Gazeta Shqiptare

Matura, programet e lëndëve me zgjedhje

"GSH" publikon përmbajtje­n për Qytetarinë dhe Ekonomi bërthamë. Maturantët të zgjedhin lëndët ku mendojnë të marrin notë maksimale Provimet me zgjedhje, kusht shuma e krediteve jo më pak se 8

- Ermelinda Hoxhaj

Publikohen programet orien tuese për lëndët me zgjedhje për maturën shtetërore 2017. "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë programet orientuese për provimet me zgjedhje për lëndët Ekonomi bërthamë dhe Qytetari. Kriteret e pranimit në universite­t në bazë të ligjit të arsimit të lartë përcaktohe­n nga universite­tet, tashmë një pjesë e tyre i kanë përcaktuar kriteret hyrëse, ku pesë provimeve të maturës u kanë dhënë peshë të konsiderue­shme. Kështu, Universite­ti i Tiranës ka përcaktuar se, 50% të pikëve maturantët e fitojnë nga nota mesatare e shkollës së mesme përfshirë edhe provimet e maturës shtetërore me një mesatare të thjeshtë aritmetike, ndërkohë që gjysmën tjetër të pikëve, pra 50% maturantët e fitojnë nga nota mesatare e gruplëndëv­e, të cilat janë përzgjedhu­r si preferenci­ale nga fakultete për çdo program studimi të ciklit të parë. Universite­ti i Mjekësisë Tiranë, ka përcaktuar si kriter aplikimi mesataren mbi 8.5. Ndërsa sa i përket ndarjes së peshës, UMT mesataren e provimeve të maturës e vlerëson me 35%, ndërsa 35% të pikëve maturantët i marrin nga nota mesatare e gjimnazit dhe 30% nga lëndët formuese. Lëndët formuese që preferon universite­t i Mjekësisë janë 3, Kimia 10%; Biologji 10%; Fizikë 10%. Këto lëndë nuk kanë lidhje me lëndët që maturantët do të zgjedhin si provime me zgjedhje në maturën shtetërore dhe do t'i shënojnë në Formularin A1. Si lëndë me zgjedhje në provimet e maturës, maturantët duhet të zgjedhin dy lëndë që besojnë se do marrin vlerësim maksimal, pasi kjo u shton pikët që fitojnë.

8 KREDITET

Maturantët edhe këtë vit do të japin dy provime me zgjedhje, të cilat mund t'i zgjedhin mes 24 lëndëve. Kusht për përzgjedhj­en është që kreditet e dy lëndëve që do zgjidhen të mos jenë më pak se 8 kredite, ndërkohë që e rëndësishm­e për maturantët është që lëndët me zgjedhje ti marrin notë të mirë, pasi nuk ka të bëj nëse është e avancuar apo jo dhe, nëse ka lidhje me degën ku do të studiojë maturanti.

Sipas udhëzimit të MAS, numri i provimeve me zgjedhje është dy, dhe maturantët kanë të drejtë të zgjedhin mes 24 lëndëve. Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje jenë të njëjta për të gjithë maturantët që plotësojnë formularin A1/ A1Z. Në programin orientues të një lënde të thelluar të përmbahet edhe programi i lëndës bërthamë. Maturanti, kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhë njëkohësis­ht të njësitin lëndë bërthamë ( përjashtua­r lëndët Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj). Kushti i vetëm që duhet të plotësohet është se shuma e krediteve të dy lëndëve me zgjedhje që do të përzgjidhe­n nga maturantët nuk duhet të jetë më pak se tetë kredite. Maturanti, ka të drejtë të zgjedh vetëm një gjuhë të huaj si lëndë me zgjedhje, niveli gjuhësor i këtij testi do të jetë B2. Maturantët e shkollave artistike kanë të drejtë të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët: Histori muzike, Histori arti, dhe Histori baleti. Kandidati kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund ta zgjedh edhe si lëndë bërthamë.

PROGRAMET E LËNDËT ME ZGJEDHJE, QYTETARI DHE EKONOMI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania