Gazeta Shqiptare

DEBATET NË KQZ

Votimi elektronik, PD- Bibës: Jep dorëheqjen!

-

Deklarata

e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, se implementi­mi i teknologji­së është i pamundur në zgjedhjet e 18 qershorit, solli dje reagimin e ashpër të përfaqësue­sve ligjorë të PDsë. Në emër të opozitës, Njazi Kosovrasti kërkoi dorëheqjen e kreut të KQZsë. "Jep dorëheqjen ti, nuk mund të thuash që teknologji­a në zgjedhje nuk bëhet. Kjo nuk është detyra jote, thuaj që s'e bëj dot këtë punë", - deklaroi z. Kosovrasti. Kreu i KQZsë, Denar Biba, mbajti të njëjtin qëndrim me atë të së dielës kur u shpreh se për votimin elektronik duhen të paktën 20 muaj kohë. "Nuk bëhet dot pesë muaj para zgjedhjeve, se koha nuk është e mjaftueshm­e. Kjo është qesharake. Nuk ka kohë, u shpreh z. Biba. Kundër Bibës doli edhe nënkryetar­i i KQZ- së, Hysen Osmani. Debati ndodhi në mbledhjen e thirrur nga KQZ- ja për shpërndarj­en e fondit prej 290 milionë lekësh që buxheti i shtetit ka vënë në dispozicio­n të partive politike për zgjedhjet parlamenta­re të 18 qershorit.

Në zgjedhjet e 18 qer shorit asnjë aleat nuk do të dalë deputet prej listave të Partisë Demokratik­e. Për demokratët, përfshirja e aleatëve në listat e tyre nuk është më rruga e duhur. Vendimin për largimin e tyre e bëri dje publik nënkryetar­i i PD- së, Edmond Spaho. Por, a ka pasur kërkesë të aleatëve për t'u bërë pjesë e listave të PD- së? "Jo, jo, jo, asnjë kërkesë të kësaj natyre! Dhe nuk ka për të pasur individë nga partitë e tjera, qofshin këta edhe kryetarë, që të jenë në listat e PD- së. Eksperienc­a e zgjedhjeve të vitit 2013 tregoi që nuk ishte ndoshta më e mira", - deklaroi z. Spaho për "News24". Në zgjedhjet e vitit 2013, ishkryemin­istri Sali Berisha u tregua dorëlëshua­r me partitë kryesore aleate, duke i bërë kryetarët e tyre pjesë të listave, një manovër kjo që rezultoi e gabuar. Shpëtim Idrizi ishte i pari që braktisi demokratët për t'u bashkuar me Edi Ramën. Një vit më vonë, të njëjtën rrugë ndoqi edhe demokristi­ani Nard Ndoka. Por me aleatët, Lulzim Basha është bashkë në betejën për garantimin e votave. Edmond Spaho, një replikë e ka edhe me OSBE/ ODHIR- in, sipas së cilës, nuk ka kohë për përdorimin e elektronik­ës. "Kërkesa për votim elektronik është detyrim ligjor. Është në mandatin e OSBE- së të jetë garant i procesit dhe jo kronometri i datës së zgjedhjeve, kështu që, në këtë kuptim, është në detyrën dhe përgjegjës­inë e OSBE- së që ka 25 vite në Shqipëri që kryen reforma, që të garantojë një proces të lirë dhe të ndershëm. Ne nuk do hyjmë për të qenë fasadë në zgjedhje, apo për t'u dhënë legjitimit­et zgjedhjeve të vjedhura. Nuk do lejojmë që këto zgjedhje të vidhen, dhe për këtë qëllim do përdorim çdo mjet që na lejon demokracia, pasi është vullneti i qytetarëve shqiptarë që të kenë një proces zgjedhor të besueshëm si në të gjitha vendet e tjera", - theksoi Spaho. Opozita ka braktisur Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe kthimi është në pikëpyetje për sa kohë kushti i saj nuk plotësohet. Po dje, nënkryetar­i i PD- së, Edmond Spaho, gjatë një takimi me zv. ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola, foli për rëndësinë e votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme. Ai është shprehur se zgjedhjet në Dibër dhe Kolonjë janë një dëshmi e cila tregon se mazhoranca nuk do votë të lirë e të ndershme. "Në Shqipëri nuk ekziston një mekanizëm për të bërë zgje-

dhje transparen­te. Nëse duhet kohë, jemi të lirë të presim derisa të garantohen zgjedhjet, rezultati i të cilave do të pranohen nga të gjitha palët. Ne kemi kërkuar që në vitin 2015 për të diskutuar në lidhje me garantimin e votës, votimin dhe numërimin në mënyrë elektronik­e, por mazhoranca nuk ka shprehur vullnet", - u shpreh Spaho. Zyrtari demokrat shprehu shqetësimi­n e tij, pasi mazhoranca është duke lejuar kultivimin e kanabisit, për të blerë më pas votat. "Mazhoranca nuk është e gatshme dhe nuk ka vullnet për të lënë të lirë vullnetin e qytetarëve për të votuar. Sot ka ende kryetarë bashkie, si rasti në Kavajë dhe Krujë, të dënuar për krime dhe që ende mbajnë detyrën. Pas tyre qëndrojnë njerëz të inkriminua­r të cilët rrezikojnë procesin zgjedhor", - deklaroi z. Spaho.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania