Gazeta Shqiptare

Myftiu: Shkodra nuk duhet të lidhet me ISIS

Muhamet Sytari: Ndalimi i mësueses së Medresesë, Emine Alushi ishte i pakuptimtë dhe i paligjshëm "Ishte e para që hapi xhamitë dhe kishat pas regjimit komunist"

- Senad Nikshiqi

Ka një propagandë shumë të madhe dhe sikur ka një forcë të fshehtë që do me çdo kusht të krijojë alibi false se në Shqipëri ka rrezik nga forma të ndryshme të terrorizmi­t apo që lidhen me organizata terroriste botërore, të cilat i kemi dënuar përherë dhe jemi të distancuar në çdo moment, dhe për këtë dëshmojnë predikimet e ndryshme. Ajo që më shqetëson është lidhja e këtyre fenomeneve dhe propaganda­ve aspak dashamire me Shqipërinë dhe Shkodrën në veçanti dhe me komuniteti­n mysliman apo bashkësinë e myslimanëv­e, me islamin dhe me fenë tonë". Kështu deklaroi dje myftiu i Shkodrës, Muhamet Sytari. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", ai tha se Shkodra ishte e para që hapi xhamitë dhe kishat pas regjimit komunist, dhe në 1997- ën, komunitete­t fetare dolën në rrugë për të mbajtur të bashkuar popullin. Sipas tij, është një simbol harmonia fetare dhe Shkodra nuk duhet të lidhet me ISIS- in, këtë organizatë terroriste. Ndërkohë, në lidhje me videon e mësueses Emine Alushi që u shfaq në emisionin "Stop", myftiu Sytari u shpreh se "normalisht që e kam dëgjuar atë regjistrim të cungët, me të cilin unë nuk pajtohem, sepse nuk jam pajtuar në thelb asnjëherë me idenë e asaj përmbajtje­je, jo vetëm nga goja e saj, por nga kushdo tjetër, por, sikurse e dëshmojnë edhe togat e zeza të Shkodrës, ndalimi i saj ka qenë krejt i pakuptimtë dhe i paligjshëm.

Po e lidhin Shkodrën me ISIS- in, nisur edhe nga rasti i fundit; a po cenohet imazhi i myslimanëv­e në kryeqendrë­n e veriut?

Është një pyetje interesant­e dhe aktuale në raport me shumë ngjarje që po zhvillohen me një dinamikë shumë të shpejtë në qytetin tonë, në një hark kohor prej pak muajsh, ku u bëmë dëshmitarë të disa ndodhive dhe shfaqjeve, për të cilat ne nuk ishim mësuar më parë t'i shihnim dhe të ishim dëshmitarë se si u servirën, dhe në këtë formë se si u prezantuan për masat e gjera të besimtarëv­e dhe qytetarëve të Shkodrës e të mbarë Shqipërisë. Unë mendoj se lajme të tilla nuk i bëjnë mirë harmonisë kombëtare dhe, mbi të gjitha, vetë imazhit të Shqipërisë, sepse përherë ne kemi për detyrë Më 19 janar të këtij viti, policia e Shkodrës, arrestuan mësuesen e Medresesë, Emine Alushi. Bashkëshor­tja e Blendi Alushit që punon si menaxher në Myftininë e Shkodrës u vu në pranga pas videos së publikuar në emisionin "Stop", ku ajo shfaqej duke i thënë njërës prej nxënëseve se ISIS- i është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës.

që ta ruajmë imazhin e vendit tonë dhe ta prezantojm­ë me dinjitet si një vend, i cili prodhon vlera, pavarësish­t se realitetet e Shqipërisë përpëliten në kurba të çuditshme. Ne flasim për vlera, për elitarizma, por nuk mund të mohojmë në të njëjtën kohë mjerimin, skamjen, varfërinë, përhapjen në masë të fenomeneve të dëmshme që dëmtojnë moralin e rinisë, moralin e familjes. Në fakt, këto janë shfaqje ekstreme, për të cilat të gjithë duhet të bashkëpuno­jmë për t'i luftuar dhe për ta mbrojtur vendin tonë prej tyre. Në gjithë këtë realitet të dhimbshëm, shfaqja e këtyre fenomeneve që lidhen me terrorizmi­n apo me elementë të ekstremizm­it, me ngjyresë fetare në rrafsh global në vendin tonë, natyrisht që janë lajme që nuk na bëjnë mirë, përkundraz­i, na alarmojnë. Ka një propagandë shumë të madhe dhe sikur ka një forcë të fshehtë që do me çdo kusht të krijojë alibi false se në Shqipëri ka rrezik nga forma të ndryshme të terrorizmi­t, apo që lidhen me organizata terroriste botërore, të cilat i kemi dënuar përherë dhe ndaj të cilave ne si myslimanë shqiptarë jemi të distancuar në çdo moment, dhe për këtë dëshmojnë predikimet e ndryshme. Ajo që më shqetëson është lidhja e këtyre fenomeneve dhe propaganda­ve aspak dashamire me Shqipërinë dhe Shkodrën në veçanti dhe me komuniteti­n mysliman apo bashkësinë e myslimanëv­e, me islamin dhe me fenë tonë. Në thelb, islami është diçka dhe terrori e dhuna është diçka krejt tjetër. Nuk mund të ketë një logjikë që vendos paralele ndërmjet islamit dhe terrorizmi­t. Shkodra ishte e para që hapi xhamitë dhe kishat pas regjimit komunist; në 1997- ën, komunitete­t fetare dolën në rrugë për të mbajtur të bashkuar popullin. Është një simbol harmonia fetare. Pse po lidhet Shkodra me ISIS- in, këtë organizatë terroriste në një kohë që ky qytet nuk është i lidhur drejtpërdr­ejtë me ISIS- in? Shpresoj të jetë kështu, dhe lutem që të jetë kështu në vazhdimësi, jo vetëm në raport me këtë hibrid të laboratorë­ve të së keqes, por edhe me çdo hibrid tjetër, me çdo krijesë tjetër të së keqes që del herë pas here në skenë për të mbajtur peng komunitete të tëra njerëzish. Ajo që dua të them me të madhe është se, ne vazhdojmë të lutemi dhe të punojmë ditë pas dite që këto propaganda dhe hijet e zeza të tyre të qëndrojnë sa më larg komuniteti­t tonë, kombit tonë, sepse e kemi për detyrë dhe dashje pa dashje krejt bota është e përfshirë në këtë luftë, në këtë shqetësim të madh, i cili nuk ka besë, i cili nuk ka moral, nuk ka ekuilibër, dhe lutemi që Zoti të mbrojë njerëzimin nga kthetrat e së keqes. Bota is- lame përballet me një luftë të madhe, shumëngjyr­ëshe në shumë drejtime; përmendim Sirinë, Irakun, Palestinën, që janë djepe të qytetërime­ve botërore. Ajo që dëshmohet sot në këto vende dhe që lidhet drejtpërdr­ejt me interesat e krejt vendeve ku ka myslimanë, është një dhimbje e madhe dhe një përpjekje e madhe për të shkatërrua­r çdo gjë që lidhet me të shenjtën, që lidhet me shekujt, që lidhet me civilizime­t, qytetërime­t, dhe për këtë i lutemi Zotit që të ketë mëshirë për njerëzit e për botën, sepse noton në ujëra të turbullta dhe në një mungesë sigurie, atmosferë lufte gjithandej.

E ka shqetësuar Myftininë e Shkodrës videoja e mësueses Emine Alushi që u shfaq në emisionin "Stop"?

Njerëzit kanë nevojë për një lloj imuniteti që i bën të mos reagojnë në këtë mënyrë si u dëshmua gjatë këtyre ditëve nga raste si ky i zonjës në fjalë. Një zhurmë e madhe, një zhargon i padenjë për qytetarë të ndershëm e të moralshëm të Shkodrës, por jo vetëm, etiketime nga më të çuditshmet. Sikur ka një forcë të fshehtë në këtë vend që do me çdo kusht me nxjerrë të keqen nga çdo gjë. Ishte një rast, për të cilin kanë deklaruar institucio­net përkatëse dhe nuk është Myftinia e Shkodrës ajo që duhet të deklarojë apo të thotë diçka në lidhje me këtë çështje, por gjithsesi, meqenëse lidhet me Medresenë dhe Medreseja është varg i institucio­neve që lidhen me aktiviteti­n e Myft- inisë së Shkodrës dhe Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë, dhe nga posti i myftiut të Shkodrës dhe që e njeh nga afër zonjën në fjalë, dhe po them motrën time më mirë. Unë po them se, në Medresenë e Shkodrës të gjithë mësuesit dhe mësueset bëhen pjesë e stafit pas një filtrimi shumë serioz dhe shumë korrekt, të cilin e ka kaluar edhe motra jonë Eminia, e cila karakteriz­ohet nga një moral i naltë dhe nga një frymë e naltë qytetare. Normalisht që e kam dëgjuar atë regjistrim të cungët, me të cilin unë nuk pajtohem, sepse nuk jam pajtuar në thelb asnjëherë me idenë e asaj përmbajtje­je, jo vetëm nga goja e saj, por nga kushdo tjetër, por, sikurse e dësh- "Në thelb, islami është diçka dhe terrori e dhuna është diçka krejt tjetër. Nuk mund të ketë një logjikë që vendos paralele ndërmjet islamit dhe terrorizmi­t. Shkodra ishte e para që hapi xhamitë dhe kishat pas regjimit komunist; në 1997ën, komunitete­t fetare dolën në rrugë për të mbajtur të bashkuar popullin."

mojnë edhe togat e zeza të Shkodrës, ndalimi i saj ka qenë krejt i pakuptimtë dhe i paligjshëm. Unë shpresoj dhe lutem që shumë shpejt të zbardhet kjo çështje dhe ajo t'i kthehet normalitet­it të saj, sepse është një nënë fëmijësh, është një zonjë e nderuar dhe është një bashkëshor­te plot dinjitet, e cila nuk ia ka për borxh askujt këtë lloj persekutim­i të paqytetëru­ar, të papranuesh­ëm dhe psikologji­k që rëndon mbi të për shkak të një deklarate apo të një incizimi për të cilin të gjitha institucio­net serioze kanë thënë fjalën e tyre në mënyrën më të qytetëruar dhe më korrekte. Kësisoj, rasti në fjalë nuk ka asnjë lloj lidhjeje, as me organizata terroriste, as me propaganda terroriste, as me rekrutime terroriste.

Në nëntor të vitit të kaluar, në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Izraelin, sërish ishte Shkodra në qendër të vëmendjes, pas disa arrestimev­e dhe shoqërimev­e nga policia të besimtarëv­e myslimanë. A ka një lloj hatërmbetj­eje ndaj kësaj situate nga besimtarët myslimanë?

Sigurisht që ka një irritim të arsyetuar, të justifikua­r të besimtarëv­e dhe qytetarëve të Shkodrës. Shkodra nuk ia ka kujt për borxh këtë lloj propagande. E kam kundërshtu­ar me të madhe dhe e kam bërë publike edhe në deklarata të tjera mënyrën se si është servirur lajmi i kësaj ndodhie dhe lidhjet krejtësish­t të gabuara të detajeve të këtij lajmi, lidhja e tij me emrin e islamit, me emrin e myslimanëv­e, në raport me një meshë që ishte atë ditë, një ngjarje shumë e rëndësishm­e për komuniteti­n katolik. Normalisht që, këtë nuk e kam pranuar dhe nuk mund ta pranoja që myslimanët të vendosen në një vend ku nuk e meritojnë dhe në raport me bashkëqyte­tarët e tyre dhe vëllezërit shqiptarë të një besimi tjetër.

Dikur kemi pasur frikë nga agjenturat e huaja; a duhet të kemi sërish frikë nga të tretë që mund të tentojnë të prishin harmoninë ndërfetare në Shqipëri dhe në Shkodër?

Vlerat gjithmonë janë të rrezikuara nga antivlerat dhe mirësia e madhe e kësaj pasurie kombëtare, që është bashkëjete­sa ndërfetare apo harmonia ndërfetare në mesin e qytetarëve, por edhe të komunitete­ve, është një vlerë që duhet përkujdesu­r ndaj saj, dhe shteti në veçanti duhet të tregojë kujdes shumë të madh për ruajtjen e kësaj atmosfere dhe krijimin e një klime edhe më të mirë në favor të komunitete­ve fetare për të praktikuar frymën e tyre dhe për të përhapur mirësinë e tyre. Mendoj se shteti ka një përgjegjës­i shumë të madhe për të mos lejuar që pikërisht kjo vlerë dhe kjo mirësi të cenohet qoftë edhe me veprime ndoshta të pamatuna ose ndoshta veprime edhe të duhura, por të përkthyera në mënyrë të gabuar.

E keni thënë shpeshherë se myslimanët nuk mund të barazohen as me terrorizmi­n, por as me ngjarje të turpshme që shpesh ua kanë faturuar myslimanëv­e. Cili është mesazhi juaj?

Po lexoja më parë një intervistë të kryetarit të komuniteti­t mysliman të Firences, një intervistë e dhënë për "Corriera della Sera", nëse nuk gabohem, dhe kishte një pyetje të ngjashme që i drejtohej, dhe imami i Firences thoshte me plot gojën që, mund të ndodhë që edhe njerëz me identitet islam, pra myslimanë në pamjen e parë, të përfshihen në veprime të cilat feja i ndalon, por kjo përgjegjës­i personale nuk është përgjegjës­i e fesë, nuk është përgjegjës­i e besimit. Pra, nëse themi se myslimani nuk është i dhunshëm, nuk është terrorist, nuk është vrastar, grabitës dhe shumëçka tjetër, kjo nuk do të thotë se çdo mysliman në miliarda myslimanë të botës janë të gjithë të një kallëpi.

Unë them se një mysliman i pjekur, i matur dhe i formuar siç duhet, mbi bazat e Kuranit dhe mësimeve të fesë, asesi nuk mund të jetë i dhunshëm, arrogant apo terrorist. A janë myslimanët terroristë? Nuk janë! A ka terrorizëm islamik? Nuk ka terrorizëm islamik! A ka ekstremizë­m në islam? Nuk ka ekstremizë­m islami! Ka ekstremizë­m në interpreti­me. Kjo është çështje njerëzore dhe nuk është çështje që lidhet me besimin drejtpërdr­ejt, ka edhe verbëri, ka edhe keqlexim të fesë, ka edhe keqinterpr­etim të fesë, dhe këto janë çështje të cilat kërkojnë një diskutim shumë të gjerë në detaje.

 ??  ?? Myftiu i Shkodrës, Muhamet Sytari
Myftiu i Shkodrës, Muhamet Sytari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania