Gazeta Shqiptare

Basha: Konsensus me PS për reformën zgjedhore

PPE, rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri: Mjaft me shitblerje të votës! "Teknologji­a në zgjedhje, jo çështje kohe"

- Valentina Madani

Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane ( PPE), e cila ka shumicën në Komisionin dhe Parlamenti­n Europian, miratoi me unanimitet një rezolutë për Shqipërinë e cila bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dënon shitblerje­n e votës. Sipas kreut të PD- së, Lulzim Basha, rezoluta bën thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore si dhe për zbatimin e ligjit për dekriminal­izimin e politikës dhe kërkon masa urgjente kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës. Z. Basha shpreh mirënjohje­n për mbështetje­n e PPE- së ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëv­e në betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër krimit dhe të ardhmen tonë europiane. Sakaq, shefi i opozitës vuri në dukje se mbetet i angazhuar në përmbushje­n e këtyre qëllimeve. "Dua të shpreh mirënjohje­n time për mbështetje­n e PPE- së ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëv­e në betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër krimit dhe të ardhmen tonë europiane, si dhe angazhimin tim për përmbushje­n e këtyre qëllimeve", - tha pas miratimit të rezolutës, kreu i PD- së, Lulzim Basha. Nga Brukseli, ai bëri thirrje për zgjedhje parlamenta­re të lira dhe të ndershme në 18 qershor. Pas deklaratav­e të kryeminist­rit Edi Rama dhe kreut të KQZsë se nuk mjafton koha për përdorimin e teknologji­së në këto zgjedhje, kreu i opozitës thotë se ajo që mungon është vullneti politik. "Çështja e votimit elektronik nuk është çështje kohe, por vullneti, që askush të mos votojë për të. S'ka futje duarsh në vullnetin e qytetarëve, siç votohet edhe numërohet, zëri i qytetarëve dëgjohet", - deklaroi z. Basha. Teksa u ndal tek Asambleja Politike e PPE- së, lideri i PD- së theksoi se PPEja kërkon masa kundër blerjes së votës në Shqipëri. Z. Basha gjatë një interviste ndër të tjera shtoi se rezoluta konsiston që te nxjerrja e kriminelev­e jashtë politikës, ndërsa i shpall luftë drogës dhe krimit të organizuar. Sakaq, kreu i PD- së tha se kërkohet konsensus për reformën zgjedhore, ndërsa si- pas tij votimi elektronik është çështje vullneti. "Rezoluta jep mbështetje unanime për Shqipërinë. Ajo bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe kërkon masa kundër blerjes së votës. Rezoluta kërkon nxjerrjen e kriminelëv­e jashtë politikës, luftë ndaj drogës e krimit të organizuar. Rezoluta e PPEsë kërkon bashkëpuni­m mes partive. Kërkohet konsensus për reformën zgjedhore, votimi elektronik është çështje vullneti. Ky votim i mundëson çdo qytetari të votojë. Me votimin elektronik, dëgjohet zëri i qytetarëve", - pohoi Basha, ndërsa premtoi se qeveria e ardhshme nën drejtimin e tij, do të jetë e qytetarëve. Gjatë qëndrimit në Bruksel, kreu i PD- së uroi për detyrën e re kreun e Komisionit për Punët e Jashtme në PE, David McAllister.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha dhe kreu i Komisionit për Punët e Jashtme në PE, David McAllister
Kreu i PD- së, Lulzim Basha dhe kreu i Komisionit për Punët e Jashtme në PE, David McAllister

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania