshme, pasi nuk ishin të pranishëm dy nga tre gjyqtarët e çështjes, të cilët nuk ishin paraqitur në punë për arsye shëndetëso­re. Në seancën e fundit gjyqësore, që u zhvillua në dhjetor 2016, me kërkesë të prokuroris­ë, Gjykata e Lartë urdhëroi shoqërimin me forcë të pjesëtarëv­e të fisit Cali, të cilët janë edhe dëshmitarë­t kryesorë në gjyqin ndaj Prengës, pasi janë edhe të dëmtuarit direkt nga ngjarja. Ditën e djeshme, në gjykatë ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të këtij fisi për të dhënë dëshminë e tyre. Armando Prenga u vu nën akuzë pas një përplasjej­e që pati me Calët para komisariat­it të Kurbinit dy vite më parë, konflikt me zanafillë shfrytëzim­in e Lagunës së Patokut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania