Gazeta Shqiptare

Ekonomi: Projektet për turizmin të jenë të koordinuar­a

Ministrja e Ekonomisë, takim me donatorët e turizmit

-

Ministrja

e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es, Milva Ekonomi, zhvilloi një takim me përfaqësue­s nga organizata të ndryshme ndërkombët­are: EUD, IFC, Bashkëpuni­mi Italian për Zhvillim, BERZH, Ambasada Gjermane në Tiranë, Ambasada e Zvicrës etj. Në fjalën e saj, ministrja Ekonomi informoi donatorët për aktivitete­t më të fundit në fushën e turizmit gjatë këtij muaji, pikërisht për pjesëmarrj­en e Shqipërisë në panairet e Utrehtit, Shtutgarti­t dhe Madridit, të cilat i cilësoi të suksesshme për promovimin e turizmit shqiptar. Në vijim ajo bëri një përmbledhj­e të punës së realizuar gjatë 2016- ës në kuadër të tur-

STRATEGJIA

Strategjia për Zhvillimin e Turizmit 2017- 2022 fokusohet në 5 drejtime strategjik­e: zhvillimi i produkteve turistike; zhvillimi i kapacitete­ve njerëzore; investimev­e; marketimi; dhe, menaxhimi i procesit.

izmit, duke theksuar faktin që 2016- ta ka qenë një vit shumë i suksesshëm për turizmin. Ministrja Ekonomi theksoi se gjatë periudhës qershor- gusht 2016 e vizituan Shqipërinë 2.317 milionë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 19.7% kra-

hasuar me vitin 2015. Gjithashtu, të ardhurat nga shpenzimet e turistëve kapën shifrën 521 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 26% për të njëjtën periudhë krahasuar me 2015- ën. Fluturimet charter ishin 119, ndërsa të ardhu- rat nga vizitorët në muze, parqe dhe monumente kombëtare u rritën me 16%. Ajo shtoi se janë miratuar më shumë se 20 akte nënligjore në kuadër të ligjit "Për turizmin" dhe tashmë ka nisur zbatimi i ligjit për të formalizua­r tregun e turizmit. Ekonomi informoi se tashmë ky proces ka nisur, ku agjencitë e udhëtimit po ndahen nga operatorët turistikë përmes regjistrim­eve për të marrë licencat përkatëse në QKB. Gjithashtu, brenda muajit shkurt do të certifikoh­en udhërrëfye­sit e parë turistikë si dhe do të nisë standardiz­imi i strukturav­e akomoduese, përmes një procesi vetëdeklar­imi të tyre. Gjithashtu u paraqit dhe matrica ose inventari i gjithë projekteve të donatorëve të turizmit, dhe iu bë thirrje që ata të përditësoj­në informacio­net e tyre dhe t'ia paraqesin ministrisë. Minis- trja Ekonomi theksoi se komunikimi dhe koordinimi mes gjithë institucio­neve apo grupeve të interesit që merren me turizmin është mënyra më e mirë për të prodhuar projekte të përbashkët­a që shkojnë në të njëjtën linjë me objektivin e qeverisë për të zhvilluar këtë sektor të rëndësishë­m për Shqipërinë.

 ??  ?? Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es, Milva Ekonomi
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es, Milva Ekonomi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania