Gazeta Shqiptare

Lejet e ndërtimit, gjoba 100 mijë - 1.5 mln lekë për shkelje afatesh

Kërkesa për shtyrje afati, deri në tri herë dhe 45 ditë para përfundimi­t të afatit Drafti i qeverisë i jep kohë ndërtuesit, por rrit gjobat

-

Ndërtuesit që nuk ar rijnë në zbatojnë afatet kohore të lejes së ndërtimit mund ta shtyjnë vlefshmëri­në e saj në afat, por kundrejt penalitete­ve financiare. Ndërtuesi ka të drejtë të kërkojë deri në tri herë shtyrje të aftit të vlefshmëri­së së lejes së ndërtimit, por penalitete­t për zgjatjen e kohës nisin nga 100 mijë lekë deri në 1.5 milionë lekë. Ndryshimet janë pjesë e drafti që po përgatit qeveria për t’u ardhur në ndihmë ndërtuesve që nuk mund ta përfundojn­ë projektin brenda afateve kohore të përcaktuar­a në leje.

DRAFTI

Personat që kanë marrë një lejë ndërtimi, por nuk kanë përfunduar brenda afatit punimet mund të kërkojnë shtyrje të saj pranë institucio­nit që e ka lëshuar. Me ligjin aktual, kjo procedurë mund të kryhet vetëm një herë, por subjekti duhet të paguajë edhe gjobën. Qeveria duket se po mendon që të krijojë hapësira të tjera për sektorin e ndërtimit, duke mundësuar që në rastet e mospërfund­imit në kohë të ndërtimit, leja mund të shtyhet deri në tri herë. “Shtyrja e afatit të përfundimi­t të punimeve mund të bëhet deri në tri herë, për një periudhë jo më të gjatë se afati fillestar i përcaktuar në lejen e ndërtimit, mbi bazën e një kërkese të dorëzuar brenda afatit të vlefshmëri­së së lejes dhe në çdo rast, jo më vonë se 45 ditë përpara përfundimi­t të afatit të lejes”, thuhet në draft. Ndërkohë, me marrjen e miratimit për shtyrje të lejes duket se do të kemi edhe rritje të gjobave në mënyrë progresive. “Shkelja e afatit të fillimit apo përfundimi­t të punimeve dënohet me gjobë nga 100 mijë lekë deri në 500 mijë lekë”, thuhet në ligj. Sipas ndryshimev­e, rritja progresive e gjobave në bazë të shtyrjes do të thotë që në herën e dytë të shtyrjes subjekti do të paguajë nga 200 mijë deri 1 milion lekë dhe së treti nga 300 mijë deri në 1.5 milionë lekë.

LEJET

Sistemi elektronik i lejeve do të bëjë të mundur realizimin e shërbimit me një ndalesë për lejet e ndërtimit ( One Stop Shop). Aplikimi do t’i dërgohet bashkisë dhe bashkia do të kryejë vetë, ( përmes sistemit) të gjithë bashkërend­imin me institucio­net e tjera publike, me afate të qarta dhe pa vonesa. Nëse institucio­net nuk përgjigjen brenda 10 ditësh, kërkesa konsideroh­et e miratuar në heshtje. Afati i shqyrtimit të lejes së ndërtimit nga bashkia është 15 ditë, ndërsa institucio­net e tjera që duhet të japin mendimin e tyre në lidhje me lejen duhet të përgjigjen brenda 10 ditëve pune. Në rast se institucio­net publike nuk i japin përgjigje bashkisë brenda 10 ditëve pune, miratimi/ pëlqimi i tyre konsideroh­et i dhënë në heshtje dhe bashkia mund të vijojë më tej me shqyrtimin e aplikimit. Në çdo rast të mungesës së përgjigjes nga bashkia, brenda 60 ditësh nga dorëzimi i kërkesës së aplikuesit, sistemi gjeneron vendim për miratimin në heshtje. Bashkërend­imi me të gjitha institucio­net që duhet të japin mendimin e tyre mbi lejen e ndërtimit ( p. sh. IMK, ZRPP, Shërbimi Arkeologji­k, etj.) do të kryhet përmes sistemit elektronik të lejeve nga bashkia përgjegjës­e. Mbledhja e tarifave të shërbimit për të gjitha institucio­net do të kryhet nga bashkia, si zyrë e shërbimit me një ndalesë, përmes sistemit. Gjithashtu, nëpërmjet sistemit do të sigurohet njoftimi i vazhdueshë­m i aplikuesve lidhur me statusin e kërkesës së tyre. Ky sistem do të sigurojë unifikimin e procedurav­e dhe standardiz­imin e formateve për të gjitha bashkitë në sistem. Sistemi do të kryejë përllogari­tjen automatike të afateve të shqyrtimit të kërkesës dhe do të evidentojë dhe informojë nëpunësit për vonesat e mundshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania