Gazeta Shqiptare

Shërbimi Sekret i Izraelit: Serbia do të fusë ushtrinë në Kosovë

"DEBKA" zbulon tentativat e serbëve

-

Shërbimi

i Inteligjen­cës së Izraelit ka paralajmër­uar Kosovën, se shteti fqinj, Serbia nuk do të ndalet vetëm me trenin me slogane kundër sovranitet­it të saj. Në një artikull të publikuar në websiti- n e "DEBKA File", pra të agjencisë së inteligjen­cës ushtarake të këtij vendi, thuhet se, "Treni serb me slogane kundër shtetit të Kosovës që provoi të futet në Kosovë është një kujtim, më shumë se simbolik, për luftërat brutale të viteve 1990 në Ballkan. Sipas tij, dy ushtri janë gati për betejë, rreth 60.000 trupa serbë dhe vetëm rreth 6.000 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës. "DEBKA File" ka cituar në artikullin e tij presidenti­n serb Tomislav Nikoliç, i cili tha se "nëse serbët do vriten, do ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë". "Në Ballkan ka pasur luftëra të tmerrshme, por që me ndihmën amerikane dhe mbështetje­n për vendet myslimane si Bosnja e Kosova, është mundësuar një stabilitet i përkohshëm", shkruhet në ar- tikull. Kjo politikë mbështetje­je për Kosovën nga Amerika ka vazhduar nga presidenti Bill Clinton e deri te Barack Obama, por duket se kjo epokë ka përfunduar me trenin serb të nisur për Kosovë, vijon "DEBKA". Si- pas këtij sajti treni serb do të provojë të futet përsëri në Kosovë pas inaugurimi­t të Donald Trump, Presidenti­t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Nëse sulmohet nga forcat policore të Kosovës atëherë ushtria serbe do të ndërhyjë dhe do të futet brenda, por edhe nëse nuk sulmohet, ushtria serbe pritet të marshojë pas trenit", thuhet më tej. Por duket se parashikim­i i Shërbimit Sekret të Izraelit, në të ardhmen Kosova do të jetë "në mëshirë të fatit". "Kosova do të kërkojë ndihmë për këtë ndërhyrje, por në vitin 2017 ky vend le ta harrojë mbështetje­n nga ndonjë vend evropian, madje as nga Gjermania", thuhet më tej. Sipas këtij sajti izraelit, i cili bën analiza të vlefshme, por nuk tregon burimet, Trump- it kjo ndërhyrje do t'i paraqitet si një përpjekje për të ndaluar radikalizm­in islamik në Europë, e me gjasë duke parë politikat që republikan­i ka prezantuar në fushatë, nuk do ta ndihmojë Kosovën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania