Gazeta Shqiptare

Tahiri: Po çudisni njerëzit. Vasili: Metës ia kërkoi SHBA

“Balili”, përplasje brenda koalicioni­t qeverisës. Ministri: I ka ditët e numëruara “Kryetari i Kuvendit i dha përgjigje institucio­nale”

- Darina Tanushi

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli dje me ironi për kërkesën që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i drejtoi Presidenti­t të Republikës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen “Balili”. Reagimi i Tahirit u bë gjatë analizës vjetore të Policisë së Shtetit në Berat. “Balili e Balila mund t’i kenë ende ditët e numëruara, por shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë. Kjo është detyra jonë dhe ky është vullneti ynë për të ga- rantuar që qytetarët shqiptar të mos kenë më nëpër këmbë të pandëshkue­shëm”, u shpreh Tahiri. Por nga ana tjetër, kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili e mbështeti fort kërkesën e Metës, duke thënë se kjo i ishte kërkuar kryetarit të Kuvendit, gjatë takimeve në SHBA. “Ne jemi shumë të bindur që beteja jonë më e madhe është të reagojmë që në Shqipëri, sot, nesër e në vazhdim të mos ketë të paprekshëm dhe qytetarët të jenë të gjithë të barabartë para ligjit. Dhe pikërisht për shkak të këtij, ose më saktë shfaqet në vendin tonë, kemi ndërmarrë aksione, bashkë me partnerët, të cilat kanë dhënë rezultate të shkëlqyera”, tha ministri Tahiri dje. “Këto ditë po çuditet publiku me thirrjen e Presidenti­t të Republikës, Këshillit të Sigurisë për Balilin. E në fakt çuditet publiku sepse Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as për Lazaratin. Po çuditet publiku, pasi Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as kur Lazarati ishte aty. Megjithatë, unë jam shumë i kënaqur të informoj Këshillin e Sigurisë dhe pa asnjë diskutim edhe Presidenti­n e Republikës, i cili për arsyet e veta është i painformua­r”, tha Tahiri. “Por jam akoma më i bindur që asnjë pengesë, asnjë insinuatë, politike ose jo nuk do më ndalonte kurrë mua dhe aq më pak Policinë e Shtetit të bënte detyrën ndaj atyre që deri dje ishin të pandëshkue­shëm dhe atyre që deri dje ishin të pabarabart­ë dhe që nuk i prekte njeri. E Balil e Balila mund t’i kenë ende ditët e numëruara, por shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë. Kjo është detyra jonë dhe ky është vullneti ynë për të garantuar që qytetarët shqiptarë të mos kenë më nëpër këmbë të pandëshkue­shëm”, theksoi Tahiri. Ndërsa kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili sqaroi: “Z. Meta zhvilloi gjatë vizitës së fundit në SHBA, një takim me ndihmëssek­retarin e Shtetit, që mbulon luftën ndaj drogës dhe krimit të organizuar, ambasadori­n William Brownfield, i cili shprehu kënaqësi shumë të madhe për bashkëpuni­min e mrekullues­hëm që kishte

ekzistuar për reformën në drejtësi. Realizimi me sukses të plotë i së cilës është në sytë e juaj, por sigurisht ishte një vlerësim maksimal edhe nga autoritete­t më të larta të Departamen­tit të Shtetit Amerikan. Por i vetmi shqetësim që ambasadori Brownfield ngriti në këtë takim edhe si personi më i lartë përgjegjës në luftën kundër drogës në SHBA, ishte mosndalimi i Klement Balilit. Dhe ambasadori Brownfield qartësisht i kërkoi z. Meta që të nxiste autoritete­t shqiptare që të bënin

gjithçka për këtë çështje, pasi ky problem ishte një shqetësim, të cilin ai e ngriti dhe ia kërkoi në mënyrë të qartë z. Meta. Kërkoi mbështetje­n e tij për të nxitur autoritete­t”. Sipas tij, Meta ka dhënë përgjigje institucio­nale dhe “ka bërë shumë mirë që e bëri këtë gjë dhe njëkohësis­ht në momentin që ndodhemi është në vlerësimin e Presidenti­t të Republikës për të aktivizuar apo jo Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe për të ndërtuar platformën e këtij takimi të këshillit”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania