Gazeta Shqiptare

Flet e bija e shkrimtari­t: Më ka porositur t'i blej një shishe bojë, ai ende shkruan

Dritëroi është mirë, errësira është nata dhe ai natën e ka frikë

-

tani që nuk shkruaj si më parë, nata më ngjason me një buldozer që më afrohet për të më shtypur" - më përsëriste para dy netësh. ' Ah sa inat e kam natën, tmerr e kam' - thoshte. Si do shpëtoj dhe sonte nga kjo natë?!".

Shkrimtari festoi 85- vjetorin e tij të lindjes në tetor të vitit të shkuar, me ç'rast u mbajtën një sërë aktivitete­sh nga institucio­net shqiptare dhe u botuan tri drama të panjohura e një libër me poezitë e tij të fundit, titulluar "Prit edhe pak" - poezi që kanë qenë në dorëshkrim dhe botoheshin për herë të parë dhe shumë prej tyre qenë poezi dashurie. Po me rastin e 85- vjetorit të lindjes së shkrimtari­t Dritëro Agolli, Akademia e Shkencave i dha lexuesit në Shqipëri tri dramat e tij: "Fytyra e dytë", "Mosha e bardhë" dhe "Baladë për një grua". Dramat "Fytyra e dytë" dhe "Baladë për një grua" janë krejt të panjohura për lexuesin deri më sot, kurse drama "Mosha e bardhë" është botuar nga Rilindja në Prishtinë në vitet 19701980.

POSTIMI I ELONËS

Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë. Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhë­nëse. Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lot, paçka se mendjen e kam tek ti. Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jepja për ty; nëse do të mund të transferoh­ej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografi­n tënd. Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t'i tregoj dhe e di që do kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im.

Londër, 23 janar

 ??  ?? Në foto: Dritëro Agolli me të bijën, Elonën
Në foto: Dritëro Agolli me të bijën, Elonën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania