Gazeta Shqiptare

Fshihte kokainë në buzëkuq, arrestohet shqiptarja në Itali

-

Një

39- vjeçare sh qiptare është vënë në pranga nga policia italiane, pasi u kap me kokainë. Gazeta "Milanotoda­y", shkruan se shqiptarja, identiteti i së cilës nuk dihet ende, u arrestua mbrëmjen e së dielës në fshatin Cassano Adda në Milano. Pas një kontrolli të ushtruar në mjetin e saj, oficerët gjetën brenda një buzëkuqi 3 qese të vogla me kokainë si dhe 270 euro. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën edhe 6 gramë të tjerë kokainë si dhe 2.300 euro, para të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm i drogës. Sipas hetuesve të çështjes, gruaja shqiptare kishte disa rekorde kriminale. Aktualisht ajo ndodhet në paraburgim në Milano, në pritje të caktimit të masës së sigurisë nga gjykata.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania