Gazeta Shqiptare

Skënderbeu thyen Kombëtaren U- 21

Në testin final para rifillimit të kampionati­t, shkëlqen Pedresku, gol e asist për rumunin Alarmon Salihi, u dëmtua në minutat e para

- Jeton Selimi

Skënderbeu fitoi 3- 1 miqësoren me Ko mbëtaren Shpresa të Shqipërisë, në një test miqësor që i vlejti të dy trajnerëve. Predesku ishte protagonis­ti kryesor i sfidës me një gol dhe një asist, duke treguar se po ambientohe­t shumë mirë me skuadrën korçare, ndërkohë që shqetësues është dëmtimi i Salihit, që u zëvendësua në minutat e para nga Daja. Në krahun tjetër, Alban Bushi mori disa përgjigje pozitive nga kjo sfidë, sidomos nga reparti i mbrojtjes dhe dyshja Mustafa- Deliu. Në fraksionin e parë në "Selman Stërmasi", portieri Kastrati ishte protagonis­ti i madh, duke bërë disa ndërhyrje vendimtare ndaj Plakut dhe Xhejmsit. Në pjesën e dytë të dyja ekipet kryen zëvendësim­e të shumta dhe trajnerët që ndryshuan tërësisht formacione­t, me Dajën që hodhi në fushë dhe Predeskun, i cili menjëherë la shenjë me një gol mjaft të bukur në të 48'- tën. 11 minuta më pas, sërish blerja e dimrit të korçarëve dhuroi një asist shumë të bukur për Plakun, që kaloi me një lëvizje Dajsinanin për golin e 2- 0. Loja e mirë e Deliut, Zenunit dhe Sahitit dha frytet në të 69'- tën, kur Mustafa arriti t'i vjedhë kohën Osmanit duke mposhtur Teqjan për golin e 2- 1. Në fund Skënderbeu shënoi dhe golin e 3- të me Gavazajn, ndërsa portieri Dajsinani bëri disa ndërhyrje vendimtare, duke mbajtur në këto shifra rezultatin, me Skënderbeu­n që mbyll kështu sfidat miqësore në prag të përballjes së parë me Flamurtari­n në kampionat, ndërsa Alban Bushi pas 3 miqësoreve, ka tashmë një tablo më të qartë të ekipit të tij.

DAJA

Testi final përpara rinisjes së kampionati­t e la të kënaqur trajnerin e Skënderbeu­t, Ilir Daja. Në përfundim të sfidës kundër skuadrës Kombëtare të 21vjeçarëv­e, numri 1 i stolit të kampionëve e pranon se kjo ndeshje tërhoqi padyshim edhe vëmendjen e kundërshta­rëve, por ai thekson se kërkoi të mos jepte pika referimi për të përzier letrat. "Nuk përdorëm skemën që kemi përdorur gjatë gjithë fazës përgatitor­e për të mos i dhënë kundërshta­rit një element shtesë për të na ndjekur, prandaj patëm prob- leme edhe në ekuilibrin e lojës dhe nuk kishim shpejtësi në sulm. Ajo që më pëlqeu është se me kalimin e minutave, ekipi u fut në ritmin e duhur. Jam i kënaqur me formacioni­n bazë, por nuk mund të futem më shumë në detaje". Një asist dhe një gol, rumuni Predesku është emri që krijon më shumë kureshtje në grupin aktual të skuadrës korçare, por Daja qartëson se mesfushori ka ende punë për të bërë, në mënyrë që të arrijë në formën e duhur fizike dhe të rivalizojë me lojtarët titullarë të mesfushës së kampionëve. "Që kur e kam parë, kam parë cilësi. Nuk ka presion, ka pasimin e fundit cilësor, por duhet të përmirësoj­ë gjendjen fizike. Të gjithë e kanë të qartë që ai që do të jetë më në formë, do të luajë titullar dhe ky është një motivim më shumë për të gjithë". Daja nuk mund të japë një përgjigje zyrtare për dëmtimin e Hamdi Salihit, i cili braktisi fushën e lojës në minutat e para duke alarmuar jo pak stafin drejtues. "Menjëherë pas ndeshjes, do të bëjmë ekzaminimi­n e dëmtimit të Salihit, shpresoj të mos jetë i rëndë, sepse është qendërsulm­uesi ynë kryesor".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania