Gazeta Shqiptare

Xhiroi 15 mln lekë të rinj, akuzë Bamit

Ndodhet në arrest shtëpie për çështjen "Doshi". Hetimi, përfitime të konsiderue­shme në 2011- 2015 Prokuroria e Krujës: Nuk e justifikon blerjen e disa shtëpive

-

Prokuroria e Krujës ka ngritur akuzë të re për ' pastrim parash' ndaj të pandehurit Durim Bami, i cili ndodhet në ' arrest shtëpie' për kallëzim të rremë në çështjen ' Doshi'. Sipas prokuroris­ë së Krujës, Durim Bami nuk justifikon blerjen e disa apartament­eve në Durrës dhe në Tiranë, raporton "Balkanweb".

Por pavarësish­t akuzave të reja në ngarkim të Bamit, Gjykata e Krujës ka shpallur moskompete­ncë për çështjen, ndërsa i akuzuari ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit.

Më herët, Prokuroria e Krujës kishte përfunduar hetimin dhe dërgoi për gjykim Durim Bamin, i akuzuar për veprën penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale". Nga hetimi, ka rezultuar se i pandehuri, ka lidhur kontrata për shitblerje­n dhe qiradhënie­n e pasurive, në zyra noteriale të ndryshme. Konkretish­t, në harkun kohor 2011- 2015, i pandehuri ka kryer transaksio­ne të ndryshme në fushën e "Dhënies së huasë" dhe "Blerje apartament­i" në vlerën totale 15.670.000 lekë.

Nga ky total, ai ka "dhënë hua" 5.400.000 lekë, si edhe ka shpenzuar për "ndërtim të paluajtshë­m" vlerën 10.270.000 lekë.

Prokuroria e Krujës ka arritur në konkluzion­in se ky shtetas, pa pasur asnjë të ardhur financiare të ligjshme ( vetjake apo të familjes së tij), nëpërmjet këmbimit ose transferim­it të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksio­neve të copëzuara për shmangien nga raportimi, veprimeve aktive të kundër- ligjshme, konkretish­t formave të paraqitura më poshtë, ka konsumuar elementët e veprës penale të "Pastrimi i produkteve të veprës penale", parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal. I pandehuri është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, në bazë të të cilave Prokuroria e Krujës ka krijuar bindjen se ka gjeneruar përfitime ekonomike në vlera të konsiderue­shme.

PRECEDENTI

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha publikoi në muajin maj denoncimin e një "qytetari dixhital", i cili akuzon policinë dhe një Durim Bami është personi i shfaqur në videon e publikuar nga Tom Doshi si atentatori i tij. Por, me t'u arrestuar, Bami ka ndryshuar versionin dhe ka deklaruar se ishte ' detyruar' nga deputeti Doshi dhe se gjithçka kishte pranuar në video ishte sajesë. Ai akuzohet për kallëzim të rremë para prokurorit.

prokurore të Krujës se kanë fshehur kapjen e personazhi­t të njohur të kronikës së zezë, të përfshirë kohë më parë edhe në çështjen "Doshi", Durim Bamit me armë dhe antiplumb në Nikël të Krujës. Në mesazhin e "qytetarit dixhital" të publikuar nga Berisha, thuhet ndër të tjera se "më datë 21.05.2016, rreth orës 17: 00, në një lokal në qendër, Nikel, është kapur me armë pa leje, antiplumb dhe disa sende të tjera të kundërligj­shme shtetasi Durim Bami, dhe me ndërhyrjen e prokurores së gatshme të rrethit Krujë, M. K., ky sh- Ish- kryeminist­ri Berisha ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme dy vite më parë se ka disponuar informacio­ne se Durim Bami, person i përfolur për çështjen ' Doshi', është i dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo. Berisha pohoi se "edhe pse kishe dyshime se Bami ishte autor i vrasjes së Santos, ti e takove".

tetas nuk është arrestuar, por ai ka thirrur me telefon një ushtar të besuar të tij, të quajtur Lorenc Xhaja po nga Nikla, i cili ka marrë përsipër armën dhe është arrestuar në vend të Durimit me premtimin se do lirohet së shpejti. M. K. është bashkëshor­tja e E. K., prokuror në prokurorin­ë e rrethit gjyqësor Tiranë dhe nipi i Hysni Kapos", shkruan ndër të tjera Berisha në "Facebook". Edhe kreu i Departamen­tit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se "Saimir Tahiri është kapur në një tjetër aferë kriminale".

Durim Bami është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, në bazë të të cilave Prokuroria e Krujës ka krijuar bindjen se ka gjeneruar përfitime ekonomike në vlera të konsiderue­shme.

 ??  ?? Durim Bami
Durim Bami

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania