Gazeta Shqiptare

Lejet e legalizimi­t, regjistrim online në Hipotekë

Regjistrim­i i objekteve të ndërtuara pa leje, në "e- albania", dokumentet dhe procedurat Kostoja e shërbimit 5 mijë lekë, tapia del për 10 ditë

-

Personat që kanë ndër tuar pa leje dhe janë pajisur me lejen e legalizimi­t, mund të marrin tapinë për shtëpinë apo njësinë e biznesit brenda 10 ditëve, me një kosto prej 5 mijë lekësh. Shërbimi ofrohet në "e- albania". Pronari i objektit duhet të identifiko­het në faqen zyrtare në internet me numrin e kartës së identiteti­t ose pasaportë biometrike ( të nevojshëm për t'u loguar në portalin "ealbania") dhe të dërgojë një shkresë përcjellës­e nga institucio­ni që ka lëshuar lejen e legalizimi­t.

APLIKIMI ONLINE

Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regjistrim­in e objekteve të legalizuar­a. Bëhet regjistrim­i i objektit të legalizuar menjëherë pas përcjellje­s për regjistrim nga Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizmit, Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, të lejes së legalizimi­t dhe dokumentac­ionit. Regjistrim­i kryhet në favor të subjektit, të cilit i është lëshuar leja e legalizimi­t. Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP- së, ai do të procesohet nga specialist­i i ZRPP- së dhe në varësi të informacio­nit kthimi i përgjigjes dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronik­e te "Dokumentet e mia" në profilin e qytetarit në "e- albania", si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e ( ZRPP), në zbatim të ligjit nr. 33/ 2012, bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësue­sit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalish­t, në regjistër regjistroh­en numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimi­t të afatit për trajtim, sipas rendit kronologji­k.

KËRKUESI

Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP- ja, pajiset me një numër identifiki­mi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij.

PËRGJIGJJA

Kthimi i përgjigjes elektronik­e dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit te "Dokumentet e mia" në "e- albania" dhe informimit me Tarifa për shërbimin në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e është 5 mijë lekë dhe paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrim­it. Aplikuesi duhet të presë 10 ditë për të marrë tapinë për shtëpinë ose njësinë e biznesit që ka të legalizuar.

email për shkarkimin e përgjigjes elektronik­e. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, paguhet në

llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrim­it.

LEGALIZIME­T

Sipas ligjit në fuqi, ka edhe një alternativ­ë tjetër për aplikimin në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, për pajisjen me certifikat­ë pronësie të ndërtimeve të pajisura me leje legalizimi. Vetë Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimore Informale aplikon për llogari të personit që ka marrë lejen e legalizimi­t duke dorëzuar në Hipotekë edhe gjithë praktikën ligjore të nevojshme për regjistrim­in e pasurisë, shtëpisë apo biznesit.

PARCELA NDËRTIMORE

Sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk

1. Dokument identifiki­mi i përdoruesi­t: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në portalin "e- Albania")

2. Shkresë përcjellës­e nga institucio­ni qe ka lëshuar aktin

HAPAT E PROCEDURËS

1. Identifiko­huni si qytetar ose si biznes në portal 2. Zgjidhni shërbimin "Regjistrim­i i objekteve të legalizuar­a" 3. Klikoni butonin "Përdor" 4. Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi Zyrën Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, mbi pronën, mbi shërbimin/ shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme 5. Klikoni butonin "Dërgo" në faqen e fundit të formularit 6. Shkarkoni mandatpage­sën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e nevojshme

7. Punonjësi i ZRPP- së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me email aplikuesit, me URL- në e shkarkimit të përgjigjes elektronik­e të ruajtur te "Dokumentet e mia" në "e- Albania", ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit

10 ditë pune

KOSTOT

5.000 lekë

mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit, nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Kur ndërtimi pa leje disponohet nga një subjekt, kontrata e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit që legalizohe­t, regjistroh­en në emër të subjektit që disponon objektin.

 ??  ?? Faksmile e portalit "e- albania" ku aplikohet on- line
Faksmile e portalit "e- albania" ku aplikohet on- line

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania