Gazeta Shqiptare

Rama viziton me familjen ekspozitën e kryeveprav­e italiane të ‘ 900- ës

-

Paraditen e së dielës, kryeminis tri Edi Rama ka vizituar ek spozitën e çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kreu i ekzekutivi­t ka qenë në ekspozitë i shoqëruar nga bashkëshor­tja, Linda Rama dhe i biri, Zaho.

Mësohet se familja e kryeminist­rit ka prerë biletë për të parë ekspozitën, siç bën shpesh vetë Rama në ngjarjet kulturore që ndjek. Rama dhe bashkëshor­tja e tij ishin edhe të dielën e një jave më parë në galeri, ku morën pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, ndërsa vizita e kësaj jave ka qenë ‘ jashtë detyrës’. E diela e 15 janarit solli ( mblodhi) në Galerinë Kombëtare të Arteve kryeveprat e artit italian të ‘ 900- ës dhe njëherësh emra funksionar­ësh të lartë të shtetit, duke filluar nga kryeminist­ri i vendit, ministra e deputetë.

EKSPOZITA

Kjo ekspozitë e jashtëzako­nshme, pati edhe mbështetje­n institucio­nale të tillë: Kryeminist­ria, Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës, Ambasada Italiane, Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë në bashkëpuni­m me Sovrintend­enza Capitolina ( Drejtoria e Mbikëqyrje­s Capitolina), Bashkia e Romës, Departamen­ti i Rritjes Kulturore, Galeria e Artit Modern të Romës dhe është realizuar e organizuar nga “Arthemisia Group”, shtuar këtyre edhe shumë sponsorë, që qenë angazhuar prej muajsh - çfarë nuk ka ndodhur për asnjë ekspozitë më herët në GKA në këto ( më shumë se) tri vite. Në mos asgjë, vëmendja që mori nga gjithë këto institucio­ne, promovimi, qoftë edhe posterat e vënë në fasadën e GKA- së, ose nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet i dhanë asaj tjetër përmasë, edhe pse jo të pamerituar.

Ekspozita nuk pati konferencë dhe media nuk ka marrë dijeni për marrëveshj­en mes shtetit shqiptar dhe atij italian. Kryeminist­ri foli vetëm për klauzola sigurie dhe siguracion, për çka, kushdo që merret ndopak me art, kupton se kushton një “djall e gjysmë”.

Ekspozita, që vjen në Tiranë pasi një e ngjashme- “Roma 900” u çel në “Palazzo Magnani” në vitin 2015 në Parma, qëndron e hapur deri në prill dhe mund të vizitohen me çmime ndryshe nga ato të GKA- së, pasi biletat janë nga 500- 700 lekë për publikun ndërsa për shkollat më pak.

Midis pikturave, skulpturav­e, akuareleve dhe skicimeve, rrugëtimi i ekspozitës – kuruar nga Arianna Angelelli, Maria Catalano dhe Federica Pirani – hulumton përmes kulturës artistike, e cila i ka rrënjët e saj në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit XX. Figurat femërore të mrekullues­hme, portretet e personazhe­ve të famshëm, natyrat e qeta, pamjet e Qytetit të Përjetshëm dhe të fushave romane: janë këto temat dhe subjektet që kanë kontribuar në afirmimin e artistëve të mëdhenj si Giacomo Balla ( Ritratto di Nathan, 1910 – Portreti i Nathan- it), Carlo Car- rà ( Partita di calcio, 1934 – Ndeshje futbolli), Giorgio de Chirico ( Combattime­nto di gladiatori, 1933- 1934 – Ndeshje gladiatorë­sh), Filippo de Pisis ( Natura morta – pesci e bottiglia, 1925 – Natyrë e qetë – peshq dhe shishe), Giuseppe Capogrossi ( Giuochi del 1935 – Lojëra), Renato Guttuso ( Tetti di Roma, 1957- 59 – Pullazet e Romës) e Adolfo De Carolis ( Donna con fiori – Nudo di donna con rose, 1910 – Grua me lule – Nudo gruaje me trëndafila).

Në ekspozitë gjenden edhe veprat e Antonio Donghi, Afro, Duilio Cambellott­i, Franco Gentilini, Felice Casorati, Enrico Coleman, Fortunato Depero, Vittorio Grassi, Achille Funi, Carlo Levi, Giacomo Manzù, Alberto Savinio, Tato e Giulio Turcato, e vetëm për të përmendur disa nga mbi 60 protagonis­tët e pranishëm në ekspozitë.

Nëpërmjet gjashtë seksioneve – Natyralizm­i i Vonë dhe Simbolizmi, Secesioni Roman, Futurizmi dhe Aeropiktur­a, Tradita italiane dhe dialogu me antiken, Shkolla Romane, Figuracion­i dhe Abstraksio­ni – ekspozita paraqitet si një unicum dialogu ndërmjet lëvizjeve të ndryshme artistike që zhvillohen gjatë ‘ 900- ës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania