Gazeta Shqiptare

1984/ PUNONJËSIT E SIGURIMIT TË SHTETIT, NË KAZANËT E PLEHRAVE TË AMBASADAVE.

-

Ish-

drejtori i Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastriot Dervishi, shkruan në “Facebook”- un e tij, se ka pasur raste kur punonjësit e Sigurimit të Shtetit zhyteshin në kazanët e plehrave të ambasadave. Ai sjell një rast të dokumentua­r, ku sipas tij, “një punonjës i Sigurimit të Shtetit vrojtonte në mënyrë të kamufluar ambasadat e huaja në Tiranë. Mirëpo prej kohësh ai bënte edhe një punë tjetër, pastronte për nevoja personale kazanët e plehrave të këtyre ambasadave, duke nxjerrë prej tyre në mënyrë sekrete gjëra të vlefshme për familjen e tij. Në këta kazanë, punonjësi heroik i Sigurimit, me origjinë sigurisht nga zona e parë operative, merrte plaçka të vjetra dhe i çonte në shtëpi”. Dervishi shton me ironi se “sado që partia jonë heroike e kishte indoktrinu­ar punonjësin e Sigurimit për jetën e keqe që bëhej në Perëndimin ‘ e degraduar’ e në ‘ kalbëzim’, prapësepra­pë, punonjësi i Sigurimit zhytej në mënyrë sistematik­e në kazanët e plehrave të ambasadave”. Sipas Dervishit, punonjësi, lumturohej teksa nxirrte prej andej ndonjë palë pantallona të vjetra e të ndotura apo ndonjë këmishë të grisur, por me ngjyra të ndezura. Ai shton se “rasti në fjalë, i vitit 1984, u bë problem në atë kohë për të trembur punonjësit e tjerë të Sigurimit, të cilët edhe ata ‘ kullotnin’ dendësisht në plehra në mënyrë të kamufluar”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania