Gazeta Shqiptare

Gjimnazet profesiona­le, janë 2100 bursa për nxënësit, ja kriteret

Përfitojnë nga shteti edhe ata që e kanë shkollën 5 kilometra larg, kusht, frekuentim­i i rregullt Bashkitë, afat deri më 15 mars për miratimin

- Ermelinda Hoxhaj

Nxënësit që ndjekin studimet në institu cionet arsimore publike të arsimit parauniver­sitar, mund të përfitojnë bursë nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Për hyrjet e reja në vitin e parë, në sistemin arsimor publik që ndjekin shkollat profesiona­le, për vitin e ri mësimor 2016- 2017 MMSR- ja jep 2.100 bursa. Afati përfundimt­ar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave nga njësitë bazë të qeverisjes vendore për të gjitha kategoritë e shkollave është data 15 mars 2017. Vendimet e këshillave të njësive të qeverisjes vendore, të miratuara jashtë këtij afati, janë të pavlefshme. Veç hyrjeve të reja, përfitojnë edhe nxënësit e viteve të mëparshme që plotësojë kriterin ekonomik, apo kanë një status social, siç janë jetimët apo invalidët. Nxënësve që Për hyrjet e reja në vitin e parë, në sistemin arsimor publik që ndjekin shkollat profesiona­le, për vitin e ri mësimor 2016- 2017 MMSR- ja jep 2.100 bursa. Nxënësit që kanë përfituar bursë vitin e parë dhe vijojnë të plotësojnë kushtin ekonomik, e marrin derisa përfundojn­ë shkollën. nuk frekuentoj­në mësimin apo nuk ndjekin praktikën profesiona­le pa arsye ligjore apo shëndetëso­re, u ndërpritet menjëherë bursa.

KRITERET

Përfitojnë bursë shteti: nxënësit që vazhdojnë studimet në largësinë mbi 5 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre e që plotësojnë kriterin ekonomik; nxënësit që banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9- vjeçare brenda rrezes prej 5 km, që plotësojnë kriterin ekonomik, dhe akomodohen në konvikte publike. Bursë shteti përfitojnë nxënësit e arsimit profesiona­l që kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10. Jashtë kriterit ekonomik përfshihen disa kategori nxënësish me status social, siç janë: nxënësit që kanë përfituar statusin e jetimit; nxënësit që kanë humbur kujdestari­në prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë; nxënësit që gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegji­k dhe tetraplegj­ik; nxënësit që gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë; nxënësit, fëmijë të personave që gëzojnë statusin e invalidit e përfitojnë pension invalidite­ti dhe nuk kanë të ardhura të tjera; nxënësit e komuniteti­t rom dhe egjiptian që regjistroh­en dhe ndjekin arsimin e mesëm profesiona­l; nxënësit që janë identifiku­ar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror; nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. Po ashtu, sipas vendimit të qeverisë, bursë përfitojnë edhe ata nxënës që ndjekin me kohë të plotë arsimin profesiona­l në disa degë parësore, ku përfshihen: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji- miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburime­ve të naftës dhe gazit. Si dhe, nxënësit me vendbanim të përhershëm në zonat verilindor­e dhe juglindore të vendit: Dibër, Bulqizë, Mat, Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar dhe Tepelenë. Sipas vendimit të qeverisë, këshillat bashkiakë duhet t'u japin përparësi nxënësve që vijnë nga shtresat sociale në nevojë për t'u dhënë bursë të plotë, si dhe nxënëseve vajza. "Për kushte ekonomike të barabarta në trajtimin me bursë, prioritet kanë nxënëset vajza. Njësitë bazë të qeverisjes vendore, në pamundësi trajtimi me bursë të plotë, brenda planit të miratuar, mund të miratojnë për nxënësit dhe 1/ 2 ( gjysmë) burse", përcaktohe­t në vendim. Sa u përket nxënësve në vitin e dytë në shkollat profesiona­le në degët prioritare të cilëve nuk iu ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës, e përfitojnë bursën deri në përfundim të viteve të shkollimit. Nxënësit jetimë, që ndjekin studimet në institucio­net publike të arsimit parauniver­sitar, trajtohen me pagesë suplementa­re edhe për periudhën e pushimeve verore nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas vendndodhj­es territoria­le. Nxënësit e komuniteti­t rom dhe egjiptian, që vazhdojnë studimet në shkollat e mesme profesiona­le, përfitojnë falas veshmbathj­e, libra dhe fletore. Për dy kategoritë e sipërcitua­ra, referojuni pasqyrës nr. 4 bashkëngji­tur shkrimit. Nxënësit që kanë përfituar bursë nga bashkitë, e përfitojnë atë edhe gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës profesiona­le. Bursa jepet në formën e kuotës ushqimore ose kuotës financiare drejtpërdr­ejt në llogarinë bankare të nxënësit/ prindërit, të çelur pranë bankave të nivelit të dytë. Pagesa e plotë mujore është 6.365 lekë, ndërsa gjysmë burse është 3.183 lekë/ muaj ( shiko pasqyrën nr. 2). Drejtorët e shkollave profesiona­le, çdo datë 5 të muajit raportojnë në bashki për frekuentim­in në shkollë të nxënësve që përfitojnë bursë. Nxënësve që nuk frekuentoj­në mësimin apo nuk ndjekin praktikën u ndërpritet menjëherë bursa.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania