Gazeta Shqiptare

Sherri me armë mes 2 personave, plagoset aksidental­isht e moshuara

-

ELBASAN - Një grua 68- vjeçare ka mbetur e plagosur aksidental­isht me armë zjarri nga persona ende të paidentifi­kuar, teksa ishte duke shkuar për në banesën e saj. Burime pranë policisë bënë me dije se Berihane Doçi ka marrë një plagë në gjoks. Mësohet se e moshuara ishte duke kaluar në një nga rrugicat në lagjen "5 Maj", kur dy persona ende të paidentifi­kuar nga policia po konfliktoh­eshin me njëri- tjetrin dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë. Policia ka shoqëruar të paktën 15 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen apo për personat e përfshirë në konfliktin ku mbeti i plagosur 68- vjeçarja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania