Gazeta Shqiptare

Tatimet: Të gjitha hapat për të çregjistru­ar një biznes

Shoqëritë “fishen” nga lista pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore Verifikimi i borxhit, brenda 10 ditëve

-

Procedurat për çregjistri­min e janë kthyer në një makth të vërtetë për bizneset. Për t’u ardhur në ndihmë bizneseve Drejtoria e Tatimeve, për ta bërë sa më të thjeshtë këtë shpjegim për biznesin, ka bërë gati një manual të shkurtër për të gjithë hapat që i duhen një biznesi për t’u çregjistru­ar. Çregjistri­mi tatimor nuk eliminon detyrimet ekzistuese tatimore dhe nuk parandalon administra­tën tatimore të vlerësojë ose të mbledhë detyrimet tatimore. Tatimet dhe QKB- ja nga fillimi i procedurës së çregjistri­mit dhe deri në çregjistri­min përfundimt­ar, njoftohen në të njëjtën kohë edhe tatimpague­sit. Sipas manualit datë e çregjistri­mit të tatimpague­sit në administra­tën tatimore është data e çregjistri­mit në QKB ose gjykatë. Datë e çregjistri­mit të personave të vetëpunësu­ar në veprimtari tregtare apo shërbimi ambulant, të kryefamilj­arit, që punëson individë si punëtore shtëpie, kujdestare etj., të kësaj natyre, të përfaqësue­sve tatimorë dhe fermerit është data e miratimit të çregjistri­mit të tyre nga administra­ta tatimore, por me efekt në datën e paraqitjes së kërkesës për çregjistri­m.

MBYLLJA E BIZNESIT

Mbyllja e një biznesi bëhet me anë të aplikimit për çregjistri­m. Subjektet çregjistro­hen nga regjistri tregtar në rastet e parashikua­ra nga legjislaci­oni në fuqi, për prishjen dhe pavlefshmë­rinë e personave jurid- ikë, shpërndarj­en e shoqërisë së thjeshtë, në rastet e përfundimi­t të ushtrimit të veprimtari­së të personit fizik, si dhe në çdo rast tjetër, të parashikua­r nga legjislaci­oni në fuqi. Sipas manualit të Drejtorisë së Tatimeve, Qendra Kombëtare e Biznesit ose gjykata, menjëherë me marrjen e kërkesës për çregjistri­m prej tatimpague­sit, njofton organin tatimor kompetent për regjistrim­in e hapjes së procedurav­e të likuidimit ose për kërkesën për çregjistri­m të personit fizik apo për aplikimin për çregjistri­m të personit juridik, edhe kur kemi të bëjmë me aplikimin për çregjistri­m pa kryerjen e likuidimit.

TATIMET

Organi tatimor kompetent, brenda 10 ditëve pune nga data e paraqitjes së kërkesës për çregjistri­m, është i detyruar të verifikojë situatën tatimore të subjekteve dhe njofton njëkohësis­ht QKB- në ose gjykatën dhe subjektin. Kur organi tatimor, sipas analizës së Çregjistri­mi bëhet: 1. Në mënyrë vullnetare nga subjekti; 2. Në bazë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë; 3. Sipas parashikim­it të ligjeve të posaçme. Çregjistri­mi i tatimpague­sit 1. Personat e regjistrua­r në organin tatimor mund të çregjistro­hen në rastet që vijojnë:

2. Personat fizikë dhe juridikë, sipas dispozitav­e të ligjit “Për Regjistrim­in e Biznesit”, i ndryshuar;

3. Organizata­t jofitimpru­rëse, në bazë të vendimit të gjykatës;

4. Përfaqësue­si tatimor, me përmbushje­n e detyrimit tatimor si i tillë;

5. Personat të cilët, sipas ligjit për falimentim­in, janë shpallur të falimentua­r me vendim gjykate të formës së prerë;

6. Personat juridikë publikë, në përputhje me legjislaci­onin e fushës që përcakton veprimtari­në e tyre. riskut, gjykon se është e nevojshme të ushtrojë kontroll në mjedisin ku ushtron veprimtari­në subjekti, atëherë ky afat nuk mund të jetë më shumë se 30 ditë pune, përfshirë kryerjen e kontrollit. Qendra Kombëtare e Biznesit ose gjykata nuk mund të kryejë çregjistri­min, në qoftë se brenda afatit 30- ditor të sipërpërme­ndur, administra­ta tatimore e kundërsh-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania