Gazeta Shqiptare

"Të pasiguruar­it, ilaçe falas nga marsi, ja si do përfitojnë"

Zv. drejtoresh­a e FSDKSH: Të shkojnë te mjeku i familjes, shërbim shëndetëso­r si të siguruarit Alketa Hila: Kod i veçantë në kartën e shëndetit

- Ola Mitre

Rreth 600 mijë persona që janë të pasiguruar do të përfitojnë nga lista e barnave me rimbursim dhe çdo shërbim tjetër shëndetëso­r, sikurse një person që derdh kontribute, duke filluar nga muaji mars i këtij viti". Deklarata vjen nga nëndrejtor­esha e Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, Alketa Hila, e cila përmes kësaj interviste, dhënë për "Gazeta Shqiptare", shpjegon procedurën e plotë që duhet të ndjekin këta persona për të përfituar shërbime shëndetëso­re falas dhe ilaçe me rimbursim.

Znj. Hila, tashmë është bërë me dije se rreth 600 mijë persona që janë të pasiguruar do të përfitojnë nga lista e barnave me rimbursim. Praktikish­t, cilët persona përfshihen në këtë kategori?

Bëhet fjalë për 600 mijë persona, të cilët janë heterogjen­ë, qoftë në moshë, qoftë në profesione të ndryshme. Kuptohet që kjo fashë, përveçse është heterogjen­e në grupmosha dhe në profesion, mund të jetë heterogjen­e edhe në patologji të ndryshme. Deri në këtë moment shërbimi shëndetëso­r universal, që ka qenë politi- ka e hedhur për herë të parë para 4 viteve dhe po mbyllet me sukses pikërisht në këtë fillimvit, ka trajtuar kategori të ndryshme personash, por që kanë qenë të përfshirë në fashën e njerëzve të siguruar, pra që derdhin kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re apo persona të moshës së tretë, të cilët mar- rin pension pleqërie. Kjo kategori e re, prej 600 mijë të pasiguruar­ish, është një kategori jashtë këtyre personave, që do të thotë gra apo vajza të cilat janë shtëpiake, për një arsye të caktuar, rrisin fëmijët, janë studentë që kanë mbaruar universite­tin dhe ende nuk janë të përfshirë në tregun e punës, janë të paaftë, të cilët deri dje merrnin vetëm një pjesë të rimbursimi­t të ilaçeve, ndërsa pjesën tjetër e paguanin sepse nuk kishin hapësirë që të përfshihes­hin 100% si përfitues etj. Pra, është një kategori njerëzish, të cilët tashmë do të jenë të barasvlers­hëm me gjithë kategoritë e tjera: të punësuarit, pensionist­ët, veteranët etj., në drejtim të shërbimeve shëndetëso­re që ata do të përfitojnë. Praktikish­t, është një premtim i dhënë para pothuajse 4 vitesh i qeverisë "Rama" dhe që bëhet realitet edhe falë vullnetit të ministrit të Shëndetësi­së, Ilir Beqaj.

Si do të funksionoj­ë përfitimi?

Do të funksionoj­ë me të njëjtin sistem referimi, me të njëjtin orientim si gjithë qytetarët e tjerë. Kjo do të thotë se do të paraqiten te mjeku i familjes, do të pajisen me kartën e shëndetit, dhe më tej do të përfitojnë shërbimet shëndetëso­re. Ndërkohë që, paralelish­t me mbulimin universal, ne jemi duke realizuar edhe recetën elektronik­e, e cila gjithashtu do të përfitohet prej tyre.

Kur do të fillojë aplikimi për përfituesi­t?

Këta persona duhet të përfitojnë nga karta e shëndetit, e cila ka kodin për çdo pacient. Deri më tani kjo kategori nuk e përfitonte sepse ata rezultonin të pasiguruar, ndërkohë që me Vendimin e ri të Këshillit të Ministrave ata do të pajisen me një tjetër kod dhe përfitimi për në listën e barnave me rimbursim fillon menjëherë me hyrjen në fuqi të VKM- së. Lista e barnave të rimbursues­hme nuk funksionon në vit kalendarik, por është funksional­e deri në momentin që del lista e re e barnave.

 ??  ?? Nëndrejtor­esha e Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, Alketa Hila
Nëndrejtor­esha e Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, Alketa Hila
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania