Gazeta Shqiptare

"Kafazi i hekurt", dështon përballja e Shullazit me Beqjan

Policia, gjykatës: Nuk marrim përsipër sigurinë e dëshmitari­t në sallë Avokatët dhe të pandehurit ikin nga salla e gjyqit

-

Dështoi dje seanca e parë gjyqësore, ku ishte parashikua­r ballafaqim­i i Emiljano Shullazit dhe i 4 të pandehurve të tjerë me dëshmitari­n e mbrojtur të drejtësisë, Ylvi Beqja. Seanca dështoi për faktin se pas 3 orësh nga nisja e seancës, të pandehurit dhe avokatët e tyre mbrojtës braktisën sallën e gjyqit, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ia doli mbanë të gjente një sallë të përshtatsh­me që Beqja të ballafaqoh­ej me ata, të cilët i ka akuzuar për kërcënim dhe gjobëvënie. Mësohet se ne çelje të seancës me dyer të mbyllura, avokatët e të pandehurve bënë një kërkesë paraprake që kjo seancë të zhvillohej në një sallë me kafaz hekuri dhe jo me xham, në mënyrë që ata të komunikoni­n lirisht dhe në mënyrë konfidenci­ale me të mbrojturit prej tyre. Po ashtu, edhe të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqa dhe Endrit Zela bënë kërkesë që të ballafaqoh­eshin me biznesmeni­n Ylvi Beqja. Ndërkohë, marrjen e dëshmisë së biznesmeni­t të mbrojtur në kushte normale, në kafaz të hekurt apo në atë me xham, organi i akuzës ia la në "dorë" gjykatës. Pikërisht në këtë moment, mësohet se gjykata u tërhoq për vendimin dhe pas një ore vendosi që seanca të zhvillohej në kaf- az me hekura dhe pyetja e dëshmitari­t të bëhej në kushte normale, duke mos e mbajtur të fshehur nga të pandehurit dhe avokatët e tyre. Pas këtij vendimi, u ndërrua salla, duke shkuar në atë me kafaz të hekurt. Ndërkaq, burime të sigurta të "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se, pasi kaluan rreth 60 minuta, trupa gjyqësore u fut në sallë dhe deklaroi se duke u mbështetur në një letër të Policisë së Shtetit, seanca nuk mund të bëhej në sallën me kafaz hekuri ( me numër 3), pasi Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarë­ve të Policisë së Shtetit nuk merrte përsipër sigurinë e dëshmitari­t në atë sallë. Pas këtij vendimi, avokatët dhe të pandehurit u kthyen sërish në sallën numër 1 me kafaz me xham dhe ku biznesmeni Ylvi Beqja duhej të qëndronte i fshehur pas policisë dhe pa shikueshmë­rinë e askujt. Por avokatët dhe të pandehurit kundërshtu­an këtë vendim të ndërmjetëm të gjykatës, duke u larguar nga salla e gjyqit. Ndërkaq, në një prononcim për "GSH", avokati i të pandehurit Gilmando Danit, Alban Qafa tha se kishin kërkuar përjashtim­in e trupës gjykuese për njëanshmër­i.

AVOKATI

"Ne si avokatë, por edhe klientët tanë kërkuam përjashtim­in e trupit gjykues. Trupa gjyqësore, pasi u këshillua për 30 minuta, vendosi të vazhdojë me sigurimin e provës, edhe pse ajo ishte jashtë afateve procedural­e, edhe pse kështu kishte vendosur gjyqtari i vetëm i hetimeve paraprake. Ne si avokatë i bëmë me dije gjykatës se vendimin e gjyqtarit të vetëm e kishin apeluar brenda 5 ditëve konform ligjit dhe derisa Gjykata e Apelit ta gjykonte atë brenda 10 ditëve, ata nuk mund ta bënin sigurimin e provës", tha avokati Qafa. Gjithashtu, ai theksoi se, "është absurde që një shkresë e policisë del mbi vendimin e ndërmjetëm të gjykatës dhe është një pretendim absurd që policia nuk garanton dot sigurinë brenda në Gjykatën e Krimeve të Rënda".

 ??  ?? Faksimile e ankimimit kundër vendimit të gjyqtarit të vetëm, për pranimin e kërkesës për sigurimin e provës
Faksimile e ankimimit kundër vendimit të gjyqtarit të vetëm, për pranimin e kërkesës për sigurimin e provës
 ??  ?? Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania