Gazeta Shqiptare

Koloneli Thompson, dhuratë Isa Boletinit

-

Isa

Boletini u vra më 23 janar 1916 dhe 101 vite më vonë, Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave e kujton me një kartolinë që Boletinit ia bëri dhuratë koloneli Thompson. Sokol Çunga nga Arkivi i Shtetit, sqaron se “fotoja është dhuratë e kolonelit Thompson për Isën, si dy kolegë që bashkëpunu­an për ndërtimin e xhandarmër­isë shqiptare. Fotografia është kartolinë. Nuk dihet kur ka qarkulluar. Ana e pasme ka vizat klasike të kartolinës”. Ndërkaq, në postimin në faqen e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave, Çunga shkruan: “Isa Boletini, i nderuar nga SulltaniAb­dylhamidiI­Imetitulli­n‘ Bej’, u ekzekutua më 23 janar 1916, pas një urdhri lëshuar nga qeveria e Malit të Zi. Isa Boletini ishte patriot e luftëtar, me përkrahje të gjerë në popull. Kur koloneli Thompson organizont­e xhandarmër­inë shqiptare, gjatë periudhës së mbretërimi­t të mbretit Wied, Isa Boletini bashkëpuno­i me të për krijimin e xhandarmër­isë shqiptare. Siç tregon dhe mbishkrimi autograf, kjo foto është dhuratë për Isa Boletinin nga koloneli Thompson, ku shkruan: ‘ Me nder e çonj Issa Bey Boletinit. Thompson.’ Foto: AQSh.”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania