Gazeta Shqiptare

DOM NIKË UKGJINI: Një përgjigje Pëllumb Xhufit për kishën e Shkodrës

"Kisha katedrale nuk ka lidhje me ortodoksin­ë serbe, ata e njohën krishterim­in vonë"

-

Kisha-

xhami e vendosur në kalanë e Shkodrës ( Kisha e Shën Shtjefnit për katolikët e Xhamia e Sulltan Mehmetit për myslimanët), veçse një debat mes klerit, duket të nxisë debat edhe mes historianë­ve. Ndryshe nga ç'e ka parë atë objekt prof. Pëllumb Xhufi, e sheh Dom Nikë Ukgjini ( autor i "Kisha Katolike në trevat shqiptare nga shek. XI - deri në ditët e sotme"), botim i cili ka kaluar në duart e Xhufit.

Ndërsa më herët Myftinia e Shkodrës dhe imami Muhamed Sytari tha për "GSH" se është kundër mbajtjes së meshës më 26 dhjetor, famullitar­i i Shën Shtjefnit, Dom Artur Jaku përmes një artikulli në "GSH" sqaroi se katolikët nuk duan ta zaptojnë. Në vijim, Xhufi duke njohur objektin si kishë në fillim e më pas si xhami, kundërshto­i mbajtjen e meshës dhe dha disa argumente që kundërshto­hen sot nga Dom Nikë Ukgjini. Edhe stili ndërtimor romano- gotik me hyrje ballore kah perëndimi, tregon se Kisha katedrale nuk ka lidhje me ortodoksin­ë serbe. Çfarë i përket emrit, Stefan, Stefano, Sancti Stephani, Staphanus, në shqip Shën Shtjefni, emër me të cilin janë shërbyer disa nga mbretërit serbë, nuk është element përcaktues. Pasi ky emër biblik është më tepër i traditës latine, arbërore, sesa bizantine dhe as serbe. netiis, 1817 e 1819). Guiseppe Valentini shprehet se katedralja e Shkodrës, sipas letrës së Papa Klementit të VI, datë 22 janar 1346, ishte emëruar si vend ku qytetarët do mund ta marrin ndjesën e plotë për mëkatet e bëra ( shih, Leka, 1934, nr. 8, fq. 258.)

Edhe stili ndërtimor romanogoti­k me hyrje ballore kah perëndimi, tregon së Kisha katedrale nuk ka lidhje më ortodoksin­ë serbe. Çfarë i përket emrit, Stefan, Stefano, Sancti Stephani, Staphanus, në shqip Shën Shtjefni, emër me të cilin janë shërbyer disa nga mbretërit serbë, nuk është element përcaktues. Pasi ky emër biblik është më tepër i traditës latine, arbërore se sa bizantine dhe aq më pak serbe, të cilët këta të fundit janë njohur me kulturën biblike nëntë shekuj pas shqiptarëv­e.

Po kështu, me pushtimet turke të trevave shqiptare në shek. XV, pati rrënime të shumta në të gjitha drejtimet. Edhe nga udhëpërshk­ruesit e ndryshëm, të cilët i përshkruan viset tona e në veçanti Shkodrën, del qartë vandalizmi, e sidomos më rastin e shkatërrim­it të Nuk ka asnjë dokument se objektet fetare në kalanë e Shkodrës, Tivarit, Ulqinit, Shasit, Drishtit etj. edhe pse kanë qenë të pushtuara nga serbët ortodoksë, të kenë qenë nën juridiksio­nin kishtar të Kishës Ortodokse, por gjithmonë kanë qëndruar nën pushtetin e papatit. ( Shih, Illlyrici, Sacri, voll, VII dhe VIII, te FarlatiCol­eti, Venetiis, 1817 e 1819). kështjellë­s së Shkodrës dhe katedrales së Shën Shtjefnit, në vitin 1479, në kohën e Sulltan Mehmetit të II, kur u hapën portat për depërtimin turk drejt perëndimit. Klithmën për mbijetesë të popullit të Shkodrës i ngujuar në Kala e përshkruan në mënyrë trishtuese dëshmitari i ngjarjes, prifti i katedrales së Shën Shjefnit, Dom Marin Barleci, në kronikën e tij "Rrethimi i Shkodrës" në vitin 1504.

Kalimi në besimin islam i shqiptarëv­e pati pasoja të shumëfisht­a në jetën politike, ekonomike, shoqërore, fetare dhe kulturore të popullit shqiptar. Bota perëndimor­e nuk i pranonte shqiptarët si komb më vete, por sipas prezantimi­t të bërë nga Perandoria Osmane, shqiptarët e islamizuar i identifiko­nin si turq, ata ortodoksë si grekë dhe katolikët si latinë.

Rezultati kryesor i këtij procesi ishte fakti se në fushën politike, Fuqitë e Mëdha, duke na konsiderua­r të islamizuar në masën 70%, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 dhe në Konferencë­n e Londrës të vitit 1913 ua dhuruan fqinjëve trojet shqiptare në mënyrë të paskrupull­t. Në fushën shoqërore prania e islamizimi­t kon- statohej qartë veçanërish­t në qytete, në të cilat ku më herët e ku më vonë, në përshtatje me ecurinë e procesit të islamizimi­t, u krijuan lagjet myslimane krahas atyre të krishtera. Lagjet e reja myslimane u krijuan dhe u zgjeruan në pjesën e re ( jashtë kështjella­ve) të qytetit. Mes shqiptarëv­e myslimanë dhe atyre katolikë në disa raste në Shkodër shkaktohes­hin edhe ngatërresa thotë, Dom Ndoc Nikaj. Ndryshimet në strukturën fetare të popullit shqiptar si rrjedhim i depërtimit të islamit u pasqyruan në ndalimin e zhvillimit edukativo- arsimor dhe shkencor edhe në arkitektur­ën dhe urbanistik­ën e vendbanime­ve shqiptare e posaçërish­t në Shkodër.

Këto pasoja dhe dallimet na kanë shoqëruar gjatë shumë etapave në të kaluarën e popullit tonë. Kisha katolike, e cila historikis­ht ka luajtur një rol përbashkue­s, edhe sot dëshiron të kontribuoj­ë pozitivish­t për shoqërinë shqiptare. Prandaj nisur nga ky fakt, famullitar­ët e Shkodrës nga viti 1995 e në vazhdim, në shenjë kujtimi ndaj kësaj ngjarjeje historike kombëtare të vitit 1479, në rrënojat e Kishës në kalanë e Rozafës, çdo 26 dhjetor, në ditën e Shën Shtjefnit, kanë celebruar liturgjinë Hyjnore. Këtë traditë me qëllim të mirë e të dëlirë e ka vazhduar edhe famullitar­i i tanishëm i Shkodrës, Dom Artur Jaku, duke mbledhur besimtarët dhe ata vullnetmir­ët që të bëjnë homazh liturgjike në këtë vend të bekuar, ku në altarin e atdheut dhanë jetën mijëra shqiptarë.

Famullitar­i, në një artikull të botuar në "Gazetën Shqiptare" më 20 janar të këtij viti, me shumë modesti dhe vizion evropian, ndër të tjera qe shprehur: "Ne si Kishë në Shkodër s'kemi nëntekste, ambicie për zaptim, nuk ekziston asnjë vullnet për tjetërsim apo shndërrim në skenë protagoniz­mi apo heroizmi, aq më pak konfliktua­le. Lartësimi i traditës, përshpirtr­isë, nderimit, për vendet që kanë rrugëtuar në pjekurinë e pranimit të tjetrit, histori të ngjashme i çmojnë si vlerë të shtuara. Një meshë, një koncert, një aktivitet kulturor, një moment lutjeje nga të gjitha komunitet nuk e dëmtojnë këtë monument, përkundraz­i i japin një vlerë të rëndësishm­e për kombin tonë", përfundon citati.

Shtrohet pyetja, si, a ku ka vend këtu për të ulëritur, mllefosur, apo përdorur sinonime të pakulturua­ra siç bëhet ditët e fundit, nga disa që duhet të prodhojnë vizion evropian, kulturë paqe dhe dashuri në mes shqiptarëv­e?

Ciceroni shprehej: "Asgjë nuk ka më të Shenjtë tek njeriu sesa arsyetimi" ( Ratione nihil est in homine divinis).

 ??  ?? Në foto: Prof. Pëllumb Xhufi
Në foto: Prof. Pëllumb Xhufi
 ??  ?? Në foto: Dom Nikë Ukgjini
Në foto: Dom Nikë Ukgjini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania