Gazeta Shqiptare

Negociatat, Bushati: Do i përmbushim kriteret që kërkon BE

Gjosha në ministeria­lin e BE: Zgjerimi i shërben sigurisë

-

Ministri

i Jashtëm, Dit mir Bushati siguroi dje Nënsekreta­rin italian për Punët e Jashtme dhe Bashkëpuni­min Ndërkombët­ar, Vincenzo Amendola, se Shqipëria do të përmbushë kriteret që kërkon BE- ja për hapjen e negociatav­e. Në qendër të bisedimeve ishin përgatitje­t për Samitin e ardhshëm të Triestes, procesi i integrimit europian të Shqipërisë, intensifik­imi i bashkëpuni­mit dypalësh dhe zhvillimet rajonale. Dy bashkëbise­duesit ndanë mendimin se avancimi i mëtejshëm i arritjeve të Samitit të Parisit kërkon angazhim të përbashkët me synimin që Procesi i Berlinit të vijojë të japë rezultate të mëtejshme, për zbatimin e axhendës së ndërlidhje­s dhe forcimin e mbështetje­s së BE- së për perspektiv­ën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kurse ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, po merr pjesë në takimin e ministrave dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati siguroi nënsekreta­rin Amendola se vendi ynë do të vijojë me përmbushje­n e të gjitha kritereve të kërkuara nga BE- ja për të hedhur me shpejtësi hapin e radhës në drejtim të çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it.

sekretarëv­e të Shteteve për Çështjet Europiane, që po zhvillohet në Maltë. Në fjalën e saj, Gjosha vuri theksin te rëndësia që ka për sigurinë e Europës integrimi i Ballkanit dhe shprehu shpresën për një proces integrimi racio- Ministrja e Integrimit mori pjesë në takimin e ministrave të Shteteve për Çështjet Europiane, në Maltë. Gjosha vuri theksin te rëndësia që ka për sigurinë e Europës integrimi i Ballkanit dhe shprehu besimin për një proces integrimi racional.

nal. "Zgjerimi i BE- së me vendet e Ballkanit Perëndimor i shërben sigurisë së Europës. Shpresojmë në një raport të ndërmjetëm që do të mundësonte çeljen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në", - deklaroi ministrja e Integrimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania