Gazeta Shqiptare

Terrorizmi, arrestohet një tjetër shqiptar në Gjermani

Do të sulmonte ushtrinë gjermane

-

Një

21- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia gjer mane ditën e diel, me akuzën se po planifikon­te një krim serioz me objektiv policinë dhe ushtrinë gjermane. "DW" citon autoritete­t gjermane, të cilat thonë se i dyshuari kishte lidhje me adoleshent­in austriak me origjinë shqiptare, i cili u arrestua të premten në Vjenë. Edhe shqiptari në Vjenë akuzohet se planifikon­te sulme terroriste dhe se kishte lidhje me grupe radikale islamike. "I riu shqiptar i arrestuar në Austri kishte qëndruar në shtëpinë e 21- vjeçarit në Neuss të Gjermanisë dhe kishte diskutuar sulmet kundër forcave gjermane të sigurisë", tha një zëdhënës i prokurorit në Dusseldorf. Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Austrisë tha se lidhja e çështjes së të riut të arrestuar në Vjenë me Gjermaninë ishte e qartë. Dy ditë më parë, ministria austriake tha se arrestimi në Vjenë i shqiptarit kishte penguar një sulm të pashmangsh­ëm, me gjasa ndaj sistemit të metrove në kryeqytet. "Kishte indikacion­e se një sulm i tillë ishte planifikua­r dhe do të ndodhte shumë shpejt", - tha Konrad Kogler, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Sigurisë Publike, për radion "ORF" të Austrisë. Revista gjermane "Focus" tha se operacioni për arrestimin e të riut në Neuss të Gjermanisë ishte rezultat i bashkëpuni­mit të mirë të agjencive europiane të inteligjen­cës. Policia konfiskoi kompjutera dhe celularë në shtëpinë e shqiptarit dhe arrestoi përkohësis­ht bashkëshor­ten e të dyshuarit. Gjermania është në alarm që pas sulmit terrorist me kamion në Tregun e Krishtlind­jes në Berlin, ku mbetën të vrarë 12 persona. Ky sulm është marrë përsipër nga ISIS- i.

 ??  ?? 21- vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia gjermane
21- vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia gjermane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania