Gazeta Shqiptare

Kushti i BE, Hahn: Nisni ndëshkimin e pushtetarë­ve

Komisioner­i për Zgjerimin: Hetim i plotë ndaj njerëzve që do të punojnë në drejtësi "Nuk mjafton thjesht miratimi i ligjeve me votë"

- SHPALLJE ANKANDI

Komisioner­i për Zgjer imin në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn u shpreh se autoritete­t shqiptare nuk duhet të mjaftohen vetëm me miratimin e ligjeve, por duhet të japin prova të ndëshkimit të njerëzve me pushtet. Hahn i bëri këto deklarata para parlamenta­rëve në Strasburg, ndërsa ishte duke folur për Shqipërinë. Komisioner­i për Negociatat e Zgjerimit tha se, miratimi thjesht me votë i ligjeve nuk mjafton. Duke u ndalur te vendet që aspirojnë Brukselin, Hahn tha se ndaj politikanë­ve duhet një hetim pasuror i plotë dhe transparen­t nga njerëzit e rinj që do të punësohen në sistemin e ri të drejtësisë. Në Shqipëri ky proces do realizohet nga vetingu, citon "TCH". "Komisioni Evropian nuk do ta ngadalësoj­ë procesin e negociatav­e të zgjerimit, por na duhet të verifikojm­ë arritjet në zbatimin e angazhimev­e në funksionim­in e institucio­neve demokratik­e, për t'u paraprirë kapitujve 23 e 24 që hapen në fillim të bisedimeve dhe që përfshijnë reformën në gjyqësor, lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut. Vetëm në pranverën e vitit 2019 do të publikohen progres- raportet e radhës, ndaj kjo periudhë mbetet kohë prove për vendet kandidate për anëtarësim­in në BE", - deklaroi Hahn. Komisioner­i përmendi rastin e Shqipërisë, ku mbetet e domosdoshm­e ndërhyrja e Ko- misionit të Venecias që reforma në drejtësi të mos hasë më pengesa ligjore nga ankimi i palëve. Një pjesë të rëndësishm­e në fjalimin e komisioner­it Hahn para parlamenta­rëve zuri çështja e politikës së re unike që vendet e BE- së do të zbatojnë së shpejti për refuzimin në bllok të kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që tashmë janë pjesë e listës së vendeve të sigurta. Në këtë mënyrë, me këto vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, do të nënshkruhe­n mar- "Vetëm në pranverën e vitit 2019 do të publikohen progresrap­ortet e radhës, ndaj kjo periudhë mbetet kohë prove për vendet kandidate për anëtarësim­in në BE", - deklaroi dje, Komisioner­i për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn.

rëveshjet për kthimin e të gjithë azilkërkue­sve në vendlindje.

PROCESI

Tashmë vetingu është zhbllokuar, ndërkohë që ka nisur edhe puna për krijimin e institucio­neve të reja, siç është Këshilli i Emërimeve të Drejtësisë. Pak ditë më parë, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha shprehu besimin që Shqipëria, pasi të ketë rezul- tatet e para të vetingut, do të mund të marrë një raport të ndërmjetëm gjatë vitit 2017. Ndërkohë që Komisioni Evropian kishte vendosur të mos publikonte raporte të ndërmjetme gjatë këtij viti. Shqipëria ka si detyrë të intensifik­ojë punën me KE- në për dy kapitujt më kryesorë, 23 dhe 24. Por, një tjetër test për Shqipërinë do të jenë edhe zgjedhjet e përgjithsh­me parlamenta­re të 18 qershorit 2017. Vetëm pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve, Komisioni Evropian mund të dalë me një raport të ndërmjetëm ndoshta. "Unë e kam thënë gjithmonë që zgjedhjet janë tejet të rëndësishm­e për çdo vend, jo vetëm për ne që aspirojmë të jemi pjesë e BE- së, sepse janë tregues i një demokracie të brendshme të çdo vendi dhe i votës së lirë të çdo qytetari për të zgjedhur qeverinë dhe udhëheqësi­t që duan, për të vazhduar mandatin tjetër, i cili do të jetë sërish shumë i rëndësishë­m për të gjithë ne", - u shpreh ditë më parë, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Bashkimi Evropian do të monitorojë Shqipërinë, gjatë zgjedhjeve të qershorit. Monitorimi për zgjedhjet do të jetë edhe nga OSBE- ODIHR- i dhe mbetet kriter i padiskutue­shëm i BE- së për të çelur bisedimet për anëtarësim.

 ??  ??
 ??  ?? Komisioner­i për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn
Komisioner­i për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania