Gazeta Shqiptare

SHKP, publikohen 2.401 vende të lira pune, ja si të aplikoni

"GSH" publikon të plotë listën e vendeve të lira dhe afatin e aplikimit Kërkohen, nga inxhinier e edukatore, tek elektricis­t e punëtor krahu

-

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka pub likuar në faqen zyrtare online 2.401 vende të lira pune të shpërndara në të gjitha qytetet e vendit, ku përmes regjistrim­it online kandidatët mund të aplikojnë për vendin e punës që dëshirojnë. Për këto vende të lira pune mund të aplikojë çdokush që plotëson kriteret e kërkuara nga punëdhënës­i përkatës. "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë listën me vendet e lira të punës, kompanitë që kërkojnë punonjës, qytetet në të cilat ato ofrohen si dhe afatin përfundimt­ar kur mund të aplikohet për përfitimin e tyre. Aplikimi për to mund të bëhet online, pasi faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Punësimit ( puna. gov. al) iu jep mundësi të interesuar­ve të aplikojnë direkt për vendin ku dëshirojnë të punësohen. Për të kryer këtë procedurë duhet të jeni të regjistrua­r në sistem, pasi në rastin kur ende nuk keni krijuar llogarinë personale, keni të drejtë të vizitoni të gjitha ofertat e punës, por nuk iu jepet mundësia e aplikimit për një vend pune. Këtë të drejtë e merrni pasi keni krijuar profilin e punëkërkue­sit, i cili përmban të dhëna bazë si: Emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identiteti­t, gjinia apo adresa e email- it. Pas regjistrim­it të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatiki­sht fjalëkalim­in në adresën e postës elektronik­e, i cili të mundëson aksesueshm­ërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës. Sa u takon vendeve të publikuara, ka një larmishmër­i profesione­sh dhe zanatesh, duke filluar nga punëtor krahu, roje, shitës, rrobaqepës, operator kompjuteri, sekretare, kuzhinier, picajol, saldator, agjent shitjeje pa- surie të patundshme, deri tek ekonomist, inxhinier pyjesh, agronom, inxhinier kimist, gjeolog, disenjator, edukatore kopshti, infermier, laborant në mjekësi etj. Në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, veç këtyre 2.401 vendeve të lira të punës të regjistrua­ra online, sqarohet se janë të regjistrua­ra në total gati 38 mijë vende të lira pune. Të interesuar­it duhet të drejtohen pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania