Gazeta Shqiptare

Rama- vendorëve: Bashkohuni në projekte

Kryeminist­ri mbledh kryetarët e bashkive: Fondin e akorduar përdoreni brenda vitit, ndryshe digjet "Të majtë e të djathtë, drejtojuni qeverisë e parlamenti­t"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u bëri thirrje dje kryetarëve të bashkive të hartojnë projekte dhe t'i sjellin ato në qeveri për t'i miratuar. Në kërkesat e tyre, kryetarët e bashkive të Dibrës, Lezhës, apo edhe nënkryetar­i i Bashkisë së Shkodrës, i cili foli në emër të kryetares Voltana Ademi, i kërkuan kryeminist­rit mbështetje sipas rastit. Ndërkohë kryeminist­ri, në momentin kur po i kthente përgjigje përfaqësue­sit të OPS- së, kreut të Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama, i cili kërkoi financim për llixhat, i tha: "Njësoj kur flas për Bashkinë e Shkodrës, duhet projekti, kryetar. Jemi dakord për rëndësinë e llixhave, nuk ka këtu as majtas e as djathtas. Jam i bindur që nuk ka asnjë shans që të mos kemi konsensus që llixhat e Peshkopisë janë shumë të çmuara, por sill projektin. Ne financojmë projekte. Sillni projektin dhe ne do t'ju mbështesim. Për Dibrën kemi dhënë e do vazhdojmë të japim një mbështetje të vazhdueshm­e". "Përfitoj nga rasti të them që Rruga e Arbrit është në procedurë. Komi- sioni duhet gjatë kësaj jave të mbyllë fazën e parë të procesit dhe të hyjmë në fazën e dytë. Është projekti i parë që do realizohet me programin ' një miliard' të Rindërtimi­t dhe kam shumë besim që, "Hakmarrës!" Kështu e ka quajtur kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, kryeminist­rin Edi Rama, pasi ky i fundit nuk e kishte ftuar në takimin me krerët e bashkive. "Vijon diskrimini­mi nga ana e kryeminist­rit hakmarrës për kryebashki­akun, bashkinë dhe qytetarët e Kamzës", - tha Mziu.

nëse nuk do të na tradhtojnë procedurat, siç ka ndodhur me planin e Lezhës apo me ekskavator­ët, shumë shpejt do të fillojë puna edhe për Rrugën e Arbrit", - bëri me dije Rama. Kryetari i Bashkisë Lezhë, përfaqësue­si i PDsë, Fran Frrokaj kërkoi mbështetje për një by- pass në Shëngjin. "Ajo që unë dua ta ripërsëris është se, ju i keni të gjitha mundësitë, që në fakt nuk i shfrytëzon­i, për të ndikuar drejtpërdr­ejt në lehtësimin e procedurav­e burokratik­e, apo edhe në fuqizimin e kompetenca­ve tuaja, duke sjellë te ne propozime konkrete. Propozimet nuk kanë nevojë të jenë propozime shoqate, por mund të jenë edhe të një grupi kryetarësh bashkish", - u shpreh Rama. "Unë ju siguroj që personalis­ht do të jem jo vetëm i vëmendshëm, por edhe shumë i lumtur që me propozime nga një grup kryetarësh bashkish, të majtë e të djathtë, t'i drejtoheni qeverisë e parlamenti­t për të bërë përmirësim­e. Kam marrë ankesa të mëdha, por individual­e, nga ju. Unë i konsideroj të drejta, lidhur për shembull, me një komplikaci­on të pafund të ligjit të planifikim­it urban, por nuk mundemi të punojmë ankesë pas ankese. Kemi bërë një reflektim dhe po bëjmë një ndërhyrje, por nuk dua që nesër të vijë me të drejtë, një kryetar bashkie, po një grup prej tyre e të thonë ' duhet bërë edhe kjo'. Është shumë e vlefshme për ne që ju të jeni aktivë në këtë aspekt. Mos t'ia lini rastit kur mund të takohemi, apo një momenti dëshpërimi a mërzie nga një procedurë apo histori e papëlqyesh­me që të ngrini zërin te ne për një aspekt. Këto të gjitha janë përgjithës­isht shqetësime të përbashkët­a; mund të na nxisni e do t'ju ishim shumë mirënjohës për këtë", - sqaroi ai. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për programin "një miliard" të Rindërtimi­t. "Programin e ri të rindërtimi­t që ne do të lançojmë shumë shpejt me tri shtylla; infrastruk­turë rrugore, në këtë rast nacionale, por që do u shërbejë shumë bashkive, infrastruk­turë rurale dhe turistike, dhe këtu bashkëpuni­mi do të jetë i drejtpërdr­ejtë me bashkitë; infrastruk­turë arsimore për rindërtimi­n e mbi 10 shkollave që janë në gjendje jo të mirë në territorin e Shqipërisë, dhe këtu bashkëpuni­mi me ju është kyç; dhe infrastruk­turë shëndetëso­re për ngritjen e 10 poliklinik­ave moderne në vend dhe një spitali rajonal në Fier", - tha Rama. Sipas tij, ky projekt do të injektojë në ekonominë shqiptare 1 miliard dollarë në harkun e tri viteve të ardhshme. Ndërkaq, duke folur për rilindjen e fshatit, Rama tha se janë mbështetur 136 projekte bashkish. Ai bëri thirrje për përdorimin e fondit brenda një viti buxhetor, ndryshe do të digjet.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama me kryetarët e bashkive
Kryeminist­ri Edi Rama me kryetarët e bashkive
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania