Gazeta Shqiptare

Kush janë 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Firmëtarët nga tragjedia e Gërdecit e ‘ 21 janari’, deri te largimi i dy deputetëve Shorti në Kuvend, përfaqësim­i i gjykatave në Këshill

- Valentina Madani

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili zëvendë son KLD- në do të funksionoj­ë përmes një ekipi prej nëntë anëtarësh. Në bazë të shortit të hedhur dje në ambientet Kryesisë së Kuvendit, Gjykata Kushtetues­e do të përfaqësoh­et në këtë këshill nga gjykatësit Besnik Imeraj dhe Vladimir Kristo, ndërsa anëtari zëvendësue­s do të jetë Altin Xhoxhaj. Shorti për anëtarin e Gjykatës së Lartë përcaktoi Mirela Fanon dhe Artan Zenelin si anëtar zëvendësue­s. Përfaqësue­s të Gjykatës së Apelit janë Brikena Ukepraj Lubonja dhe Ervin Metalla, ndërsa nga Gjykata Administra­tive, anëtar i KED do të jetë Kastriot Selita dhe anëtar zëvendësue­s, Gentian Medja. Një anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vjen nga Prokuroria e Përgjithsh­me, e cila nga ana e saj kishte propozuar vetëm një emër, Rovena Gashin, që u zgjodh automatiki­sht. Kuvendi nuk pati mundësi të zgjidhte anëtarin zëvendësue­s nga Prokuroria e Përgjithsh­me për shkak të mungesës së propozimev­e. E njëjta gjë ndodhi edhe me KLD. Organi më i lartë i drejtësisë aktualisht do të ketë 2 përfaqësue­s në KED, por solli vetëm 2 propozime, duke bërë që të emëroheshi­n automatiki­sht. Gentian Trenova dhe Fatjona Mencaj do të përfaqësoj­në këtë institucio­n në KED. Edhe për këtë institucio­n nuk ishte e mundur të zgjidhje anëtari zëvendësue­s për mungesë propozimes­h. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të propozojë emrat për anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e si dhe Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë dhe sipas renditjes që do të kryejë ky institucio­n, këta zyrtarë do të zgjidhen në parlament me 3/ 5 e votave. Por kush janë anëtarët e KED? Besnik Imeraj është kryesues i Kolegjit Penal, që Gjykata Kushtetues­e përfaqësoh­et me dy anëtarë, një anëtar do të vijë nga Gjykata e Lartë, që do të ketë dhe detyrën e kryetarit të Këshillit. Pjesa tjetër e trupës do të ketë përbërjen e tre prokurorëv­e. Një anëtar është prokurori në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe dy anëtarë nga prokuroria pranë zyrave të Gjykatave të Apelit, si dhe një gjyqtar nga Gjykata Administra­tive.

shqyrtoi çështjen kundër ishministr­it të Mbrojtjes, Fatmir Mediu që u vu nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit. Imeraj është relator i ligjit të vetingut. Një nga dy anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e që votoi për rregullimi­n e ligjit. Mirala Fana është anëtare e gjykatës së Tiranës dhe vjen nga gjykata e Durrësit. Ajo është bashkëshor­tja e z. Neshat Fana, ish- avokatit të ish- kryeminist­rit Sali Berisha. Gentian Trenova është ish- prokuror në Prokurorin­ë e Tiranës, ish- Prokurorin­ë e Krimeve të rënda. Ka drejtuar disa çështje të bujshme të trafikut të drogës. Aktualisht është transferua­r në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Rovena Gashi është drejtoresh­ë e Marrëdhëni­eve me Jashtë pranë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Gashi është prokurorja e sektorit të dekriminal­izimit në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, e cila firmosi për heqjen e tri mandateve, atë të dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Salami si dhe të kryebashki­akut të Kavajës, Elvis Roshi. Aktualisht ka në dorë çështjen e hetimit të pasurisë së deputetit të PSsë, Alfred Peza. Vladimir Kristo është ish- kryetar i Gjykatës Kushtetues­e gjatë kohës së qeverisjes së PD- së. Ka votuar për prishjen e marrëveshj­es së paktit detar. Rrëzoi PD- në për ligjin e

vetingut gjatë shqyrtimit në Kushtetues­e. Njihet për deklaratat e forta për ndryshimin e politikës para ndryshimit të gjyqësorit. Fatjona Mencaj prej më shumë se tri vitesh është

prokurore në Prokurorin­ë e Apelit, Tiranë. Ajo ka qenë pjesë e stafit të ishpreside­ntit Bamir Topi në Presidencë dhe që andej iu rikthye angazhimit të mëparshëm si prokurore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania