Gazeta Shqiptare

‘ Blic’: Pakti me SHBA, Putin do njohë Kosovën

Gazeta më e madhe serbe: Sakrifica e Rusisë për Krimenë dhe një epokë të re me Amerikën Putin: Është lojë politike, të respektohe­t vullneti i popullit

- Gerilina Kodheli

Putin do të njohë Kos ovën"; ky është kry etitulli që ka tronditur serbët gjatë ditës së djeshme. Gazeta më e madhe në Serbi, "Blic", ka shkruar se tashmë është vendosur pakti; presidenti rus Vladimir Putin do të njohë Kosovën, vetëm për të rregulluar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në shkrimin e publikuar gjatë ditës së djeshme, "Blic" thekson se, "Putin do të njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump", ndërsa shpjegon se kjo është një mënyrë që të nisë era e re e marrëdhëni­eve mes dy vendeve. Duke cituar specialist­ë të diplomacis­ë ruse dhe serbe, media serbe cilëson se do të ketë një këmbim të territorev­e me Krimenë. Artikulli i referohet edhe një interviste të presidenti­t rus Vladimir Putin, të dhënë në shtatorin e vitit të kaluar, ku fliste për njohjen e Kosovës. Putin, në këtë intervistë ka thënë se Perëndimi nuk e njeh vullnetin e popullit në Krime, ku sipas tij, 70% dëshirojnë bashkimin me Rusinë, ndërsa në Kosovë bën të kundërtën. Por, media serbe i analizon si shqetësues­e fjalët e presidenti­t rus, më saktësisht "si shqetësim të Rusisë për Serbinë". "As- gjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit. Disa nga partnerët tanë nuk po e kuptojnë", deklaroi në atë kohë Putin për "Bloomberg". Ai iu referua Kosovës duke pohuar se, "Ata thjesht nuk po duan të shohin. Dhe në një vend tjetër, Kosovë, shihni si e përdorin vullnetin e popullit. Kjo e gjitha është lojë politike". Por ky nuk është i vetmi sinjal që vjen nga shteti më i madh në Europë se shumë shpejt do të bëjë njo- hjen e Kosovës. Sipas medias serbe "Blic", një prej eksperteve më të njohura britanike dhe komentator­e në Rusi ka paralajmër­uar njohjen e Kosovës disa ditë më parë. Ajo e sheh si pjesë e një marrëveshj­eje më të gjerë mes Uashington­it dhe Moskës, pasi Donald Trump mori postin e Presidenti­t të Shteteve të Bashkuara. Kolumnistj­a e "Guardian", Meri Dejevski, e ka paraqitur këtë ide në gazetën "Tablet", duke theksuar për pasojat e mundshme të një takimi të suksesshëm mes Trump dhe Putin në të ardhmen e afërt. Trump ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t'u takuar me presidenti­n rus Vladimir Putin, menjëherë pas inaugurimi­t të tij. Dejevski, e cila takohet rregullish­t me udhëheqësi­t e Kremlinit, përmes grupit "Valdai", tha se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një marrëveshj­eje- paketë, qëllimi i së cilës ishte mbyllja e problemeve të ndryshme postluftës së diplomacis­ë së ftohtë që kishin prishur marrëdhëni­et ndërmjet dy superfuqiv­e. Rusia, deri tani ka qenë kundër njohjes së Kosovës. Shumica e vendeve perëndimor­e, duke filluar nga SHBA, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por Serbia, Rusia, Kina, dhe pesë shtetet anëtare të BE- së dhe shumë vende të tjera nuk e kanë njohur. Rreth 113 prej 193 shteteve anëtare të OKB- së, e njohin pavarësinë e Kosovës.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti rus Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania