Gazeta Shqiptare

Universite­ti Bujqësor: Emrat e 163 studentëve që përfitojnë bursë të plotë

Për vitin akademik 2016- 2017 janë miratuar 1800 bursa për studentët e universite­teve publike Pagesa bëhet çdo muaj në llogarinë e tyre bankare

- Ermelinda Hoxhaj

Universite­ti Bujqësor i Tiranës ka publikuar emrat e 163 studentëve që përfitojnë bursë shteti. Për vitin akademik 2016- 2017, qeveria ka miratuar 1800 bursa për studentët, të cilat do ndahen për disa kategori studentësh që plotësojnë kriterin ekonomik apo kritere të tjera, që kanë të bëjnë me statusin social të e studentëve. Në tabelën bashkëngji­tur janë emrat e studentëve të përfitojnë bursë të plotë për këtë vit akademik te Bujqësori, të ndarë sipas programeve dhe vitit të studimit. Bursa përllogari­tet si shpenzim mesatar ditor për lekë në ditë ( lekë/ ditë) dhe paguhet çdo muaj, me kalim në numrin e llogarisë bankare të çdo studenti. Në bazë të vendimit të qeverisë, bursë veç studentëve të shkëlqyer, përfitojnë edhe studentët në nevojë. Sipas pikës 5 të VKM- ës, studentë në nevojë konsideroh­en: ' Sipas kriterit ekonomik: Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeveri­sjes vendore.

Secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshor­t me fëmijë dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeveri­sjes vendore; personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar. Jashtë kriterit ekonomik bëjnë pjesë: stu- dentët që kanë përfituar statusin e jetimit; studentët që kanë humbur përgjegjës­inë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë; studentët që janë identifiku­ar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror; studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës'.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania