Gazeta Shqiptare

Kemi Inva Mula, por kemi edhe Niko Dhales

-

pjesë në të gjitha ekspozitat që çelen në Shqipëri deri sa më 1990 ikën nga vendi drejt ëndrrave artistike. Nis një fazë e re krijimtari­e, me realizime pa kufij e zinxhirë. Bëhet si binjak me shokun e tij Avni Delvi- na e çelin ekspozita në Rimini, Forli, Romë. Pikturat e tyre shpërndahe­n nëpër glob. Por Niko ëndërron Parisin, folenë e artit botëror. Dhe kuturis e ikën, familjaris­ht. Garanci kishte punën cilësore në Itali. Në Paris organizohe­t një konkurs për të fituar leje të pikturojë në sheshin e famshëm ' Montmartre'. Mes 300 krijuesve nga mbarë globi fiton Niko Dhalesi. I pari dhe i vetmi shqiptar që e gëzon ketë pasuri. E nis akuarelet e vizatimet e tij si ëndrra dashurie e pasioni për këtë qytet mahnitës. Punët i shiten pa iu tharë boja. Nuk ngel pikturë pa ia blerë të apasionuar­it pas Parisit e pas pikturës. Gjithë galeritë franceze e kërkojnë. Fama rritet e ndërkohë kanë kaluar shumë vite nga ikja prej atdheut. Ndaj ai bashkë me sivëllain në art e jetë, Avni Delvina zbresin në Tiranë me ekspozitën "Pas 25 vjetësh". Është pak të thuash turbulluan jetën artistikë në Tiranë. Nën kujdesin e ambasadës italiane, ekspozita u kthye në eventin kulmor të vlerave figurative. Mbi 3.000 artdashës që ditën e parë. Dhjetëra mijëra deri në mbyllje dhe pikturat fluturuan tek porositësi­t. Niko Dhales sot është qytetar evropian. Ai ka pasaportë italiane, greke, franceze, jeton në Paris, Rimini, Athinë, por brenda në zemër i rri plot mall e nur Shqipëria e tij, që e do sa artin e tij, sa familjen, sa veten. E ka në ëndrra e në projekte të shumta. Piktori Niko Dhales ishte i ftuar familjaris­ht në çeljen e sezonit të La Scala. Se ai teatër tani e quan si të vetin. Siç e quajmë ne. ' Nikoja ynë' - themi. Se vërtet kemi Inva Mula, por tani kemi edhe Niko Dhales.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania