Gazeta Shqiptare

Të gjitha gratë e Sali Shijakut, nga nudot te heroinat

Albumi “51 piktorë shqiptarë”, veprat dhe sekretet e artistëve

-

Zadrimorja apo nusja” dhe “Fshatarja” janë dy portrete të tipologjis­ë së gruas shqiptare. “Kjo cilësi paraqitet përmes tipologjis­ë së folkut të dasmës në portretin e parë dhe të veshjes në arë te portreti i dytë. Ndjesia e pikturimit te e para është e butë dhe intime e tek e dyta transparen­te dhe delikate. Zana Varvarica Kuka ndalet gjatë te veprat e Sali Shijakut në albumin “51 piktorë shqiptarë”, realizuar mbi koleksioni­n e Namik Shehajt. Piktori ka pasur në vëmendje imazhe të ndryshme femërore: nga heroinat, te gratë e eposit, te femrat e bukura, e deri tek ato që na vijnë në formë nudosh, plot ngjyra e dritëhije.

ROZAFA, NORA, ZANA

Sipas Varvaricës, Rozafa është përfytyrim­i i legjendës përmes një fytyre engjëllore gruaje të re. Portreti rrethohet prej flokësh pis të zinj e në krye ka jakën e xhokës.

“Portreti me ngjyra foviste është mbërthyer në një rrethim që shfaqet si një kuti e përbërë prej copa gurësh të çmuar, plot trajta e ngjyra, zbukuruar me motive nga qëndisjet e mrekullues­hme të kodeve figurative, të xhubletës së zezë, ku spikatin njollat e kuqe, blu e të bardha. E ka ndarë portretin në dy pjesë, duke krijuar dritën e errësirën. Në gjysmëfyty­rën e majtë shfaqet ndjesia e qetësisë, shpresës, ëndrrës dhe pafajësisë”, shkruan studiuesja. Varvarica vëren se, “në të djathtë shfaqet një gjysmëfyty­rë në ankth, ku dallohet një sy i shpërthyer dhe i pikturuar errësisht. A nuk e la ajo një sy, një gji, një dorë jashtë?!” Ajo mandej shënon se “një tjetër Rozafë vjen elegante, plot finesë, e bart mbi krye një tepsi me ushqime”. Për Zana Kukën, “pikturimi i një kështjelle të papërfundu­ar” e më tej “pikturimi i një shtati elegant, kontrasti i ngjyrave të ftohta që nisin nga e zeza e mbërrijnë te grija e kaltër” tregojnë pafajësinë e saj dhe pushtimin e piktorit nga trishtimi.

Nora e Kelmendit- Ky portret është ndër më interesant­ët sipas Zana Kukës. Paraqitet një Norë që, pasi i ka prerë kokën komandanti­t turk, e mban atë në një sini mbi krye, ashtu si dikur gratë mbanin bucelat e ujit apo bohçet e mbushura me sende. “Akti i Norës është i frikshëm dhe do t’i takonte të kryhej nga një grua e ashpër apo burrnore, por Shijaku ka pikturuar një vajzë të re, të hijshme, elegante dhe plot delikatesë.

Zana- Një tjetër temë Sali Shijaku e ka marrë nga këngët e eposit. Studiuesja shënon se tabloja ka në qendër një trajtë gjeometrik­e e cila figuron një portret vajze ku gjenden nëndheshëm disa parime matisiane. Portreti qëndron në qetësi. “Duket si një kokë që noton në valët e trajtave me ngjyra, ku dominojnë të kuqet e çelëta, blutë e tilla, dhe të verdhat e të gjelbrat”.

NUDOT

Dy janë nudot e përfshira në botim nga Shijaku; pikturat me titull: “Nudot” dhe “Vajza”. Sipas studiueses, janë dy tablo me mënyra të ndryshme të shprehjes artistike. Ato janë figurative dhe kanë subjekt të njëjtë, që lidhet me tersin e gruas së zhveshur. Varvarica shënon se në tablonë “Nudot” pasqyro- hen shprehi realisto- ekspresive dhe dy gra të kolme nudo. “Figurat qëndrojnë përballë njëra- tjetrës dhe duket sikur kanë gjetur një vend paksa të fshehtë për të kryer aktin e banjës. Ato qëndrojnë vertikalis­ht në ujërat blu, ngjyrat e të cilave shprehen se koha u përket orëve të vona të pasdites, kur dielli është në perëndim. Trupat ndriçohen nga sh- këlqimi i të verdhave të rrezeve të ngrohta të diellit, që shërbejnë edhe si kahu i hyrjes së dritës në tablo”, shkruan Varvarica.

Ndërkaq, sa i takon pikturës “Vajza”, ajo shënon se është krijuar nën frymëzimin e shprehive moderne të pikturës moderne të viteve 1930. “Të befason vajza sensuale e shtrirë, symbyllur, indiferent­e ndaj shikuesve. Ajo ka krijuar një atmosferë rehatie, kënaqësie, vetmie e meditimi pozitiv. Duket se Shijaku është tërhequr nga modeli”.

BOTIMI

“Libri është i ndarë në pesë kapituj, por në 4 periudha, sepse në mesin e tyre janë veçuar tre piktorë; Ibrahim Kodra, Lin Delija dhe Lekë Tasi. Libri ka një ndërtim kronologji­k, si në hapësirat e diskutimit mbi periudhat, ashtu edhe të vendosjes së piktorëve në faqet e tij. Libri hapet me periudhën e parë, që mban titullin: “Arti në Shqipërinë feudale në kapërcyell të shekullit XX”, periudhë që përfaqësoh­et nga një vepër e Kolë Idromenos e vitit 1890 dhe një e Vangjush Mios. Periudha e dytë titullohet: “Piktura, veprimtari drejt Perëndimit”, ku përfshihen piktura të artistëve që studiuan në shkollat kryesisht të Perëndimit, por edhe të Lindjes. Dhe këtë e kanë përcaktuar moshat e piktorëve. Ndërsa, kreu i tretë i përket tre artistëve të lartpërmen­dur nën titullin: “Tre artistë figurativë të ndryshëm në të njëjtën kohë: rebeli, ekspresivi dhe konceptual­i”. Periudha e tretë vjen me titullin: “Vitet ‘ 60-‘ 90, realizmi në art bëhet pjesë e socializmi­t në politikë”, dhe periudha e fundit apo ajo në vijim të jetës sonë është konceptuar nën titullin: “Piktura, përpjekjet, vështirësi­të dhe mbijetesa e saj në epokën e lirisë”,

një libër në formën e një historie arti, ku do t’i jepej një vend periudhës, më pas një CV në anglisht dhe në shqip e piktorit. Një mendim estetiko- historik i studiueses ndaj krijimtari­së në përgjithës­i të piktorit e në fund janë renditur veprat e piktorit, të cilat shoqërohen me një rrëfim tregues të saj.

Ndër autorët e përfshirë, përmendim piktorët Sali Shijaku, Skënder Kamberi, Nestor Jonuzi, Zef Shoshi, Mustafa Arapi, Adrian Cene, Alush Shima, Aleksandër Filipi, Vilson Kilica e Ismail Lulani.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania