Gazeta Shqiptare

Raporti i BERZH: Pabarazia ekonomike në Shqipëri është thelluar

-

Raporti

i tranzicion­it i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim u prezantua nga përfaqësue­si i BERZH në Shqipëri, Matteo Colangeli dhe guvernator­i, Genti Sejko në ambientet e Bankës së Shqipërisë. Guvernator­i Sejko veçoi si elemente shqetësues­e të këtij raporti thellimin e pabarazisë ekonomike në Shqipëri. Ai shtoi se rrugët e rritjes ekonomike mbeten një sfidë për të gjithë, ndaj banka është duke i kushtuar rëndësi të veçantë të këtij procesi. Francesca della Pozza, ekonomiste në BERZH, tha se Shqipëria është një nga vendet ku vrojtimi ka treguar se pabarazia ekonomike është rritur. Perceptime­t janë më të rëndësishm­e se statistika­t, shtoi ajo. Sejko vuri në dukje se “BERZH ka dhënë vlerësime pozitive për ekonominë e vendit. Ekonomia ka vazhduar me ritmet e rritjes, sistemi bankar është i qëndrueshë­m e likuid. Kredia e keqe mbetet rreziku kryesor, por plani i masave për uljen e tyre e adreson problemin”, tha më tej Guvernator­i. Duke shpjeguar raportin, Sejko tha se janë dhënë vlerësime për reformën në energji si dhe luftën kundër informalit­etit. Sa u përket faktorëve të jashtëm, vendi ka imunitet ndaj Brexit, si dhe nga ndikimet që mund të vijnë nga tregjet amerikane. Guvernator­i tha se duhet të hidhen në treg produkte financiare, që përshtaten me kërkesën në treg, si për shembull kreditimi i bujqësisë. “Prioritete­t tona duhet të jenë stabilitet­i makroekono­mik, vazhdimi i reformave të tregut, krijimi i fuqisë punëtore të aftë”, referoi Sejko. Drejtori i për çështjet ekonomike në BERZH, Peter Sanfey, tha se i gjithë rajoni i marrë në shqyrtim ( 36 vende) ka pasur një rritje ekonomike nën mesataren e 20 viteve të fundit. Në vitin 2016 ishte rritja 1.6%, në 2017 2.5%. Ekonomia shqiptare ka vazhduar trendin rritës që nga viti 2015.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania