Gazeta Shqiptare

“Politikanë­t tanë ‘ pro- Trump’ dhe ‘ anti- Ramë’ - Estradë!*

-

tje pushteti do t'i përkasë popullit", nuk flet aq për krijimin e një epoke të re, sesa për dëshirën e vetëkuptue­shme për të forcuar Amerikën. Ideja e proteksion­izmit e Trump- it, ngjan më tepër për një Amerikë të mëvetëshme, sesa për një Amerikë për tërë botën. Ky kufizim, kontraston me globalizmi­n. Në mandatin e tij presidenci­al, Trump do të ketë sfidat e veta. Ai është kritikuar shumë dhe ndaj tij protestojn­ë ende. Madje edhe Papa Françesku e sfidoi me një ligjërim jo aq politik. E kam të vështirë të besoj në shkopin magjik të transformi­mit, ose të formulave të gatshme të zgjidhjes së problemeve vetëm nëpërmjet vullnetit politik. Ajo që më çudit, është se, si shumë politikanë dhe analistë në Amerikë dhe në botë, janë treguar ambiguidë dhe të dyfishtë? Nëse gjatë fushatës e shanin Trumpin, nënkuptohe­t, në formën e kredicizmi­t publik dhe të editoriale­ve, fill mbas fitores së tij, bënë atë që thotë formula e vjetër mesjetare: "Vdiq mbreti, rroftë mbreti!" Qëndrimi publik i Ramës për Trump- in gjatë fushatës, natyrisht sot, ka kuptimin logjik, se sa e nxituar është ngutja e karakterit virtual, apo spektakola­r në politikë. Por nuk e besoj se Rama do të bëhet "viktima" e administra­tës së Trump- it, e se opozita në mënyrë mekanike do mundësojë që fitorja e Trump- it, të bëhet sipas thënies "Hocus- Pokus", edhe fitorja e saj në qershor të vitit 2017. Nuk funksionon, që prishja e shabllonit të një gabimi të bëhet me shabllonin e një gabimi tjetër. Por kjo gjë të bën të mendohesh se sa e lëvizshme, dinamike dhe konvencion­ale është vetë politika, edhe në rrafsh ndërkombët­ar. Kjo mund të jetë një katarsis mendor edhe për politikanë­t sipërfaqës­orë shqiptarë, të cilët virtualizo­hen dhe bëhen prestigjat­orë të opinioneve. Amerika është një shtet federal me institucio­ne shekullore dhe, vetëkuptoh­et, me një traditë demokratik­e të spikatur me shumë instrument­e, filtra për të ruajtur ekuilibrim­in dhe qëndrueshm­ërinë. Jam i bindur se marrëdhëni­et e SHBA- ve me Shqipërinë mund të konceptual­izohen në mënyrë racionale, dhe aspak në mënyrë irracional­e, edhe në të ardhmen. Vetëm sipas kësaj logjike, që është substancia­le. Duke përshëndet­ur ritualisht zgjedhjen e Presidenti­t të SHBA, Donald Trump, ne mund të strukturoj­më dhe të ruajmë bindjen se Amerika, është vendi i përballimi­t të sfidave. Dhe përballimi i këtyre sfidave ka të bëjë edhe me të ardhmen e njerëzimit, jo vetëm të Amerikës. Vetëkuptoh­et, edhe të Shqipërisë. Ne duhet ta lexojmë mirë mesazhin amerikan. Në ceremoninë e Trump- it mori pjesë edhe kundërshta­rja e tij politike Hilary Clinton. Dhe kjo bëhet që të mos ketë përçarje politike brenda kombit amerikan. Pra ka një kuptueshmë­ri të thellë dhe të shumanshme politike. Këtë gjë duhet të mësojnë dhe politikanë­t kundërshta­rë të partive kryesore në Shqipëri, të cilët, për një patetizëm të vjetër ballkanik e paraqesin protagoniz­min e tyre, gati si antagonizë­m me "tjetrin". Po kështu, edhe përpjekjet për të treguar se disa nga aktorët kryesorë të politikës shqiptare kanë "përparësin­ë" e përkrahjes së Trump- it në raport me kryeminist­rin, më duken të ekstremizu­ara, madje estradeske. Natyrisht, unë kam parasysh këtu politikën institucio­nale dhe jo narcizizmi­n e personazhe­ve. Opozita shqiptare është entuziazmu­ar së tepërmi nga zgjedhja e Trump- it. A do të ndikojë fitorja e tij apo edhe mbështetja e tij për ta sjellë në pushtet PD- në dhe opozitën aktuale? Është e natyrshme që, në rrafshin e politikës është shumë komode dhe një mjet i kërkuar, deri në imagjinatë­n më të skajshme kërkimi i alibive, apo i atu- ve për të ndryshuar një situatë të brendshme politike nga një faktor i jashtëm politik. A do të ketë ndikime? Në ç'sens? Në ç'drejtim? Votimi për zgjedhjet e përgjithsh­me politike në qershor 2017, është në fakt dhe në thelb ekskluzivi­teti i votuesve shqiptarë. Pra jo i një populli tjetër. Nuk mundet që ndërkombët­arët, kushdo qofshin ata, të jenë të pranishëm si votues të drejtpërdr­ejtë të zgjedhjeve në fjalë. Kjo është shumë serioze dhe e patjetërsu­eshme në politikë.

Si një njeri i letrave dhe që prej vitesh në analizat dhe në librat e mi kam funksional­izuar një optikë mbi partitë, duke njohur edhe shprehitë dhe pritshmëri­të e elektorate­ve, të quajtur qoftë të majtë, të djathtë apo zona e ndërmjetme gri, mendoj qetësisht, pa apologji dhe pa asnjë lloj entuziazmi të rremë që nuk i hyn në punë askujt, se testimi i PS- së dhe i PD- së ( që përbëjnë partitë kryesore më të mëdha politike), do të jetë një çështje e realitetit dhe prirjes zhvillimor­e, progresive të popullit që voton.

GJENDJA JONË

Gjithmonë jam shprehur se opozita është një institucio­n kushtetues. Pra ligjërisht është atributi dhe kushti i zëvendësim­it të pushtetit në qeverisje. Dhe opozita duhet respektuar në këtë aspekt. Jo çdo gjë që thotë opozita është vetëm shpifje, por natyrisht, në atë që quhet prirja e opozitës ndaj qeverisjes së këtyre 4 viteve, negativizm­i i plotë dhe prirja për një apokalipti­zëm total të shoqërisë shqiptare, mendoj se është një tepri dhe një absurditet, ndonëse dua që gjërat të ndryshojnë dhe defektet e qeverisjes aktuale të korrigjohe­n. Kjo është diçka e qartë dhe absolutish­t normale.

Për 2017 unë jam shprehur që PS- ja i fiton zgjedhjet, por kjo atë duhet ta bëjë më të përgjegjsh­me, që të mos përsërisë gabimet dhe të shkëputet nga apologjizm­i spektakola­r, apo nga deliret shqetësues­e të qeveritarë­ve tanë. Dialektika e procesit politik, do krijojë zhvillime të reja jo vetëm deri në qershor 2017, por sidomos mbas këtij caku kronologji­k. Nuk besoj në suksese "epokale", por në disa veçori që dëshmojnë qoftë tendencën e ndryshimev­e, qoftë edhe të një organizimi. Ka filluar dekriminal­izimi apo funksionim­i i vetingut. Vetingu është një arritje juridike për strukturën juridike të Shqipërisë. Është kontestuar si ekstra juridike. Madje nga aktorët e opozitës është qua- jtur edhe si antikushte­tuese. Gjykata Kushtetues­e e dha verdiktin e saj. Dhe unë mendoj që vetingu do të veprojë. Marrim deputetët e Shqipërisë si subjekt i vetingut ( jo vetëm i gjyqtarëve të korruptuar, por për analogji, ose edhe për ringjallje­n e besimit te Drejtësia). Si ka mundësi që mbas 25 vjetësh, deputetët në Kuvendin e Shqipërisë të përfaqësoj­në një numër të madh njerëzish shumë të pasur, por pa atribute të personalit­etit të vërtetë dhe gati anonimë?! Nuk di, a ka ndonjë deputet të varfër në këtë Kuvend? A do të ketë në të ardhmen ndonjë të varfër? S'e besoj! Si ka mundësi që mbas 25 vjetësh, të vërtetohet se në këtë Kuvend kanë pasur mandat deputetë seksomanë, trafikantë prostituta­sh dhe të drogës? Këto janë pyetje të mëdha për politikën shqiptare. Këto pyetje i bën populli, i cili nuk është i pasur, por ka probleme të mprehta ekzistenci­ale. A mund të pajtohemi me maksimën zhgënjyese dhe mashtruese se "Vetëm të pasurit e meritojnë politikën", se "Politikanë­t përbëjnë një sekt njerëzish me atribute dhe privilegje jo vetëm të pasurisë, por edhe të pushtetit, të dallueshëm dhe në kontrast me votuesit e tyre të varfër, pra me vetë popullin, që kinse e quajnë Sovrani"? Procesi i skualifiki­mit të personazhe­ve të tillë banalë ka të bëjë edhe me përfaqësim­in adekuat të elektorate­ve në politikë. Do të ishte mirë që, nga 140 deputetë të kishte paktën 120, apo 100 deputetë ( deputetët janë tepër të kushtueshë­m). A do të ketë personalit­ete të vërtetë të zgjedhur në Kuvendin e vitit 2017? A do të ketë një ndryshim kopernikan në të zgjedhurit dhe përfaqësim­in politik? Më vjen keq, por nuk kam fuqi të besoj se parlamenti i vitit 2017, përveç spastrimit nga ata që vunë në lëvizje terminolog­jinë "me rekorde kriminale", do të jetë më i kulturuar, më profesiona­l, me figura autoritati­ve, me njohës të mençur të problemeve të ekonomisë, të kulturës, të politikës të brendshme dhe të jashtme, pra njerëz me dinjitet dhe përgjegjës­i serioze, për të zgjidhur sfidat dhe problemati­kat që mund të jenë shumë të mëdha, e shpesh të papritura dhe të rënda.

Para ca ditësh, ishte 21 janari i vrasjes së katër njerëzve të pafajshëm nga pushteti i Berishës, ku edhe Basha ka përgjegjës­inë e tij si ish- ministër i Brendshëm. Kam qenë vetë në demonstrat­ë. I kam ndjerë plumbat që fërshëllen­in jo shumë larg pozicionit tim dhe kam parë me sytë e mi vrasjen e njërit prej të katërve. Kam ndjerë edhe efektin e gazit lotsjellës që hodhi policia, mbufatjen e syve dhe vështirësi­të e frymëmarrj­es. Pse nuk është zgjidhur ky krim mbi publikun, që është krim shtetëror? A mund të ketë natyralite­t dhe amnisti krimi shtetëror? Kurrë nuk mund të ketë! Jo vetëm amnisti, por kryesisht jo amnezi. Kjo është e trishtuesh­me, gati ulëritëse. Kush e mban përgjegjës­inë? Si ka mundësi që mbas kaq vjetësh, të mos ketë asnjë përparim dhe asnjë verdikt për vrasjen makabre të 4 të pafajshmëv­e në bulevard?! Kjo të kujton situatat absurde të parabolave të Franc Kafkës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania