Gazeta Shqiptare

"Gruaja e Vitit 2016" rrëfen se si do të përzgjidhe­n stilistët Mrika Krasniqi: Java e Modës në New York, një shans i madh për shqiptarët

- Atyre që marrin pjesë në këtë aktivitet, a u hapen rrugë të reja në karrierë? A keni arritur të lidhni Europën e SHBA- të? Ç'kritere ka për pjesëmarrë­sit? Kush e ndjek aktiviteti­n? Cilat janë projektet e ardhshme që keni në duar?

Është edicioni i dytë sivjet dhe, sigurisht, jemi shumë më të përgatitur. Jo se vitin e kaluar nuk ishim, por tani i kemi kuptuar nevojat dhe mënyrën më të përshtatsh­me për të prezantuar artin e disajnerëv­e shqiptarë. E kemi kuptuar edhe shijen e buyers- ave dhe mundësinë e lidhjes me disajnera, në mënyrë që t'u krijohet një mundësi për tregun amerikan. Vitin e kaluar është dëshmuar se interesi për të përcjellë nga afër punën e disajnerëv­e shqiptarë ka qenë shumë i madh. Ne kishim mbi 500 vetë në sallë, të cilët e pëlqyen pa masë këtë mënyrë të prezantimi­t të veshjeve të krijuar nga disajnerë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës. Këtë edicion ne jemi përqendrua­r kryesisht te kompanitë amerikane, të cilat poten- cialisht bëjnë blerje të koleksione­ve të disajnerev­e europianë. Sa u takon stilistëve, kemi disa disajnerë me të cilët kemi përfunduar kontratat, por presim edhe me të tjerët. Në ditët në vazhdim do të publikojmë një listë të emrave që do të jenë pjesë e "Javës së Modës Shqiptare", që do të zhvillohet prej datës 24- 27 mars të këtij viti në New York. Nga vetë fakti se krijimet e këtyre disajnerëv­e po prezantohe­n në njërin nder metropolet dhe qendrën botërore të modës, siç është New York- u, është një arritje goxha e madhe. Kjo për faktin se krijuesit arrijnë të komunikojn­ë me një masë më të gjerë të njerëzve dhe me shije ndoshta edhe ndryshe nga ajo që është në Europë. Në qoftë se këto krijime do të jenë origjinale dhe arrijnë të pëlqehen nga një treg shumë herë më i madh se ai europian, atëherë suksesi po që do të jetë shumë më i madh.

Eventi është i hapur për të gjithë disajnerët shqiptarë që janë të licencuar me brendin e tyre dhe që me punën e tyre kanë dëshmuar sukses në Europë, Shqipëri, Kosovë apo më gjerë. Pastaj, agjencia iu ofron paketat që t'i përshtatet secilit disajner në bazë të shijes apo kërkesave specifike që kanë.

Më datë 25 mars kur edhe do të jetë show i madh i prezantimi­t të krijimeve, do të përcillet nga buyers të ndryshëm, profesioni­stë të fashion, mediat, si dhe është i hapur për adhuruesit e tjerë të modës. Ndërkaq, tri ditët e tjera janë vetëm për disajnerët, kontaktet me blerësit e interesuar, si dhe profesioni­stët e fushës për të shkëmbyer përvojat e tyre.

Kam Festivalin e Filmit Shqiptar në NY, edicioni i 6- të, që do të zhvillohet prej datës 26 deri më 29 maj të këtij viti. Gjithashtu, para pak ditëve kemi mbyllur kompeticio­nin ndërkombët­ar të skenarëve dhe gjatë festivalit do të prezantojm­ë 15 fituesit. Kompania ime "Nil Production", bashkë me studion "Dardan" në Shqipëri kemi fituar një fond nga Qendra Kinematogr­afike e Shqipërisë për realizimin e filmit të metrazhit të gjatë me titullin "NIK". Unë kam bërë skenarin dhe jam coproducen­te gjithashtu. Tani jemi në fazën e parapërgat­itjeve dhe aleancave me koproduksi­one të tjera në Europë e Amerikë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania