Gazeta Shqiptare

Gjyqi ndaj David Qosjes, 4 oficerët e policisë dëshmojnë te Krimet e Rënda

Akuza kërkon si dëshmitarë edhe banorët e Torovicës

-

seancën gjyqësore të zhvilluar dje ndaj të pandehurit David Qosja, i cili akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë Ardian Kodra, dëshmuan 4 punonjës të policisë të cilët ishin të pranishëm ditën e ngjarjes. Katër dëshmitarë­t treguan në Gjykatën e Krimeve të Rënda momentin e vrasjes së kolegut të tyre, si dhe operacioni­n për kapjen e autorit. Ata kanë rrëfyer se ishin banorët e Torovicës që i kishin lajmëruar se Qosja po përbënte rrezik për ta, pasi kishte filluar të qëllonte me armë në ajër. Kërkesa për të dëshmuar në gjykatë efektivët e policisë u bë nga prokurori i çështjes, në seancën e datës 10 janar të këtij viti. Po ashtu, organi i akuzës kërkoi që si dëshmitarë në seancat e ardhshme të sillen komshinjtë e të pandehurit që njoftuan policinë se ai po qëllonte me armë në ajër. Në seancën e parë gjyqësore, Qosja nuk shfa- qi pendesë para trupës gjykuese, por as avokatja e tij mbrojtëse nuk kërkoi ulje të 1/ 3 së dënimit. Në këtë mënyrë, i pandehuri rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa, nëse do të kishte kërkuar ulje të dënimit, ai do të vuante 35 vite burgim. Ndërkaq, përkundër asaj që u deklarua në fillim, David Qosja nuk vuan nga asnjë çrregullim mendor. Janë ek-

NGJARJA

Vrasja u shënua në shtator të vitit të shkuar. Në atë kohë, forcat e policisë rrethuan banesën ku Qosja jetonte i vetëm. Pasi u rrethua nga policia, Qosja hapi zjarr ndaj uniformave blu, ku la të vdekur efektivin Kodra. Më pas tentoi të largohej prej andej, por u kap pak minuta më vonë në një arë me misër.

spertët e mjekësisë ligjore ata që kanë dalë në këtë përfundim, dhe ky fakt u pohua nga prokurori i çështjes, i cili lexoi aktakuzën e plotë para trupës gjykuese. xhe. ko.

 ??  ?? I pandehuri David Qosja
I pandehuri David Qosja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania