Gazeta Shqiptare

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Kuvendi hedh të premten shortin

Kryetari i Kuvendit miratoi rregullat dhe procedurat

-

Kuvendi

i Shqipërisë njoftoi dje, se të premten e 27 janarit Kuvendi do të hedhë shortin për përzgjedhj­en e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Shorti do të hidhet rreth orës 10: 00 të paradites, sipas njoftimit të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit ka miratuar rregullat dhe procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në njoftim thuhet se, "Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/ d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, neneve 221 dhe 284 të ligjit nr. 115/ 2016 ' Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë', njofton publikisht se ditën e premte, në datën 27 janar 2017, ora 10: 00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit do të organizojë hedhjen e shortit për përzgjedhj­en e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Me vendimin nr. 3, datë 24.01.2017, Kryetari i Kuvendit ka miratuar rregullat dhe procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi". "Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të përfaqësue­sve të dërguar nga institucio­net e përcaktuar­a nga neni 284 i ligjit nr. 115/ 2016, ' Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë'; Avokatit të Popullit; përfaqësue­sve të gru-

PJESËMARRJ­A

"Në datën dhe orën e caktuar për organizimi­n e shortit mund të marrin pjesë edhe kandidatët e propozuar nga institucio­net e përcaktuar­a nga neni 284 i ligjit nr. 115/ 2016, ' Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë'", theksohet në njoftimin e Kuvendit.

peve parlamenta­re; përfaqësue­sve të përfaqësiv­e të huaja diplomatik­e të akredituar­a në Republikën e Shqipërisë dhe të organizata­ve partnere ndërkombët­are, medias", thuhet në njoftim.

 ??  ?? Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania