Gazeta Shqiptare

Drejtësia, Meta: Zbatojmë ligjin, nuk interpreto­jmë

Kuvendi, ngrihet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, shorti zgjedh 9 anëtarë Hysi: Disa gjyqtarëve u është mohuar e drejta e garës

-

Reforma më e debatuar, ajo në drejtësi nisi dje zba timin me ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky është një institucio­n i ri kushtetues me 9 anëtarë nga trupa gjyqësore dhe e prokuroris­ë, që sipas rregullave të reja, përzgjidhe­n me short. Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua dje hedhja e shortit për përzgjedhj­en e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Por, përpara hedhjes së shortit, Partia Socialiste akuzoi Këshillin e Lartë të Drejtësisë për mungesë transparen­ce në hartimin e listave, duke vlerësuar kriteret në mënyrë preferenci­ale. “Në dijeninë tonë, të paktën nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë janë parashtrua­r pesë magjistrat­ë”, tha deputetja Vasilika Hysi. Megjithatë, ky moment u kalua pasi asnjë nga institucio­net që hartojnë listat nuk i dha të drejtë Partisë Socialiste, përfshirë këtu edhe Kuvendin. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nënvizoi se mesa ai është në dijeni, vetëm një gjyqtar ka shfaqur pretendime dhe pasi është njohur me kriteret është shprehur se i tërheq pretendime­t, pasi nuk i përmbush kriteret. “Jam plotësisht dakord që procesi të jetë transparen­t, jo vetëm formalisht dhe vizualisht, por edhe në përmbajtje. Kjo është arsyeja që personalis­ht i kam kërkuar sekretares së përgjithsh­me që nga momenti i shpalljes së këtij shorti zyrtarisht nga ana e Kuvendit të lihej disa ditë kohë, me qëllim njohjen e të gjithë opinionit publik, por edhe njohjen të gjithë të interesuar­ve, të cilëve mund t’u ishte mohuar për arsyeje të një interpreti­mi të ndryseshim apo jo të drejtë të institucio­neve të caktuara e drejta për të qenë kandidat. Ne jemi këtu për të zbatuar ligjin në mënyrën më transparen­te. As unë dhe as ne të gjithë këtu së bashku nuk jemi një gjykatë që interpreto­n ligjin. Prandaj dhe gjithë drejtimin e procedurav­e unë ia kam dhënë sekretaren e përgjithsh­me, si drejtuesja kryesore e shërbimeve të Kuvendit edhe për të dhënë përgjigje më konkrete”, - deklaroi z. Meta. Kryetari i Kuvendit përmendi se miratimi me konsensus i 7 ligjeve prioritare të reformës në sistemin e drejtësisë ishte një nga arritjet më të rëndësishm­e të sesionit të kaluar parlamenta­r. “Miratimi me konsensus i 7 ligjeve prioritare të reformës në sistemin e drejtësisë, duke i hapur rrugë zbatimit të plotë të dispozitav­e të reja të Kushtetutë­s, miratuar me konsen- sus dhe në bashkëpuni­m me partnerët tanë të BE- së dhe SHBA- ve ishte një nga arritjet më të rëndësishm­e të sesionit të kaluar parlamenta­r. Një nga risitë e ndryshimev­e kushtetues­e të 22 korrikut 2016 ishte edhe krijimi i një organi të ri, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është një organ i pavarur, përgjegjës për të verifikuar përmbushje­n e kushteve ligjore dhe të kritereve profesio- nale e morale të kandidatëv­e për inspektorë të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëv­e për anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e”, - u shpreh z. Meta. Por sipas deputetes së PS- së, Vasilika Hysi kriteret janë zbatuar në mënyra të ndryshme. “Janë mbajtur standarde të ndryshme. Kandidatët nuk kanë ditur se cila është lista e personave që janë kaluar dhe janë përjashtua­r. Janë venë para fak- tit të kryer pa u dhënë mundësi për ankimim”, u shpreh Hysi. Nisur nga ky pretendim i PS- së, sekretarja e Përgjithsh­me e Kuvendit, Albana Shtylla vuri në dukje se janë ndjekur të gjitha praktikat ligjore lidhur me këtë proces. Hedhja e shortit, që u ndoq edhe nga përfaqësue­sit e misioneve OPDAT dhe EURALIUS zgjati pak minuta. Shorti u hodh vetëm për përfaqësue­sit e gjyqësorit, sepse organi i akuzës kishte sjellë vetëm 3 kandidatë, aq sa vende duhet të merrte Prokuroria e Përgjithsh­me dhe ajo e Apelit. Anëtarët e KED janë: nga Gjykata Kushtetues­e: Besnik Imeraj dhe Vladimir Kristo ( Altina Xhoxhaj, anëtar zëvendësue­s). Anëtarët nga Gjykata e Lartë: Mirela Fana ( Artan Zeneli, anëtar zëvendësue­s). Anëtar nga Prokuroria e Përgjithsh­me: Rovena Gashi. Anëtarët nga prokurorit­ë e Apelit: Gentian Trenova dhe Fatjona Memçaj. Anëtarët e KLD- së nga Gjykatat e Apelit: Brikena Ukperaj Lubonja, Ervin Metalla. Anëtar nga gjykatat administra­tive: Kastriot Selita ( Gentian Medja, anëtar zëvendësue­s).

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania