Gazeta Shqiptare

Operacioni "Depërtimi", arrestohen 4 persona në Shkozet me 30 kg kanabis sativa

Policia: Droga kultivohej në malet e Krujës

-

DURRËS - Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona, pasi akuzohen për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", kryer në bashkëpuni­m. Ndërkohë ka nisur procedimi penal për një 15- vjeçar. Mësohet se specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacio­neve të marra në rrugë operative kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Fatmir Buzi, 44 vjeç, banues në Shkozet; djalin e tij 19- vjeçar Rejdi Buzi; Shkëlzen Hoxhën, 30 vjeç, ban-

VLORË

Një 34- vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është arrestuar dje nga policia, pasi i është gjetur dhe sekuestrua­r në banesën e tij 12 kg kanabis sativa. Bëhet fjalë për Besnik Kapllanajn, i cili u kap gjatë operacioni­t të koduar "EAST". Sipas burimeve policore, Kapllanaj po tentonte të shiste sasinë e lëndës narkotike ( ishte e vendosur në thasë sintetikë me thurje, fshehur në 2 bidonë plastikë). Ai akuzohet për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

ues po në Shkozet si dhe Berlin Metaj, 18 vjeç, banues në Durrës. Personat në fjalë u prangosën të hënën ( më 23 janar), në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar, gjatë operacioni­t të koduar "Depërtimi". Burime

zyrtare nga policia lokale bënë dje me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Fatmir Buzit, ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e arrestuar, u gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa si dhe disa telefona celularë. Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor pohuan se droga kultivohej në malet e Krujës nga Fatmir Buzi dhe Shkëlzen Hoxha, ndërsa Berlin Metaj ishte blerësi i drogës. Po të njëjtat burime thanë se Blerim Metaj kishte siguruar edhe klientët ku do shpërndant­e sasinë e hashashit. Sipas hetuesve të çështjes, 1 kg kanabis shitej nga Fatmir Buzi 250 euro. Ndërhyrja e policisë është bërë gjatë kohës që po bëhej pazari. Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. Pritet që gjykata e këtij rrethi të vendosë masën e sigurisë ndaj tyre. kl. ha.

 ??  ?? Policia e Durrësit gjatë operacioni­t "Depërtimi"
Policia e Durrësit gjatë operacioni­t "Depërtimi"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania