Gazeta Shqiptare

Shitësja e butikut: Pronari më tha "të përdhunoj, pastaj të vras"

Nëna e adoleshent­es: Më tha, do pësosh viktimën e radhës po s’më fale K. Z tregon momentet e tmerrit me 39- vjeçarin

-

Një javë pasi 18vjeçarja me iniciale K. Z denoncoi në polici se pronari i butikut kishte tentuar ta përdhunont­e, rrëfeu dje në emisionin "Me zemër të hapur" në "News24" dramën e saj më të madhe. Adoleshent­ja me prindër të divorcuar dhe në një gjendje të vështirë ekonomike dhe psikologji­ke, mes lotësh dhe e traumatizu­ar ajo tregon se si ish- pronari i saj tentoi ta përdhunont­e duke treguar edhe shenjat që kishte ende në trup si dhe gjurmët e sherrit dhe "luftës" që i ishin lënë nga 39- vjeçari Besim Lami, i dënuar më parë për shfrytëzim prostituci­oni. Ai u arrestua nga policia menjëherë pasi u denoncua nga vajza. Sipas kësaj të fundit ngjarja ka ndodhur në makinë teksa ishin duke u kthyer nga Elbasani, pasi pronari e kishte marrë me vete me pretendimi­n se do të bënin furnizimin e dyqanit. Ndërsa nëna e saj tregon momentin se si e kishte marrë vesh atë që i kishte ndodhur të bijës dhe parandjenj­ën e keqe që kishte pasur.

VAJZA

"Isha duke kërkuar punë. Në internet me shkruan një financiere që po hapim butik dhe më duhet një shitëse. Shkoj takoj Rozetën dhe Besmir Lamin. Më tha që "ok" do të fillosh punë. Kisha shumë nevojë për një punë", thotë vajza duke pohuar se paga do të ishte 200 mijë lekë. "Ky dyqani ishte i një kompanie celulare, nuk ish- te hapur tamam si butik. Ata kishin dhe një promocion që do të shkonin nëpër rrethe për këtë punë, ishte pagesa 50 mijë lekë dhe u josha se më duheshin para", tregon e reja. Ndërsa për ditën e ngjarjes ajo tha se "Ishim në Elbasan, bëmë një punë të mjaftueshm­e. U kthyem dhe gjatë rrugës në Mullet, ndaloi përnjëherë makinën, fugon pune. I thashë pse ndalon? Tha "do pi një cigare" dhe uli siguresat e dyerve. Tentoi të më përdhunont­e. U përpoqa me të gjitha forcat. Më gjuante, më thoshte do të vras, ky është qëllimi im. U përpoqa për 30 minuta me të gjitha forcat e mia që të lirohesha. Për pak çaste ndaloi, as një minutë, pastaj tentoi sërish, e kam shtyrë. Patëm përplasje dhe tentoi të më fuste prapë në makinë. Në rrugë nuk kishte shumë lëvizje, ishte ora 20: 30 e darkës. Jam hedhur nga pjesa e autostradë­s, i jam hedhur para një makine, ishte me familjarë. Ata kujtuan se më shtypën. Ju thashë se po tentojnë të më përdhunojn­ë, ok, më thanë futu shpejt në makinë. Hyra shpejt dhe gjatë rrugës u përpoqën të më qetësonin. Kur erdhëm pranë ekonomikut, ishte një patrullë policie, më ndaluan dhe shkova me ta. Në polici dhashë emrin e tij, mbiemrin s'ja dija. Nga sistemi u zbulua se kishte qenë i dënuar për trafikim prostituci­oni dhe nuk ishte pronari i vërtetë i dyqanit, por një bashkëpunë­tor i Florit, pronarit. Fola dhe me Florin në telefon dhe më tha se nuk e kishte idenë se pse kishte ndodhur ashtu", tregon vajza e tronditur. E ndërsa e frikësuar thotë se e ndjek nga pas një makinë, 18vjeçarja shton se "Është një fuoristrad­ë e zezë dhe një "Ford". Në makinë shoh një djalë ekstrem dhe në timon më ngjan një si Flori. Në momentin kur filloi ngjarja që donte të më përdhunont­e dhe ai më ka thënë; "Do të përdhunoj dhe do të vras". Mbase kjo është mënyra e tyre për të ushtruar prostituon­in dhe për të vrarë njerëz, nuk e di".

NËNA

"Kur e takova vajzën ishte me flokët të çorientuar. Sytë e fryrë. Ishte e gjakosur. E lyer me baltë. E shihja dhe nuk mund ta prekja se nuk më linin se duhet ta shihte ekspertja. Mundohesha ta qetësoja. Ditën tjetër kemi shkuar te mjeku ligjor", thotë nëna e vajzës. Ndërsa për sa i përket ikjes në Elbasan të vajzës së saj me një mashkull ajo thotë se "Kam mundur të kontaktoj edhe me personin dhe më tha mos ki merak se ne jemi për punë në Elbasan, nuk jemi në kohët e shkuara. Më mbylli telefonin dhe më tha që përpara kam një patrul-

lë policie dhe më kanë vënë gjobë për shkakun tuaj". Gruaja tregon edhe për takimin me pronarin e firmës. "Biseda e tij ka qenë kërcënuese. Më kërkoi ta falja, dhe në rast se s'do bëja këtë do pësoja viktimën e

radhës. "Ça i ka ngjarë vajzës tënde i ndodh të gjithave", më tha. Më kanë thënë punonjësit e policisë se ata të tre janë si rrjet trafikimi. Kam kërkuar dhe urdhërmbro­jtje, duhet një emër person", rrëfen ajo.

 ??  ?? Shenjat e dhunës në trupin e vajzës
Shenjat e dhunës në trupin e vajzës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania