Gazeta Shqiptare

Pezullohet nga detyra sekretari i prefekturë­s së Lezhës, Altin Jaku

Skandali u denoncua në emisionin "STOP", Altin Baruti: Ja si u zhdukën paratë U akuzua se vodhi 15 mln lekë kursime të një emigranti "Tirana Bank": E vërteta e zhdukjes së 15 mln lekëve nga llogaria e emigrantit

-

Sekretari i prefekturë­s së Lezhës, Altin Jaku, i cili u denoncua nga një qytetar në emisionin investigat­iv "STOP", dje është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë pas publikimit të skandalit mbrëmjen e së hënës. Altin Baruti, i cili prej 22 vitesh kishte qenë emigrant në Greqi, akuzoi Jakun se i ka vjedhur nga llogaria bankare shumën prej 150 milionë lekësh të vjetra të depozituar­a në vitin 2013 në filialin e një banke të nivelit të dytë në Lezhë, në kohën kur ky i fundit ishte drejtor i saj. Denoncuesi e kishte konstatuar zhdukjen e depozitës së tij vetëm dy vjet pasi ai tërhiqte përqindjet e parave. Ishte vetë banka që e kishte lajmëruar klientin e saj se nuk kishte më para aty. Pas skandalit që ndodhi në filialin e bankës në qytetin e Lezhës, Baruti kontaktohe­t nga presidenti i bankës, shtetas grek, i cili kërkon një takim me të. Dokumentet që disponojnë denoncuesi dhe organi i prokuroris­ë tregojnë se paratë e depozitës së tij kanë kaluar përmes 4 transferta­ve te persona të ndryshëm, të afërt me ishdrejtor­in Altin Jaku. Në filmimet që transmetoi emisioni "STOP" të realizuara përmes një kamere të fshehtë, një ishpunonjë­s i bankës ku u zhdukën kursimet e Altin Barutit deklaroi se kishte edhe shumë raste të ngjashme në filialin ku ai punonte më parë. Altin Jaku ka mbajtur më parë edhe detyrën e prefektit të komanduar të Lezhës.

SKANDALI

Emisioni "STOP" solli denoncimin e radhës nga një qytetar, i cili prej 22 vitesh ka jetuar në Greqi, por për shkak të rrethanave të jetës është kthyer në Shqipëri dhe jeton në qytetin e Lezhës. Altin Baruti, në vitin 2013 vendosi që kursimet e tij financiare t'i depozitont­e në TIRANË - "Tirana Bank" ka reaguar në lidhje me ngjarjen që u denoncua të hënën në emisionin "STOP", ku ish- emigranti Altin Baruti denoncoi zhdukjen e 15 milionë lekëve nga llogaria e tij bankare. Në reagim sqarohet se: "Tirana Bank, menjëherë sapo mori dijeni ( në muajin tetor të vitit 2015) në lidhje me pretendime­t e z. Baruti, ndërmori të gjithë hapat e nevojshëm për investigim­in e brendshëm të rastit në fjalë. Pasi u shqyrtuan të gjitha

një bankë të nivelit të dytë, dhe pikërisht këto kursime i depozitoi në "X bank", për shkak të përqindjev­e të larta që mund të përfitonte.

"Kam jetuar prej 22 vitesh në Greqi, i martuar me 2 fëmijë. Djali i madh ka pasur një problem me dëgjimin, është shurdhmeme­c, ndaj jam transaksio­net e kryera nga ky klient, Tirana Bank gjykoi se çështja duhet t'i drejtohet prokuroris­ë. Në datën 7 dhjetor 2015, Tirana Bank ka kryer kallëzim penal në prokurorin­ë e Lezhës për ish- drejtorin e filialit Lezhë, z. Altin Jaku, me qëllim zbardhjen e të gjitha veprimeve të kryera prej tij në shkelje të ligjit, si dhe të mundësisë së kryerjes së këtyre veprimeve në bashkëpuni­m me z. Baruti", citohet në njoftimin e bankës në fjalë.

detyruar dhe e kam bërë operacion në Greqi. Pas operacioni­t kam ndenjur edhe pak kohë në Greqi, dhe më pas vendosa të kthehesha në vendin tim. Nga Berati që jam, nuk kishte shkollë të tillë për djalin. Një i afërm i imi që jetonte në Lezhë më sugjeroi që një shkollë e tillë është në

këtë qytet. U afruam pranë shkollës dhe shumë e përshtatsh­me për fëmijën", - ka thënë Altin Baruti. Ai sqaroi se banka ku depozitoi paratë kishte interesa të larta, ndaj i tërhoqi në tre këste dhe i çoi aty. "Pas një ore më bie telefoni dhe personi që më mori më tha: ' Jam Altin Jaku, drejtor i bankës'. Shkoj në bankë me bashkëshor­ten, konsultohe­m me ish- drejtorin dhe më thotë që ' do të flas me qendrën, që të ofrojmë përqindje më të larta'. M'u dha një përqindje e konsiderue­shme dhe firmosa edhe kontratën", - është shprehur Baruti.

Prej gati dy vitesh, Altini pretendont­e se shuma prej 150 milionë lekësh të vjetra ishte në bankë, por në fakt ishte krejt e kundërta.

Zhdukja e kursimeve të ish- emigrantit, bëri që vetë banka të denoncojë në prokurorin­ë e Lezhës ishdrejtor­in Altin Jaku. Pas kallëzimit, çështja iu dorëzua prokurorit Bardhok Lleshi. Sapo ky rast mbërriti në prokurori, çështja u ndërlikua. "Në prokurori kam vajtur mbi 500 herë të pyes se çfarë bëhet me çështjen time, ndërsa figuron që transferta­t e parave që i ka bërë Altin Jaku, del sikur i kam bërë unë", - u shpreh denoncuesi Altin Baruti.

 ??  ?? Sekretari i prefekturë­s së Lezhës, Altin Jaku
Sekretari i prefekturë­s së Lezhës, Altin Jaku
 ??  ?? Altin Baruti
Altin Baruti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania