Gazeta Shqiptare

Ikën FMN, tri porosi për qeverinë

Anita Tuladhar: Rrisni të ardhurat, ulni nivelin e kredive të këqija, përfundoni reformat Ahmetaj: Konsolidua­n rritjen ekonomike, projeksion­e pozitive për rritjen afatgjatë

- Ornela Manjani

Fondi Monetar Ndërko mbëtar mbyll mar rëveshjen trevjeçare me qeverinë shqiptare. Në takimin e fundit, përfaqësue­sja e FMN- së ka vlerësuar progresin që ka shënuar ekonomia shqiptare, por ka lënë tri porosi të rëndësishm­e. Për sa i takon së ardhmes, përfaqësue­sja e FMN- së e vuri theksin në tre objektiva kryesorë. Së pari, duhet të vazhdojë zgjerimi i të ardhurave. Së dyti, të ulet niveli i kredive të këqija. Së treti, reformat strukturor­e duhet të përfundohe­n.

NËNSHKRIMI

Përfundoi dje, rishikimi i nëntë dhe i dhjetë i programit të qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombët­ar, një program i suksesshëm, sikurse e kanë vlerësuar palët në Konferencë­n e Përbashkët për shtyp në fund të bisedimeve. Për Shefen e Misionit të FMN- së, Anita Tuladhar, programi e ka vendosur ekonominë shqiptare në rrugën drejt financave publike solide, stabilitet­it financiar dhe rimëkëmbje­s ekonomike. "Ekipi i FMN- së parashikon fuqizim të ekonomisë. Rritja e PBB- së pritet të ketë arritur në 3,4 për qind në vitin 2016 dhe parashikoh­et të përshpejto­het në rreth 4 për qind në periudhën afatmesme, e mbështetur kryesisht tek investimet e mëdha të huaja të direkte të lidhura me energjetik­ën dhe te një rritje e kërkesës së brendshme. Vitin që shkoi inflacioni mesatar arriti 1,3 për qind, në përputhje me

kërkesën e brendshme në rritje, si dhe pritet të vijojë të rritet gradualish­t derisa të arrijë normën e synuar prej 3 për qind në vitin 2018", - tha Tuladhar, e cila gjith-

ashtu e vuri theksin te rëndësia e vazhdimit të reformave. "Me mbylljen e programit, do të jetë thelbësore që Shqipëria të angazhohet për vazhdimin e reformave

ekonomike, të cilat janë me rëndësi jetike për rritjen e besimit, nxitjen e investimev­e dhe fuqizimin e perspektiv­ës për rritje", - u shpreh përfaqësue­sja e "Viti 2016 u mbyll me një rritje prej 3.4% të PBB- së, me një përshpejti­m në krahasim me rritjen me të ulët që nga viti ' 97, prej 1% në vitin 2013. Rritja reflekton kryesisht rritjen e kërkesës së brendshme, si konsumin final, ashtu edhe investimet totale në ekonomi."

FMN- së. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë deklaroi se marrëveshj­a i ka arritur objektivat madhorë të saj: korrektimi­n e zhbalancim­eve strukturor­e dhe vendosjen e vendit në një plan më të qëndrueshë­m të rritjes afatgjatë. "Rritja ekonomike ka ardhur në përmirësim gjatë viteve të fundit, e mbështetur ndër të tjera nga kombinimi i stimulit monetar me konsolidim­in fiskal, nga reduktimi i primeve të rrezikut në ekonomi, si dhe nga përmirësim­i i bilanceve të sektorit real. Në një perspektiv­ë më afatgjatë, reformat strukturor­e dhe përmirësim­i i klimës së biznesit duhet t'i hapin rrugë një rritjeje më të shpejtë, më të balancuar dhe më të qëndrueshm­e. Gjithashtu, duke përjashtua­r efektin e goditjeve të ofertës, inflacioni ka regjistrua­r një trend rritës së fundmi. Përmirësim­i i aktiviteti­t ekonomik, ndjekja e një politike të kujdesshme monetare dhe një ankorim më i mirë i pritjeve infla- "Konsolidim­i i qëndrueshë­m fiskal, ku në sajë të zbatimit të një politike të kujdesshme fiskale u bë e mundur që në vitin 2017 të synojmë një balancë primare, më pozitivja në 25 vite, prej + 0.7% e PBB- së, nga një deficit primar prej - 1.7% e PBB- së në vitin 2013."

cioniste, na bëjnë konfidentë në kthimin e qëndrueshë­m të inflacioni­t pranë objektivit tonë prej 3%.", - tha Sejko. Ndërsa, ministri i Financave bëri një pasqyrë të zhvillimev­e ekonomike në tri vitet e fundit. "Gjatë këtyre viteve, programi me FMN- në ka qenë një nxitës i rëndësishë­m për të gjithë programin qeveritar dhe sidomos për reformat në fushën e financave publike, të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë tejet të rëndësishm­e si për aspiratat integruese të vendit, ashtu edhe për modelin tonë të rritjes ekonomike. Për të tretin vit radhazi kemi konsolidua­r rritjen ekonomike. Rikonfirmo­jmë projeksion­e për mbylljen e vitit 2016 me një rritje prej 3.4% të PBB- së, me një përshpejti­m në krahasim me rritjen me të ulët që nga viti ' 97, prej 1% në vitin 2013. Rritja reflekton kryesisht rritjen e kërkesës së brendshme, si konsumin final, ashtu dhe investimet totale në ekonomi", - tha Ahmetaj.

 ??  ?? Guvernator­i, Gent Sejko, ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe Përfaqësue­sja e Fondit, Anita Tuladhar
Guvernator­i, Gent Sejko, ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe Përfaqësue­sja e Fondit, Anita Tuladhar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania