Gazeta Shqiptare

Alarmohet Greqia: Ushtarët shqiptarë, gjeste anti- greke

Shqiptarët me nënshtetës­i greke bëjnë shqiponjën me duar në repart Hetohen për rreziqet e sigurisë kombëtare

-

Shtatë ushtarë shqiptarë rrezikojnë dënimin në Greqi. Djemtë janë pjesë e Ushtrisë Greke, por veprimi i tyre i fundit e ka irrituar jo pak opinionin publik në shtetin fqinj, përfshirë mediat dhe autoritete­t. Ushtarët janë fotografua­r teksa bënin shqiponjën me duar, një simbolikë që i referohet flamurit shqiptar dhe shqiponjës dykrenare të tij. Fotografia është publikuar në mediat greke, të cilat shkruajnë se djemtë do të duhet të përgjigjen përpara drejtësisë për këtë veprim. Ky simbol është identifiku­ar si shenjë nacionalis­te dhe, sipas mediave greke, nëpërmjet saj "transmetoh­et ideja e Shqipërisë së madhe". Ndërkohë, në këto media thuhet se kanë filluar menjëherë kërkimet për të gjetur përgjegjës­itë administra­tive. Në artikullin në fjalë shkruhet se shumë shqiptarë bëjnë shërbimin ushtarak në Greqi pasi janë pajisur me dokumente greke, por, pavarësish­t kësaj, ata nuk janë fare mirënjohës për një vend që u dha aq shumë shanse në jetë. Ata raportojnë se ky nuk është rasti i parë. Ka shumë raste të tjera kur ushtarët shqiptarë që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar në Greqi, kanë bërë veprime të tilla. Ngjarja ka ndodhur në një repart elitar të këmbësoris­ë së ushtrisë greke në Mesologji të Greqisë, ku 7 ushtarët e ushtrisë greke, por me origjinë shqiptare, janë fotografua­r mbrëmjen e së premtes së kaluar dhe në vazhdim kanë publikuar foton e bërë brenda ambienteve të repartit ushtarak, duke bërë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqipes dykrenare. Ngjarja e pazakontë ka shqetësuar së tepërmi krerët e ushtrisë greke, të cilët kanë urdhëruar menjëherë hapjen e një hetimi, ndërsa komandanti i repartit dhe shefi i shtabit të forcave tokësore greke rrezikojnë postet e tyre. U deshën pak orë që autoritete­t helene të kenë emrat e 7 shqiptarëv­e me shtetësi greke të përfshirë në këtë incident. Ata u ndaluan dhe u morën në pyetje prej autoritete­ve ushtarake

greke. Janë kontrollua­r edhe telefonat e tyre celularë, nëse janë fotografua­r ambiente të repartit ose armatime të gjendura në të, si dhe telefonata­t e tyre, nëse kanë komunikuar me persona të cilësuar si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare greke. Sipas një njoftimi të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Ushtrisë, hetimet janë hapur për mënyrën e futjes së telefonit brenda ambienteve të repartit, si dhe për shkallën e përfshirje­s së 7 kadetëve në propagandë anti- greke. Mësohet se 7 kadetët do të bënin betimin e tyre në datën 2 shkurt dhe do të shërbenin në ushtrinë greke për 9 muajt

e ardhshëm. Me interes pritet edhe kthimi nga SHBA- ja, ku ndodhej për ceremoninë e inaugurimi­t të presidenti­t të ri amerikan, i ministrit grek të mbrojtjes, Panos Kammenos. Ky i fundit njihet si përkrahës i linjës patriotike, shpeshherë e konsiderua­r si ekstremist­e, për mbrojtjen e identiteti­t helen në ushtri, ndaj dhe pritet që dënimet ndaj 7 kadetëve do të jenë shumë të ashpra. Personave që ndodhen në foto u rrezikohet nënshtetës­ia greke, që tashmë e kanë marrë, ndërsa, sa i takon dënimit, do të merret parasysh edhe ndarja e specialite­teve të tyre në ushtri.

 ??  ?? Shqiptarë, pjesë e Ushtrisë Greke, duke bërë me pëllëmbë simbolin e shqiponjës
Shqiptarë, pjesë e Ushtrisë Greke, duke bërë me pëllëmbë simbolin e shqiponjës
 ??  ?? Artikulli i një prej mediave greke
Artikulli i një prej mediave greke

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania