Gazeta Shqiptare

Gjykata liron pilotin italian Guido Guidi

Gazetari, prokuroris­ë: Guido paska ardhur për një guidë në Shqipëri?! Keni 5 muaj dhe më mbani telefonat 69- vjeçari lë në bankë garanci pasurore 10 mijë euro

- Xhensila Kodra

Piloti italian, Guido Guidi, avioni i të cilit u rrëzua në Ishëm të Durrësit, tashmë mund të largohet nga Shqipëria, pasi me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, atij iu kthye pasaporta e sekuestrua­r për llogari të hetimeve që prej muajit shtator të 2016- ës. Sipas vendimit, Guidit i lejohet që të udhëtoje drejt Italisë, aty ku ndodhet edhe familja e tij, por duhet të paraqitet në prokurori sa herë që do të kërkohet nga organi i akuzës. Gjithashtu, në seancën e djeshme gjyqësore, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi një garanci pasurore prej 10 mijë eurosh si masë ndaluese ndaj pilotit italian. Mësohet se kjo shumë parash është depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri nga djali i pilotit Guido Guidi. Ky i fundit, prej pesë muajsh është nën hetim për trafik droge. 69- vjeçari ishte edhe vetë i pranishëm në sallën e gjyqit, i cili është shprehur se do të paraqitet në seancat gjyqësore sa herë që të lajmërohet. Po ashtu, edhe avokati i tij mbrojtës tha të njëjtën gjë, duke shtuar më tej se klienti i tij nuk mund të rrijë i vetëm në Shqipëri për shkak të moshës dhe se ka nevojë të qëndrojë pranë familjes së tij. Duke dëgjuar këto pretendime, gjykata me kërkesë edhe të prokuroris­ë vendosi që piloti italian të hetohet në gjendje të lirë dhe mund të largohet drejt Italisë. Ndërkaq, prokurori është duke vijuar hetimet për të zbuluar shkaqet e fluturimit nga Italia në Ishëm të avionit "Piper". Ndërkaq, në

lidhje me lirimin e pilotit italian reagoi edhe gazetari investigat­iv i "News 24", Artan Hoxha.

REAGIMI

"Guido Guidi zbarkoi si pilot për një guidë hashashi në Ishëm të Durrësit në 15 shtator 2016... Por e dhjeu guidën, se u ul keq dhe i mbeti avioni në tokë... Gjithsesi, ai bëri një guidë turistike në Durrës nga mesi i shtatorit 2016 deri në fund të janarit 2017, me fletë- ka-

mpi të paguar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dhe po kthehet në atdhe me guidë si pensionist italian i pafajshëm, duke udhëtuar me ' Alitalia'- n. Një pyetje kam për Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ky Guido paska ardhur thjesht për një guidë vajtje- ardhje në Shqipëri?! Po ç'mut sekreti u paskam nxjerrë unë, kur keni 5 muaj dhe m'i mbani të sekuestrua­r telefonat në laboratori­n kriminalis­tik në kundërshti­m me çdo lloj legjislaci­oni shqiptar, qoftë ky penal apo civil?! Guido paskësh ardhur për guidë qejfi, por në vend ta ulte avionin në Rinas, e uli ' gabimisht' 1.5 kilometra më poshtë, në një pistë ndërtuar enkas për të, në grykëderdh­jen e lumit Ishëm. Atë pasdite shtatori thashë se Guido kishte ardhur për të inauguruar pistën e re, të linjës ndërkombët­are të narkotrafi­kut ShqipëriBE dhe për të marrë 200 kg hashash. Dhe kjo u cilësua nxjerrje sekreti hetimor... Por, në fakt nga hetimet 5mujore të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe dërgimit për guidë në shtëpi të Guidos, rezulton se sekreti i vërtetë ka qenë: ' Guido Guidi erdhi thjesht për guidë turistike në Ishëm", kaq ishte, jeta vazhdon. Suksese në jetë Guido, herën tjetër ule më butë avionin, se na more në qafë...', shkruan Hoxha në "Facebook".

 ??  ?? Avioni që u rrëzua në Ishëm të Durrësit
Avioni që u rrëzua në Ishëm të Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania