Gazeta Shqiptare

Numërimi elektronik, zgjidhja më e mirë e mundshme në kushtet aktuale

-

.... është neglizhuar për një kohë të gjatë dhe nuk është përmendur asnjëherë gjatë kësaj legjislatu­re. Një ndër temat që ka marrë zjarr më së shumti kohëve të fundit është kërkesa e opozitës për futjen e votimit elektronik. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se kjo situatë është një déjà vu e hidhur, pasi e njëjta parti që ka qenë në pushtet, ka pasur mundësi ta vendosë votimin elektronik, madje e ka penguar një përpjekje të nisur, tanimë që është në pozicion të dobët të opozitës është duke e kërkuar garancinë e rigorozite­tit që të jep teknologji­a njësoj sikurse dikur e ka kërkuar krahu socialist kur ishte në opozitë. Një ndër kundërargu­mentet që po jepet nga mazhoranca lidhur me këtë kërkesë të opozitës aktuale është koha e pamjaftues­hme për ta mundësuar këtë metodë të re të votimit.

Mbase me të vërtetë gjashtë muaj nuk janë mjaftueshë­m kohë për të futur votimin elektronik duke ndryshuar një praktikë të votimit në letër, që zgjat prej dy dekada e gjysmë. Mirëpo aplikimi i teknologji­së në operacioni­n e numërimit nuk është aq i vështirë sa për numërimin dhe mund të thuhet se është më lehtësisht i realizuesh­ëm. Në rastin e numërimit elektronik, mund të përdoret praktika tipike amerikane e fletë- votimeve, që mund të skanohen në mënyrë optike nga pajisje të posaçme elektronik­e. Pra, nuk ka nevojë të ndryshohen në mënyrë dramatike procedurat e ditës së votimit, por thjesht do të kërkohet fletët e votimit prodhohen në atë mënyrë që të lehtësohet skanimi optik. Bëhet fjalë për një teknologji të njohur e sprovuar mirë, sepse është aplikuar prej viteve ‘ 50- të të shekullit të kaluar. Madje, edhe në Shqipëri kjo teknologji përdoret me sukses të plotë e pa kontestime, prej një dekade, në administri­min e fletëve të provimeve të maturës shtetërore.

Duhet thënë se jo vetëm numërimi elektronik mund të aplikohet më lehtë, por nevoja më e madhe e jona është pikërisht për fazën e numërimit më shumë se sa për fazën e votimit. Procesi i votimit në vetvete ka ardhur duke u konsolidua­r dhe u bërë më rigoroz dhe në zgjedhjet e fundit parlamenta­re dhe lokale, denoncimet e bëra për shkelje apo abuz- ime gjatë votimit kanë qenë minimale. Mirëpo krejt e kundërta është me fazën pasardhëse, me procesin e numërimit, i cili është shndërruar në thembrën e Akilit të pengimit të arritjes së integritet­it të zgjedhjeve në Shqipëri.

Të gjithë ata që ndjekin me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri mbajnë mirë mend se çfarë ndodhi në zgjedhjet e vitit 2009, kur u aplikua për të parën herë sistemi i ri zgjedhorë rajonal proporcion­al. Asokohe reforma zgjedhore bëri që qarku i Fierit të merrte peshë të veçantë për rezultatin final të zgjedhjeve, sepse ishte i dyti për nga numri i mandateve pas Tiranës dhe procesi i numërimit u karakteriz­uar nga një tension i lartë që u përshkallë­zua edhe në përplasje të hapur që detyroi edhe ndërhyrjen e policisë. Ajo situatë ngeli e pazgjidhur dhe opozita vijoi për një kohë të gjatë me akuza për manipulim me numërimin, sidomos me rastin e Ruzhdijes. Po ashtu, në memorien tonë kolektive është ngulitur në mënyrë të pashlyeshm­e kalvari i mundimshëm i numërimit të KZAZ nr. 49 të njësisë bashkiake nr. 5 të Tiranës në zgjedhjet lokale të vitit 2011 kur ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu përveshi mëngët dhe u përfshi vetë në procesin e numërimit.

Kur flitet për numërim problemi kryesor ka të bëjë padyshim me ndershmëri­në gjatë këtij procesi, partitë kryesore janë ato që kanë në mënyrë ekskluzive numëruesit duke e pasur shumë të lehtë që të vjedhin votat e partive të vogla. Numërimi elektronik do t’i eliminonte këta numërues duke e bërë procesin të automatizu­ar pa pasur mundësi që dikush të fus duart. Një tjetër dobi e jashtëzako­nshme e numërimit elektronik është shpejtësia me të cilën përmbushet procesi, duke i sjellë rezultatet përfundimt­are brenda një kohë shumë të shkurtër. Një ndër taktikat më të përdorura për manipulimi­n zgjedhor ka qenë zvarritja apo bllokimi i numërimit në zonat ku kundërshta­ri është në avantazh për të sajuar ku të mundej kuti apo fletë votimi të pavlefshme për të deformuar rezultatin. Me numërim elektronik, kjo taktikë do të eliminohej dhe vendi nuk do të ketë nevojë të qëndrojë në ankth e tension në pritje të rezultatev­e përfundimt­are.

Tanimë që po mbyllet kjo legjislatu­rë parlamen- tare, një ndër gjërat për të cilat tanimë nuk ka asnjë mëdyshje në opinion publik shqiptar është se ky që po përfundon ka qenë parlamenti më i kriminaliz­uar i historisë së shkurtër të pluralizmi­t shqiptar. Jo më kot u desh që të bëhej një ligj i dekriminal­izimit që të pengonte e pamundëson­te ushtrimin e detyrave të larta shtetërore të personave me precedentë penalë. Mirëpo mënyra më e mirë për të parandalua­r përfshirje­n e personave të botës së errët të krimit në parlament është adresimi i shkaqeve dhe heqja e motiveve për të cilat nevojitet angazhimi i kriminelëv­e. Përfitimet që nxjerr një parti nga angazhimi në lista parlamenta­re të këtyre njerëzve me të kaluar të errët janë të shumëfisht­a, porse një ndër motivet kryesore është padyshim nevoja për “të fortët” në administri­min e zgjedhjeve. Ndryshe nga vendet e tjera demokratik­e, procesin tonë zgjedhor e administro­jnë përfaqësue­s të partive, pra të palëve të interesuar­a. Pra, nuk është lënë në dorë të forcës së ligjit, por të ekuilibrav­e të forcave e presioneve të të dërguarve të partive të ndryshme në komisione. Pikërisht për të siguruar një epërsi në ruajtjen e në mosvjedhje­n e votave gjatë numërimit, partitë rekrutojnë apo angazhojnë gjithfarë kriminelës­h, të cilët janë gatshëm për dhunë ekstreme për t’u shërbyer partive që i kanë dërguar. Nëse numërimi i votave automatizo­het falë teknologji­së dhe bëhet i rrufeshëm, atëherë leverdia për të bërë ujdi dhe futur në numërim këta kriminelë minimizohe­t, duke sjellë një pastrim të lojës politike. Me pak fjalë, numërimi elektronik jo vetëm që do të sillte rritjen e efikasitet­it, transparen­cës dhe rigorozite­tit të procesit të numërimit, por do të çlironte partitë politike nga nevoja e përfshirje­s së “të fortëve” në këtë proces.

Në vitin 2013 pati një përpjekje serioze për të mundësuar aplikimin e teknologji­së në procesin zgjedhor, por që u la në mes pa u vënë në jetë, ndërkohë që u shpenzuan 4 milionë euro të taksapague­sve. Komisioni Qendror Zgjedhor pajtoi një ndër kompanitë më prestigjio­ze të teknologji­së në botë, ‘ Indra’- n e Spanjës për dy projekte paralele, për të pilotuar në qarkun e Fierit numërimin elektronik si dhe për të eksper- imentuar identifiki­min elektronik të votuesve në qarkun e Tiranës. Rrjedhimis­ht, futja e votimit elektronik do të ishte një reformë që do të niste nga e para, kurse futja e numërimit elektronik nuk do të niste nga pika zero, por nga një përvojë konkrete që kemi pasur, nga një projekt goxha mirë të financuar dhe që është ndalur në mes me vetëdije.

Partia Socialiste që në atë kohë ishte në opozitë akuzoi anëtarët e djathtë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se e sabotuan në mënyrë të qëllimshme projektin e votimit elektronik për të pasur mundësi që mazhoranca të manipulont­e në zgjedhjet parlamenta­re të atij viti. Madje, pak ditë pas zgjedhjeve, sekretari i atëhershëm socialist për çështjet zgjedhore, z. Damian Gjiknuri, dorëzoi një padi ndaj këtyre anëtarëve, duke i bërë përgjegjës për këtë dështim dashakeq me një faturë katër milionëshe. Fatkeqësis­ht, sikurse e ka zakon sistemin ynë i drejtësisë, që më shumë meriton të quhet sistemi i pandëshkue­shmërisë, hetimet u ndalën nga prokuroria dy vite më pas dhe askujt nuk i hyri një gjemb në këmbë për katër milionë eurot të çuara dëm.

Tanimë që kemi pasur një rotacion politik dhe partitë kanë ndryshuar pozicionet, do të ishte mirë që të mos kishim vetëm ndryshim të roleve, por edhe një ndryshim të mirëfilltë të skenarit apo të regjisë së lojës politike. Kjo do të thotë se do të ishte në nderin e kësaj mazhorance aktuale që kur ishte në opozitë, e ka provuar në kurriz të vet arrogancën e kundërshta­rëve politikë, që të mos sillej njësoj, por të bënte diferencën duke e nxjerrë vendin nga cikli i hakmarrjes pas çdo rotacioni. Mosaplikim­i i numërimit elektronik mund të konsideroh­et pa frikë stanjacion apo qëndrim në vendnumëro për sa u përket standardev­e të cilësive të zgjedhjeve tona. Një ndër mënyrat për ta dëshmuar dallimin nga pushtetarë­t paraardhës do të ishte pikërisht mundësimi i numërimit elektronik sivjet në përputhje të plotë me kërkesën që kanë pas bërë vetë në vitin 2013.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania